Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kërkon të bëhen hetime në MASHT që ka përgjegjësi për arsimin në Kosovë, nga ai elementar e deri te ai universitar sikur që kërkon që të pamundësohen të gjitha presionet dhe ndërhyrjet politike dhe partiake në Universitetin “Hasan Prishtina”.KMDLNj vlerëson se ka kaluar koha kur në Universitetin e Prishtinës regjistrohen studentë në bazë të listave të përpiluara nga partitë politike, sikur që punësimi në fushën e arsimit nuk duhet të bëhet në bazë të listave të ministrave të ndryshëm apo mujsharëve politikë. Gjithashtu , edhe emërimet në postet udhëheqësve…
Author: almakos
Gati tre të katërtat e lajthive të botës vijnë nga Turqia dhe blerësi më i madh është Ferrero, prodhues i Nutella, e cila është një përzierje mes çokollatës dhe lajthisë. Por lajthitë merren kryesisht nga emigrantët, përfshirë fëmijë, të cilët punojnë me orë të gjata për paga shumë të ulëta.“Kur themi ‘lajthi’, në njëfarë sensi do të thotë mjerim: punë e vështirë, të qenit mbledhës i tyre”, thotë Mehmet Kelekci ndërsa hedh në shpinë një thes prej 35 kg me lajthi të freskëta. Rreth tij, afër një mali turk, një familje punëtorësh emigrantë kurdë po lëviz ngadalë midis pemëve të…
Alsat 2019-09-20T13:03:40+02:00 Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie sot në Tetovë komentoi fillimin ose jo të negociatave të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian. Timonie tha se Parisi vlerëson Marrëveshjen e Prespës dhe reformat në vijim e sipër të vendit. Lidhur me porosinë e kreut të Këshillit të Evropës, Donald Tusk se vendet anëtare duhet të vendosin në favor të Shkupit, Timonie tha se mbi të gjitha vendet anëtare duhet të sigurohen që standardet e këtij shteti të përkojnë me standardet evropiane. Cili do jetë pozicioni i Francës kundrejt Maqedonisë për marrjen e datës për…
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve online që ata ia kanë dërguar.Nga dialogu, taksa, zgjedhjet e tema të tjera të rëndësishme, Haradinaj është përballur edhe me një pyetje të çuditshme. Konkretisht një qytetar ia ka shtruar pyetjen Haradinajt si në vijim: “Nëse ishe rreh me Vuçiqin, kush do të kishte fituar?” Kjo pyetje ka nxitur të qeshura të mëdha tek Haradinaj, mirëpo ai ka hezituar të përgjigjet duke vazhduar menjëherë me pyetjen e radhës.
Të premten është nënshkruar Lista e re e barnave esenciale, e cila përmban barna cilësore, të sigurta dhe falas. Risi në këtë listë, është se janë rreth 100 barna të reja për sektorin e shëndetësisë publike, si dhe gjenden edhe barna për Onkologji dhe sëmundje të rralla.Ministri në detyrë në Ministri të Shëndetësisë, Uran Ismaili theksoi sot se pas shtatë viteve u japin një mundësi familjeve të prekura me sëmundje të ndryshme që t’i kenë ato barna falas. Ai mes tjerash tha se kjo Listë do të ketë një buxhet të fuqishëm pas veti dhe do të jetë në shërbim…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Amerika pret nga vendi i tij që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.Në një intervistë për Televizionin Pink ai ka theksuar se ambasadori i deritanishëm amerikan në Beograd, Kyle Scott ka luftuar për një marrëdhënie më të mirë me Serbinë, dhe e falënderoi për mandatin e tij. “Përparim është bërë në atë drejtim që ne sot po flasim hapur me Amerikën dhe askush nuk po na imponon. Ata mund të mos e kenë ndryshuar qëndrimin e tyre për Kosovën, por ne po flasim hapur. Edhe pse Amerika pret që ne të njohim pavarësinë e…
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për ish-prokurorin e rastit “Veteranët”, Elez Blakajn.Duke iu përgjigjur komentuesve në Facebook, në një diskutim të organizuar nga KDI, Haradinaj është pyetur nëse do ta kthejë Blakajn në Kosovë. Ka thënë se as nuk e ka përzënë atë prej Kosove, mirëpo as nuk do ta kthej. “Nuk e kam përzanë unë as nuk e kthej unë, të gjithë prokurorët janë të përkrahur, edhe polici edhe ushtari. Politika nuk kthen prokurorë, I kthen ligji, e drejta ligjore”, tha ai. Ndryshe, sot ka reaguar edhe ish-prokurori Blakaj që u përmend në fushatë nga disa…
Alsat 2019-09-20T11:50:22+02:00 MPB njofton se gjatë ditë së djeshme SPB-Strumicë ka arrestuar dy persona që po kërkoheshin për vuajtjen e dënimit me burg. “Më 19.09.2019 në ora 17:00 në Stacionin Policor të Strumicës janë privuar nga liria J.M. (31) nga Strumica dhe I.R. (25) nga Shtipi, në bazë të urdhër-arresteve qendrore të lëshuara nga Institucionet Ndëshkimore të Strumicës dhe Shtipit. Personat në fjal janë dënuar për veprën penale “grabitje e rëndë”. J.M dhe I.R u janë dorëzuar institucioneve të burgjeve”, thonë nga MPB./Alsat Loading…
Ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Bashota, është intervistuar për dy ditë rreshtë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Pas kthimit në Prishtinë, Bashota ka thënë se është i shqetësuar, meqë siç pretendon ai, Gjykata Speciale i ka ofruar diçka që do të mund t’i konvenonte vetë Bashotës, por që do të dëmtonte imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Besnik VELIU “Unë isha në Hagë dhe jam intervistuar dy ditë si i dyshuar, dhe jam përgjigjur në pyetjet të cilat kanë qenë të favorshme për mua. Por, ajo që më ka shqetësuar mua, një…
Alsat 2019-09-20T11:34:40+02:00 Alsat ka siguruar pamje nga rrënimi i objekteve pa leje në Ohër, ku sot në mëngjes pa ndonjë informacion paraprak për media komunafilloi aksioni. Inspektorati Komunal i Ndërtimit filloi aksionin për rrënimin e objekteve pa leje e filloi në rrugën “Marko Nestorovski” në Ohër. Bëhet fjalë për një ndërtesë ku para dhjetë ditëve u ndaluan punimet, mirëpo edhe përkundër vendosjes së shiritit të verdhë disa punëtorë kishin vazhduar punimet me ç’rast edhe ishin ndaluar. Komuna e Ohrit thotë se rrënimi do të vazhdojë dhe se të gjitha objektet që kanë marrë vendim si objekte të jashtëligjshme do të…
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale, ka thënë se gjatë dy vjetëve që PDK-ja ka drejtuar shëndetësinë, ka dëshmuar vullnetin politik për të luftuar korrupsionin, duke bërë një kthesë vendimtare në këtë sektor.Duke e konsideruar ditën e sotme historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë, Veseli tha se për vite me radhë, gjatë qeverisjeve së kaluara, qytetarët janë varfëruar në mungesë të shërbimeve të duhura shëndetësore dhe barnave të shtrenjta, duke u detyruar të zgjedhin midis bukës në tavolinë dhe barnave për shërim. Ai tha se njeriu ndihet mirë kur dëgjon…
Alsat 2019-09-20T11:24:36+02:00 Nga Ministria e Puunëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme treni i relacionit Shkup-Gjevgjeli ka goditur për vdekje një shtetas të Pakistanit. “Më 19.09.2019 në orën 6:40, një tren pasagjerësh që po udhëtonte në rrugën Gjevgjeli – Shkup, afër fshatit Nogaevci, të komunës Qendër, ka goditur për vdekje A.I. (23) nga Pakistani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Me të ishte edhe personi R.M. (30) nga Pakistani, i cili është dorëzuar Qendrën e pritjes së të huajve në Gazi Babë të Shkupit. Ekipi i SPB-Veles ka inspektuar vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB./Alsat Loading…

