Një fotografi e rreme për protestat kundër ndryshimeve klimatike është duke qarkulluar në rrjetin social “Facebook”. Disa njerëz po i akuzojnë me të protestuesit australianë se gjoja i kanë lënë mbeturinat në natyrë pas përfundimit të tubimit.Ndonëse nuk është e vërtetuar dhe ishte publikuar në prill, kjo fotografi është shpërndarë 19 mijë herë për 12 orë. Të premten, rreth 300 mijë australianë dhe miliona njerëz në mbarë botën morën pjesë në protestat kundër ndryshimeve klimatike. Disa orë më vonë, një faqe australiane që e përkrah përdorimin e thëngjillit e publikoi këtë fotografi, e cila fillimisht ishte parë në prill. Në…
Author: almakos
Përgjysmimi i numrit të ministrive po vazhdon të jetë premtim i partive politike tash e disa vjet me radhë. Ndonëse deri më tash një gjë e tillë ka mbetur vetëm zotim i politikanëve, LDK-ja dhe LVV-ja kanë ritheksuar së fundi se do ta realizojnë një plan të tillë posa të vijnë në pushtet.Ani pse tashmë ekziston një draftligj për Qeverinë, përfaqësuesit e shoqërisë civile mbeten skeptikë për jetësimin e këtij opsioni. Në kuadër të premtimeve parazgjedhore partitë politike kanë nisur të zotohen se do ta zvogëlojnë numrin e ministrive nga 21 sa janë aktualisht në 12 sosh. Dy partitë që…
Nisma Socialdemokrate pretendon se koalicioni që ajo udhëheq do të fitojë zgjedhjet dhe se Fatmir Limaj do të jetë kryeministër i ardhshëm.Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, në një intervistë për EkonomiaOnline thotë se nga ajo çfarë kanë parë në terren gjatë fushatës parazgjedhore, kanë krijuar bindjen se koalicioni i prirë nga Nisma po gjen përkrahje dhe mbështetje të madhe. Thotë se në garë kanë hyrë për të fituar zgjedhjet. “Kur e kemi pas 10+ ka qenë para një viti, si moto të angazhimit të Nismës në dikasteret e saja qeveritare, në parlament, punën e zv/kryeministrit Limaj, dhe ne kemi…
Keqperdorimi i veturave zyrtare është bërë mjaft shqetësues kohëve të fundit.Një qytetar ka dërguar një fotografi duke denoncuar kështu keqperdorimin e veturës zyrtare. Sipas tij, kjo veturë me targa 3Z, është keqperdorur pasi me të janë bartur mbeturina.
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rrugës për në Batllavë.Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se një person ka mbetur i lënduar. “Mund të konfirmojë se një vetëaksident ka ndodhur sonte rreth orës 22:05 afër liqenit të Batllavës ku një person ka mbetur i lënduar. Këto janë informacionet që janë deri më tani, ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi. Në vendin e ngjarjes, janë parë zyrtarët policorë dhe ekipet mjekësore.
Lejet e qëndrimit të të huajve do të lëshohen në formatin e kartës së kreditit, duke zëvendësuar letrat e vjetra që ishin si pasaportat, nga 1 nëntori.Masa do të zhvillohet në faza, tha qeveria të premten dhe do të përfundojë deri në fund të qershorit 2021. Rreth 1.8 milion leje do të preken. Kantonet janë përgjegjëse për punën administrative, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Futja e një stili të ri të lejes vjen më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht – përpara se ideja të dërgohej në konsultim, ajo ishte menduar të bëhej midis korrikut 2019 dhe janarit 2021. Sipas Sekretariatit…
Është hapur konkursi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për pranimin e studentëve në studimet e master-it dhe doktoratës për vitin akademik 2019/20.Në një njoftim drejtuar për media, nga UP u bë e ditur se në studimet postdiplomike-master, për ketë vit akademik, do të regjistrojë 2425 studentë, ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranojë 116 studentë. Për të dy nivelet e studimeve afati për aplikim do jetë deri më 26 shtator. Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, klikoni në LINK..
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të kthjellët dhe me diell, teksa mëngjeset parashihen të jenë të ftohta. Në fillim të javës së ardhshme priten reshje shiu, njofton Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “fushat e presionit të lartë nga Evropa Qendrore në fundjavë do të shtrihen mbi rajon, që pritet të favorizojnë mot të kthjellët, mirëpo masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi vend, në orët e mëngjesit do të zbresin temperaturat minimale ndjeshëm nën vlera mesatare, e vende-vende paraqiten mundësi edhe për ngrica të ulëta”. Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku…
Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian.Komisioni Evropian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë. Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të…
I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sonte qytetarët e Rogovës së Hasit.Para tyre ai ka folur për rritjen e prodhimit dhe konsumimit të produkteve vendore, sidomos pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe. Ai ka thënë se tash edhe konsumatori kosovar po i beson produkteve vendore. “Sot, kushdo që prodhon në Kosovë, nuk është i varur në askënd. Sot, qytetari i Kosovës, konsumatori i Kosovës po i beson produkteve të prodhuara në Kosovë. Sot kemi më shumë nëpër shtëpitë tona kemi më shumë mall Kosove, më shumë mall të duarve tona, të njerëzve tanë”, ka thënë Haradinaj.
Një stuhi brenda natës shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë, njoftuan mediat lokale sot në mëngjes.Policia dhe zjarrfikësja u thirrën vazhdimisht për të nxjerrë njerëzit nga makinat e zhytura në ujë dhe të marrin masa për pemët e rëna. Për shkak të përmbytjeve, disa rrugë në qytetin bregdetar të Selanikut duheshin bllokuar. Breshëri shkaktoi dëme në bizneset bujqësore të Greqisë qëndrore, njoftoi radioja shtetërore, ERT. Në këtë fazë, policia deklaroi se asnjë njeri nuk mendohej të ishte dëmtuar. Moti me stuhi erdhi si pasojë e një periudhe thatësire që zgjati disa muaj. Në…
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpjeguar pse Vjosa Osmani është kandidate e LDK-se për Kryeministre.Sipas tij ajo është e përgatitur profesionalisht, me konsistencë të gjatë politike, ka marrë pjesë ne shkrim te ligjeve dhe mbrojtje te tyre. Për LDK-në, Vjosa është kandidate që siguron fitoren por edhe që siguron unitet brenda partisë. Përtej unitetit qe shpërfaq, ajo ka arritur të bëjë bashkë edhe zërin e te gjitha gjeneratave ne LDK. Tek Vjosa, te rinjtë dhe te rejat shohin një model të politikanes qe mund ta arrijnë, tek ajo mund ta shohin veten. Abdixhiku shtoi…

