Alsat 2019-09-20T15:33:10+02:00
Dy nisma për një njësi zgjedhore në Kuvend, por në asnjërën nuk ka prag zgjedhor, respektivisht sa vota do t’i duheshin një kandidati për t’u zgjedhur në Kuvend. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me qëndrim se pa regjistrimin e popullsisë, nuk do të kishte asnjë pasqyrë reale në terren.
Ka dilema nga të dy anët edhe nga ana maqedonase dhe nga ajo shqiptare, por problemi kryesor këtu është regjistrimi i popullsisë. Ne duhet të dimë se pa regjistrim të popullsisë nuk mund të kemi sistem të besueshëm zgjedhor dhe kjo çështje është shumë e rëndësishme. Por nuk shoh më seriozitet në lidhje me regjistrimin e popullsisë. Unë besoj se tani është koha për dialog midis qeverisë dhe opozitës, shqiptarët të insistojnë që kjo çështja të jetë në rendin e ditës”-tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Alternativa e Afrim Gashit, mbron nismën për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Me këtë model sipas Alternativës do të dihet se ku përfundojnë votat e qytetarëve. Me modelin e tanishëm zgjedhor, në dy njësitë 3 dhe 4 ka nga 25 mijë vota më pak se sa në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 6.
Vota e tyre nuk është me peshë të barabartë politike. Për shkak të këtij qëndrimi parimor, ne jemi të mendimit se ky model zgjedhor duhet të ketë ndryshime. Sa i përket pragut zgjedhor që mund të diskutojmë, ne nuk jemi kategorikisht kundër”-pohoi Rexhep Memedi, “Alternativa”.
Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit mbron idenë për një njësi zgjedhor pa prag duke kundërshtuar modelet për tre apo gjashtë njësi zgjedhore. Sipas tij, me një njësi zgjedhore partitë më të vogla fitojnë sepse nuk do të humbin deri në 150,000 vota.
Praktikisht partitë më të vogla politike mbeten jashtë Kuvendit dhe nuk ka kush t’i përfaqësojë interesat e atyre 100 deri 150,000 qytetarëve. Ne jemi për një model proporcional, që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore pa prag elektoral”-tha Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.
LSDM-ja thotë se kur të vijë ligji në procedurën parlamentare, mund të diskutohet për konsensus të mundshëm midis partive kryesore.
Unë pres që ne të ngrihemi mbi interesat e partisë dhe gjithçka që është në funksion të përmirësimit të modelit zgjedhor duhet të votohet”-pohoi Kostadin Kostadinov, LSDM.
VMRO-DPMNE-ja akoma nuk e ka shqyrtuar iniciativën e Lidhjes Demokratik dhe të 10 deputetëve për një njësi zgjedhore. Ata nuk zbulojnë se për çfarë modeli zgjedhor përveç atij ekzistues mund të debatojnë. BDI dëshiron që modeli aktual zgjedhor të mos ndryshohet. Aleanca për Shqiptarët kërkon tetë njësi zgjedhore ndërsa Lëvizja Besa tre njësi. Për disa ekspertë, me futjen e mundshme të pragut zgjedhor do të shihej edhe fuqia reale e partive më të vogla.
Vesna Vellkova
Loading…



