Author: almakos

Uashingtoni zyrtar ka hequr tarifat për 400 produkte kineze, duke zbutur luftën tregtare me Pekinin. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vendimi është marrë pasi negociatat me palën kineze po ecin mirë. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë një marrëveshje tregtare të plotë me Kinën.Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij po bën shumë progres në bisedimet me Kinën dhe në këtë aspekt ka hequr tarifat për 400 produkte kineze. Duke folur për mediat nga Shtëpia e Bardhë, gjatë takimit me kryeministrin australian Scot Morrison, Trump tha se Shtetet e Bashkuara po fitojnë miliarda dollarë…

Lexo më Shumë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, që aktualisht po bën fushatë për rizgjedhje në pozitën që ka, është zotuar se do të ndalojë përdorimin e pushkëve por jo edhe të armëve tjera, duke thënë vetëm se do t’iu ndihmonte qyteteve për të kufizuar përdorimin e pistoletave.“Juve nuk ju duhet një armë e kategorisë ushtarake, e tillë që është e dizajnuar për të vrarë shumë njerëz në një kohë shumë të shkurtër, për të vrarë një dre”, ka thënë ai në një konferencë për media në Toronto. Gjatë këtij viti në këtë qytet të Kanadasë është raportuar për 311 të shtëna me armë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka dhënë një mesazh drejtuar kandidatëve për deputetë, që garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 6 tetor.Kosnett në prag të fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga këta kandidatë. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett. Free and fair elections start with you. Fairness derives from candidates following the rules of elections, and the law. pic.twitter.com/ZLptsQaqGS — Ambassador Philip S. Kosnett…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte më i ligjshëm pasi sipas tij vet taksa si masë është e ashpër.“Edhe unë kam qenë dyshues në fillim për taksën. Kam qenë për reciprocitet. Reciprociteti ka pasur legjitimitet ndërkombëtarë”, tha ai në RTV Dukagjini. Limaj ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve duke thënë se futet në koalicion vetëm nëse pranohen kushtet e tij sidomos ato me dialogun. Ai thotë se megjithatë taksa do të hiqet kur të pushojnë arsyet pse ajo është vendosur. I pari i NISMA-s ka thënë…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë mbledhur mijëra kryengritës në qytetin e Gjilanit për të mbështetur kandidaturën për kryeministre të Vjosa Osmanit.Ai falënderoj rininë, burrat dhe gratë e Gjilanit për mbështetjen plebishitare. “Falëmnderit rinisë, burrave dhe grave të Gjilanit për këtë mbështetje plebishitare”, shkroi Haziri Në fund Haziri i falënderoj për besimin e tyre karrshi LDK’së.  “Faleminderit për besim!”, përfundoi Haziri.

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit mes AAK’së dhe PSD’së, Erolld Belegu, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se tarifa ndaj produkteve serbe ka bërë që qytetarët të vetëdijesohen që të përdorin produkte vendore.“Taksa definitivisht ka pasur zhvillim tek prodhuesit vendorë, të gjithë prodhuesit vendorë kanë rritje drastike të shitjes, punësimit dhe eksportit. Kjo na ka dhënë shkollë të gjithë neve. Ia ka qelë sytë konsumatorit për përdorimin e produkteve vendore” tha Belegu. Ai tutje shtoi se krijimi i Fondit Zhvillimor duhet që të krijohet në mënyrë që të mbështeten bizneset e reja. “Duhet të…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza dhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Besnik Bislimi janë përplasur mes vete duke ia numëruar njëri-tjetrit skandalet e qeverisjeve dhe problemet me ligjin.  Bedri Hamza filloi duke i thënë Selimit se në qeverisjen e PDK’së ka pasur dështime, megjithatë edhe Vetëvendosje ka dështuar në qeverisjen lokale në Prishtinë. “Kemi pasë deshtime brenda qeverisjes, megjithatë edhe ju keni dështu në qeverisjen e Prishtinës, si për shembull raporti i auditorit është shumë i keq, kontratat në vepër, mënyrë e qeverisjes, ekzekutimi i buxhetit etj”, numëroi Hamza. Derisa Besnik Selimi iu kundërpërgjigj…

Lexo më Shumë

Sot është bërë nënshkrimi i listës së barnave esenciale nga ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismajli, e ku janë përfshirë mbi 100 barna të reja, të cilat pritet që t’i ulin problemet e pacientëve në vendin tonë. “Lista e re realisht e bën një hap drejt zgjidhjes së problemit për arsye se ne e kemi pasur një listë esenciale e cila ka datuar që nga viti 2012 dhe si e tillë nuk i ka plotësuar nevojat as të qytetarëve, por as të profesionistëve shëndetësor”, ka theksuar ministri në detyrë, Ismajli, në RTK. Ministri Ismajli ka theksuar se lista e vjetër…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se gjyqtarët duhet të pensionohen më herët në mënyrë që t’i hapet rrugë të rinjve dhe të rritet numri i tyre.“Duhet t’i pensionojmë më herët gjyqtarët që t’i lëshohet rruga gjyqtarëve të rinjë. E kjo do ta rriste edhe numrin e gjyqtarëve dhe stafit administrative” tha Lluka. Ai tutje ka shtuar se ka edhe mungesë të vazhdueshme të trajnimeve në stafit gjyqësor dhe Vetingu është i nevojshëm. “Nuk ka trajnime të vazhdueshme të stafit gjyqësor. Pajtohem se duhet të fillojë Vetingu në…

Lexo më Shumë

Lideri i PDK-së ka vazhduar takimet e tij me banorë në fshatrat e Dragashit.Ai në Brrut dhe Pllave ka shpalosur planin për zhvillimin ekonomik, ku prioritet në program ka thënë se e ka edhe zhvillimin e zonave rurale. “Me njerëzit e mirë të Dragashit, në Brrut dhe Pllavë, me plot sinqeritet biseduam për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor. Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor. Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore…

Lexo më Shumë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se do të ndalojë armët e sulmit të stilit ushtarak.Deklarata duket si një përpjekje për të rikthyer vëmendjen tek fushata zgjedhore pas skandalit lidhur me një fotografi ku ai shfaqet me fytyrën e ngjyer me të zezë. Zoti Trudeau po bën fushatë në Toronto kur kanë mbetur më pak se pesë javë nga mbatja e zgjedhjeve kombëtare të 21 tetorit dhe dy ditë nga publikimimi i fotografive. “Ne e dimë se nuk keni nevojë për sulm me armë ushtarake, nga ato që janë prodhuar për të vrarë një numër të madh njerëzish brenda…

Lexo më Shumë

Dy vëllezër me banim në Australi u dënuan nga gjykata me burg, për shkak se kishin provuar që të shpërthejnë një avion në ajër, ndërsa vendimi se sa vite do të qëndrojnë prapa grilave do të merret në një seancë tjetër gjyqësore .Agresorët dyshohet se kishin lidhje me grupin militant islamik ISIS. Mahmoud Khayat, 34 vjeç, synoi të rrëzonte avionin që fluturonte nga Sidnei në Abu Dhabi në korrik 2017. Edhe vëllai i tij Khaled Khayat, 51 vjeç, u shpall fajtor po për të njëjtën akuzë. Juria dha vendimin final të enjten, në lidhje me dy të arrestuarit. Plani i…

Lexo më Shumë