Ish-Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës i cili muaj më parë është larguar nga Kosova dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, Elez Blakaj, ka shkruar një status në Facebook përmes së cilit ka reaguar ndaj fushatës parazgjedhore që po bëhet në Kosovë. Nga Amerika ku po qëndron, ai u ka dhënë një mesazh partive politike duke iu thënë se krejt çka duhet të bëjnë ato për drejtësinë është që të mos vazhdojnë ta bëjnë atë që e kanë bërë deri më tani dhe të tregojnë vullnet politik për veting nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë, shkruan Express“Në Kosovë kemi…
Author: almakos
Alsat 2019-09-20T08:42:32+02:00 Me defilime çikliste sot në Shkup dhe në 12 qytete të tjera do të rrumbullakësohet Java evropiane e mobilitetit që shënohet prej 16 deri më 22 shtator. Defilimi çiklist me rastin e shënimit të Ditës pa automobila 2019 do të fillojë në orën 11:30 nga parku “Ibni Pajko” prapa Filarmonisë nacionale. Biçikleta do të ngasin kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, u.d. shefi i delegacionit të BE-së, Xhulian Vasalo, sekretarja shtetërore pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Petrovska, disa ambasadorë, përfaqësues të BE-së, deputetë të Kuvendit dhe nxënës të shkollave të mesme të Shkupit.…
Kombinimet e niveleve të larta në dialogun Kosovë – Serbi mund ta kalojnë këtë proces nga një dialog me ndërmjetësues në një çështje për konferencë ndërkombëtare.Madje një format i tillë, i cili do të mundë ta përfshinte SHBA-në, Rusinë, Gjermaninë e Francën, vlerësohet se mund ta rivendosë në diskutim statusin e Kosovës dhe mund ta përsërisë një Vjenë të dytë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi, e udhëhequr deri më tani nga Bashkimi Evropian, ka gati një vit prejse ka ngecur. Ndërmjetësimi i këtij procesi nga Brukseli zyrtar vazhdon të mos sjellë rezultate konkrete tash…
Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Glauk Konjufca, ka qenë të ftuar mbrëmë në emisionin Pressing Zgjedhor në T7 për të folur për temën e ekonomisë së vendit.Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për problemet që ka vendi dhe duhet të ndërhyjë shteti. “Haraçi dhe konkurrenca janë dy problemet kur duhet të ndërhyjë shteti”, ka thënë Konjufca. “Kjo i bjen që biznesi është shumë i rënduar dhe ka barrë të madhe pasi evazioni fiskal në Kosovë është klientelist. Kjo do të thotë se në vend se me i pagu 400…
Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Glauk Konjufca, ka qenë të ftuar mbrëmë në emisionin Pressing Zgjedhor në T7 për të folur për temën e ekonomisë së vendit.Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për problemet që ka vendi dhe duhet të ndërhyjë shteti. “Haraçi dhe konkurrenca janë dy problemet kur duhet të ndërhyjë shteti”, ka thënë Konjufca. “Kjo i bjen që biznesi është shumë i rënduar dhe ka barrë të madhe pasi evazioni fiskal në Kosovë është klientelist. Kjo do të thotë se në vend se me i pagu 400…
Është gjithnjë e më e sigurt se gjatë mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian, pritet të emërohet një i dërguar i posaçëm që do të merret me normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.Sipas burimeve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania. Burime të REL-it nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend. Sipas burimeve në Berlin,…
Ka vdekur një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Nijazi Uruqi.Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi përmes një postimi në Facebook. “Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi. Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe. Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën”, ka njoftuar ai. Postimi i…
Prona në Beverly Hills, e njohur nga filmi ‘Godfather ’ është përsëri në shitje, kësaj radhe me kosto prej 135 milionë dollarësh.Shitja e kësaj vile madhështore është provuar disa herë, por ende nuk është realizuar. Ajo u ofrua në vitin 2007 me një kosto 165 milionë dollarë dhe në vitin 2016 kishte çmimin 195 milionë. Askush nuk doli me oferta dhe pronarët tani e ofruan atë me një çmim pak më të ulët dhe ‘më të përballueshëm’. Ky pallat i stilit spanjoll-kolonial është i njohur nga një skenë e paharrueshme nga ‘Godfather ’, në të cilën armiku i Vito Korleone…
Një luftë mes qensh është regjistruar dhe është postuar në rrjetin social Facebook megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.Një person ka shkruar në grupin “Kosova jagdterrierr” se si një qen fitoi luftën e qenit tjetër. “Fitoj Tom picirruki me 32 minuta luftë edhe pse kundërshtarin e pat 45cm”, ka shkruar ai, duke bërë njoftimin që pas pak do të postohet videoja e luftës. Në fotografin që ka postuar ai, shihet qeni “triumfues” me gojë të gjakosur. Nuk janë bërë të ditura më shumë detaje rreth këtij organizimi. Organizatat e mbrojtjes së kafshëve por edhe institucionet e…
Fronti i ftohtë që ka filluar të depërtojë mbi rajon, po sjell nga veriu i kontinentit masa të ftohta ajrore, që ditëve në vijim do të zbresin ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.Ditën e enjte orëve të pasdites dhe mbrëmjes, vende-vende priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu. Nga dita e premte, fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të fuqizohen mbi rajonin tonë, që do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell ditëve të fundjavës. Për shkak që ditën e shtunë temperaturat minimale do të pësojnë një rënie më të theksuar, në mëngjes vende-vende paraqiten…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të arrijnë në 3 gradë Celsius.“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.
Japonia ka thyer sërish rekordin për numrin e personave që janë mbi 100 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend jetojnë 71,238 njerëz që e kanë kaluar moshën 100 vjeç.88.1% e këtij grupi përbëhen nga femrat, me një numër që arrin në 62,775, ndërsa meshkujt që kanë kaluar moshën 100, janë 8,463. Jetëgjatësia për femrat në Japoni është 87.32 vjeç, ndërsa për meshkujt 81.25 vjeç. Në vitin 1963, kur Qeveria japoneze bëri regjistrimin e parë, rezultoi se në vend jetonin vetëm 153 njerëz mbi 100 vjeç. Në vitin 1981 kjo shifër arriti në 1000, në…

