Author: almakos

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për gjyqtarin të Gjykatës Themelore të Pejës, Sali Berisha, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet.Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374par.1…

Lexo më Shumë

Sot nga familjarë, miq, shokë e ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i  është dhënë lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Rreshter i parë  Nijazi  Uruqit.“Para dite në kazermën ,”New Born” në Gjilan  janë bërë homazhe pranë arkivolit nga  Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale Gjeneral brigade Naim Haziri, të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolegë, shokë e bashkëluftëtarë”, njofton Ministria e Mbrojtjes. Pastaj kortezhi ka vazhduar për në fshatin e lindjes,  ku është varrosur me nderime ushtarake, në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova, miq e familjarë. Në fjalën…

Lexo më Shumë

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi 40 vjet të vjetër.Ajo në fotografi shihet bashkë me burrin e saj, ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton. “Duke e lexuar gazetën së bashku gjatë mëngjesit, në vitin 1979”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë që Clinton e ka publikuar. Cifti shihen në ambiente shtëpie në një tryezë dhe duken se po kalonin mirë. Fotoja, sipas Clinton është realizuar në vitin 1979, ndërsa ata janë të martuar që nga viti 1975. /Express/

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufijtë evropianë, nëse Franca, Gjermania dhe shtetet tjera nuk i marrin të ndaluarit me kombësi të tyre.“Unë kam mposhtur kalifatin”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison. “Tani kemi mijëra të burgosur të luftës, pjesëtarë të IS-it. Ne jemi duke iu kërkuar shteteve prej nga kanë ardhur ata, nga Evropa, po kërkojmë që të marrin këta të burgosur të luftës. Ata mund t’i gjykojnë, mund të bëjnë çfarë…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufijtë evropianë, nëse Franca, Gjermania dhe shtetet tjera nuk i marrin të ndaluarit me kombësi të tyre.“Unë kam mposhtur kalifatin”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison. “Tani kemi mijëra të burgosur të luftës, pjesëtarë të IS-it. Ne jemi duke iu kërkuar shteteve prej nga kanë ardhur ata, nga Evropa, po kërkojmë që të marrin këta të burgosur të luftës. Ata mund t’i gjykojnë, mund të bëjnë çfarë…

Lexo më Shumë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të premten në një takim me rininë e Gjilanit, se edhe 16 ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve, kur me fitoren tonë do të përfundojë mentaliteti plaçkitës në Kosovë.“Kanë mbetur edhe 16 ditë deri në momentin e fitores sonë. Vetëm edhe 16 ditë durim nga njerëzit që kanë vendosur në Kosovë një mentalitet plaçkitës. Ata vendosën në Kosovë kleptokracinë, vendosën në Kosovë mentalitet të të paditurve dhe të rrezikshmëve. Edhe 16 ditë atyre ju vjen fundi. Edhe 16 ditë fitorja e LDK-së do të jetë fitorja…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian.Komisioni Evropian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë. Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-20T18:42:58+02:00 Sot në Çair është hapur Qendra e Komunitetit Rinor e cila ka për qëllim që t’u japë mundësi të rinjve të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme rinore, të vënë në jetë idetë inovative dhe të krijohet atmosferë pune mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë. Në ngjarje mori pjesë edhe Zëvendës Ambasadorja e SHBA-ve Jennifer R. Littlejohn. Është kënaqësi për mua të jem këtu në emër të Qeverisë së SHBA-ve. Ne dimë që kjo hapësirë u krijua si bashkëpunim mes komuniteteve, organizatave joqeveritare, bizneseve, pushtetit lokal dhe komuniteteve ndërkombëtare, kjo dëshmon se si nëse punojmë së bashku mund…

Lexo më Shumë

Organizata humanitare zvicerane “Caritas” e cila ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën që nga viti 1999, thotë se paqëndrueshmëria politike në vend po përcillet edhe me pasoja sociale dhe ekonomike, raporton Gazeta Express.Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare me rastin e  20 vjetorit të veprimtarisë së organizatës, thuhet se shumë gjëra kanë ndryshuar, megjithatë Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon dhe politikisht më i paqëndrueshmi. Një gjë të tillë sipas “Caritas” e dëshmojnë edhe zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, raporton Gazeta Express. “Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, Kosova ka…

Lexo më Shumë

Besnik Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD ka thënë se po garon jo për të eksperimentuar por për të kryer punë me vizion të qartë profesional dhe politik, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tash e 20 vite ka shërbyer me nderë në secilën punë, derisa, përmes një video të cilën e ka shpërndarë ka folur edhe për punët që ka bërë që nga viti 2000. I njejti ka folur edhe për detyrën e tij si Koordinator të Reformës shtetërore. “Nga marsi i vitit 2018 në cilësinë e Koordinatorit të Reformës Shtetërore…

Lexo më Shumë

Për shkak të rënies së natalitetit, Credit Suisse, raporton se Zvicra do të ketë mungesë të punëtorëve.Ekonomistët në bankë vlerësojnë se 1.1 milion njerëz në Zvicër do të dalin në pension gjatë 10 vjetëve të ardhshme, një shifër që përfshin rreth 800,000 njerëz që punojnë aktualisht, përcjell albinfo.ch. Deri në vitin 2021 do të ketë më shumë njerëz që largohen nga tregu i punës sesa anëtarësimi në të, shkruajnë mediat zvicerane. Aktualisht, 61% e popullsisë është në moshë pune (20-64). Deri në vitin 2029, kjo shifër vlerësohet të bjerë në 58%. Sektorët që do të kenë goditjen më të fortë…

Lexo më Shumë

Në disa fotografi të realizuara sot në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës, punëtori pa mbrojtëse gjendet në një lartësi 5-katëshe.Në këto raste, shumë punëtor bien duke marrë edhe lëndime serioze e fatkeqësisht disa përfundojnë me fatalitet. Pavarësisht inspektimeve të shumta,  ende ky sektor mbetet më i pasigurtë për punëtorët. Kjo pasi gjatë vitit të kaluar, por edhe sivjet, ka pasur mjaftë raste të vdekjeve aksidentale, sidomos ato që kanë qenë në lartësi të madhe. Ndër arsyet e vdekjeve në vendin e punës janë kushtet jo të sigurta në të cilat punojnë punëtorët. Ndryshe, edhe javën e kaluar,  një punëtor rreth të…

Lexo më Shumë