Author: almakos

Alsat 2019-09-20T15:33:10+02:00 Dy nisma për një njësi zgjedhore në Kuvend, por në asnjërën nuk ka prag zgjedhor, respektivisht sa vota do t’i duheshin një kandidati për t’u zgjedhur në Kuvend. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me qëndrim se pa regjistrimin e popullsisë, nuk do të kishte asnjë pasqyrë reale në terren. Ka dilema nga të dy anët edhe nga ana maqedonase dhe nga ajo shqiptare, por problemi kryesor këtu është regjistrimi i popullsisë. Ne duhet të dimë se pa regjistrim të popullsisë nuk mund të kemi sistem të besueshëm zgjedhor dhe kjo çështje është shumë e rëndësishme. Por nuk shoh…

Lexo më Shumë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, para qindra biznesmenëve ka shpalosur Planin Ekonomik të PDK-së.Ai ka shprehur mirënjohje për iniciativën, guximin, punën, talentin dhe inovacionin e biznesmenëve, të cilët ka thënë se janë motori i rritjes ekonomike të Kosovës dhe gjeneratorët e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë. “Në qeverisjen e ardhshme nuk do t’ju ngarkojmë me asnjë tatim të ri dhe nuk do ti rrisim tatimet ekzistuese. Përkundrazi do jua bëjmë punën më të lehtë e do ju ndihmojmë të keni sukses përmes lirimeve, investimeve publike, incentivave financiare dhe eliminimit të burokracisë. Po flas për një strategji…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-20T15:07:41+02:00 Afera e nepotizmit në Prokurorinë Speciale ka qenë e njohur që para tre vitesh nga Anti-Korrupsioni. Nuri Bajrami thotë se drejtuesit e PSP-së asnjëherë nuk i kanë dorëzuar në Komision të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të punësuarit. “Prej vitit 2016 lidhur me këtë prokurori është dorëzuar një paraqitje nga një person fizik ku dyshimet lidhen me punësimin e nipit të kryeprokurores speciale. Janë kërkuar informacione nga përbërja e atëhershme e Komisionit, por nuk janë dorëzuar nga ana e PSP-së. Pastaj më 20 nëntor 2017 me urgjencë është kërkuar të veprohet sipas kërkesës së Komisionit dhe përsëri nuk…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha. KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme. Kujtojmë që Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar dje gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-20T15:04:30+02:00 Franca mbetet e pavendosur për miratimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ambasadori francës në Shkup Kristian Timonie, deklaroi se vendi i tij vlerëson reformat e bëra në vend por thekson se standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane. Jemi duke reflektuar. Këto reflektime kanë qenë të ndihmuara edhe nga vizitat rishtazi të ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov  në Paris. Autoritetet franceze kanë ndarë vlerësimet e tyre të larta për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht kanë vlerësuar edhe reformat që po bëhen. Ata kanë këmnëbgulur vazhdimisht për konsolidimin…

Lexo më Shumë

Shefja e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë të premten në Prishtinë se misioni që ajo drejton është dëshmi se BE-ja do të mbështesë organizimin e zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.Me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian ka dërguar një mision për vëzhgim të zgjedhjeve (EOM) në Kosovë. Shefja e këtij misioni, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nga viti 2013. “Misioni ynë vëzhgon…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-20T14:35:55+02:00 Prokurori Publik ka sjell vendim për procedure hetimore kundër dy personave, të dyshuar për grabitje me dhunë. Personat në fjalë mbrëmë kanë hyrë në objektin e “Astra krediti” në rrugën Londonska në Shkup dhe nën kërcënim të armës nga një e punësuar kanë marrë 300 mijë denarë. Dy të dyshuarit pas kësaj janë larguar nga vendngjarja me motoçikletë e cila ishte e parkuar në afërsi të objektit të “Astra krediti”. Personat në fjalë i përkasin moshës 22 dhe 23 vjeç. Prokurori publik vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore, kështu që deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës…

Lexo më Shumë

Ambasadori i ri Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ripërsëritur qëndrimin britanik kundër lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mjet për arritjen e një marrëveshje finale mes dy palëve.Këto deklarata Abott i ka bërë në një intervistë për portalin Kosevv, duke thënë se i përket Kosovës dhe Serbisë që të determinojnë të ardhmen e tyre dhe jo komunitetit ndërkombëtar. “Ne dihet të jemi të kujdesshëm. Nuk i përket komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, por vetë atyre” ka thënë Abott.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-20T14:33:50+02:00 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk pranon kërkesën e VMRO-DPMNE-së për themelimin e Komisionit anketues për shqyrtimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike. Në përgjigjen e Xhaferit thuhet se kërkesa e opozitës nuk është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën pasi që në të përveç që nuk është shkruar emri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk është përmendur as adresa e saktë, që nënkupton kryetari i Kuvendit por është adresuar tek “zotëri Talat Xhaferi”. Opozita thotë se do të gjejnë rrugë procedurale për ta futur në rend dite nismën e tyre. Ky nuk është teksti…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Miftar Raci, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Rexhep Selimi.Përmes një shkrimi në Facebook, Selimi ka thënë se Raci jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar. “Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften. E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.Lavdi jetës së tij”, ka shkruar Selimi. [embedded content] Njoftimi i plotë i Selimit: U…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.Në këtë mbledhje, u diskutua edhe lidhur me votimin nëpërmjet postës, i cili ka filluar më 19 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm se votimi nëpërmjet postës përfundon më 5 tetor. Pra, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019. Sipas vendimit të…

Lexo më Shumë

Një nënë në Shtete të Bashkuara ka mbytur foshnjën e saj një vjeçare derisa i kishte dhënë heroinë për të konsumuar me qëllim që të vë në gjumë.Nëna, Kimberly Nelligan akuzohet se të paktën 15 herë për më shumë se dy muaj i ka dhënë heroinë foshnjës së saj, shkruan Daily Mail. Gjatë paraqitjes së Nelligan në gjykatë ajo iu tregoi gishtin e mesëm gazetarëve. 33 vjeçarja akuzohet se ka shkaktuar vrasjen e foshnjës së saj me 19 tetor 2018. Gjykata ende nuk ka nxjerrë verdiktin e saj final, mirëpo besohet se ajo do të marrë dënimin e merituar, megjithëse…

Lexo më Shumë