Author: almakos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vënë nënshkrimin e tij në një pjesë të murit të ri që ndan vijën kufitare SHBA-Meksikë, duke e quajtur këtë mur “si të sigurtë” të cilin po e cilëson si të papërshkueshëm.Trump ka vizituar punëtorët që po kryejnë punimet e murit në San Diego. E para se të fillonte ndërtimi i murit, kjo pikë kufitare në San Diego mbrohej me disa copëza të holla të metalta që ishin lehtë të përshkueshme. Kujtojmë që deri më tani janë ndërtuar 106 kilometra të këtij muri, kurse 403 kilometra tjera pritet të kryhen…

Lexo më Shumë

Derisa në qytetin e Prizrenit po zhvillohej debati i kandidateve për deputetë nga partitë për emisionin Frontal, në studio të hapur është afruar një lypës i cili ka kërkuar lëmoshë nga kandidatët për deputetë.Ai afrohet në momentet e fundit të emisionit dhe kjo ka bërë që edhe kandidatët të reagojnë. Kandidatja e koalicionit NISMA-AKR-PD, Albulena Balaj, i thotë se do ta ndihmojnë pas përfundimit të emisionit, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ilir Baldedaj, pa nguruar nga xhepi i nxjerr disa para dhe ia jep lypësit. Vlen të theksohet, se debati i Frontal në Prizren, ishte një nga debatet më të…

Lexo më Shumë

Një avion luftarak belg u rrëzua në veriperëndim të Francës këtë të enjte duke lënë një pilot të ngecur në një linjë elektrike me tension të lartë. Piloti u shpëtua dy orë pas aksidentit nga shërbimet e emergjencës franceze. Kabllot, ku kishte ngecur parashuta, ishin rreth 250.000 volt sipas mediave lokale.Incidenti u shënua pranë Pluvigner në Brittany, ku i lënduar mbeti edhe një pilot tjetër. Fatmirësisht, të dy pjesëtarët e avionit morën plagë të lehta. Ata po kryenin një fluturim praktikë nga një provincë belge deri në një bazë në Lorient të Francës. Ndërkohë gjatë rrëzimit u dëmtua çatia e…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Tuitter ka premtuar se do të heqë taksën personale në të ardhura për ata persona që kanë të ardhura deri në 300 euro në muaj.“Në një ekonomi ku 18% e popullatës jeton në varfëri të skajshme, askush nuk duhet që të paguajë taksë në të ardhura për mbijetesë, andaj unë do të përjashtoj nga taksa personale mbi të ardhura ata që kanë rrogë përfundi 300 euro në muaj”, ka thënë Kurti. Kurti këtë premtim e ka bërë gjatë shpalosjes së programit së Lëvizjes Vetëvendosje. “Ky program…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast ka takuar guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.Thaçi e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ndër tjera ka shkruar se ka falënderuar guvernatoren për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës. “Në Iowa të SHBA-së, takova Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë” shkroi ai në Facebook. Ai ndër tjera shtoi se bashkëpunimi me këtë shtet…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, sot e prezantoi aderimin e radhës në (AAK), profesorin e nderuar të shumë kolegjeve private prof. Fehmi Sogojeva.Fehmiu jeton në Prishtinë, ka të përfunduar Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Emergjencave, si dhe ka ushtruar profesionin e Inspektorit në KEK. “Jam i nderuar që profesionist të fushave të ndryshme po i besojnë konceptit 100% shtet. Së bashku do të ndërtojmë shtetin me konceptin për të ardhmen”, tha Bekë Berisha.

Lexo më Shumë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është parë sot për herë të parë në përkrahje të kandidates së kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmanit në tubimet me qytetarë në këtë parafushatë zgjedhore.Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është duke takuar strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. Mustafa deri më tani nuk është parë nëpër tubimet e Osmanit, kjo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T18:24:36+02:00 Një vajzë 13 vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë ku ka banuar në Banjicë të Poshtme të Gostivarit. Me lëndime trupore vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer organet kompetente dhe zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputetët nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Ilir Baldedaj ka akuzuar publikisht kandidatin për deputet nga VV, Arbër Rexhajn se ka dosje në polici për posedim narkotikësh.‘Në 2005 ka procesverbal në Polici për posedim narkotikësh’, ka thënë Baldedaj. I njëjti ka thënë tha e gjitha mund të argumentohet nëse shkohet në Polici dhe gjendet dosja. E gjithë kjo nisi me disa akuza që të dy këta patën për njëri tjetrin, bazuar në qeverisjet në kohët e tyre”, ka thënë Baldedaj nga AAK.

Lexo më Shumë

Kandidati i PDK-së për deputet, Shaqir Totaj, beson se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.Ai tha në emisionin Frontal në T7 se arsyeja e parë është që PDK po transformohet dhe e dyta, ka të bëjë me vlerat e reja që i janë shtuar PDK’së. Totaj përmendi edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotzimit që sipas tij është pritur mirë nga elektorati. ‘Korrupsioni nuk është problem vetëm i një partie, por fakti që dikush e pranon tregon se do jenë ata të cilët do marrin flamurin për këtë luftë,’ tha ai. Ndërsa Totaj, foli…

Lexo më Shumë

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi , ka thënë se NISMA ka realizuar zotimet sa ka pasur mundësi, duke veçuar punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkruan Gazeta Express.Siç thotë, Balaj – Halimi në emisionin Frontal në T7, 27 mijë qytetarë janë trajtuar nga kjo ministri, ndërsa një numër jo i vogël edhe janë punësuar. Ndërsa, e pyetur se a bëhet fjalë për punësime të antarëve të kësaj partie, ajo dha këtë përgjigje: ‘Unë e kam thënë edhe diku tjetër. Nisma ka vetëm dy vite bashkëqeverisje dhe për dy vite të bëhet temë kjo…

Lexo më Shumë