Author: almakos

Alsat 2019-09-19T15:19:18+02:00 LSDM beson se së shpejti do të zbardhet e vërteta për rastin “Reket” dhe se do të vërtetohet se ansjë nga anëtarët e saj të përfolur nuk janë të përfshirë në këtë rast. Zëdhënësi Kostadinov madje ndërlidh VMRO-DPMNE-në me të dyshuarit e rastit “Reket”. Ai sot kërkoi përgjigje nga VMRO-ja opozitare se sa para të Kamçevit kanë përfunduar në xhirollogaritë e partisë së Mickoskit gjatë fushatës zgjedhore. “A është financues i fushatës së VMRO-DPMNE-së tajkuni Orce Kamçev, i dalë nga regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe i akuzuar nga lëndët e PSP-së? A bëhet fjalë për fushatën e fundit të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T15:12:15+02:00 Grupet e punës mes pushteti dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike rikthehen të shtunën. Pas negociatave jo zyrtare për çështje teknike, në fundjavë synohet tejkalimi i dallimeve thelbësore. Pushteti do të tentojë të arrijë konsensus për ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe të veçanta, ndërsa opozita do të tentojë të imponojë modalitetet e propozuara për zgjedhjen e shefit të organit për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Megjithatë opozita para konsensusit kërkon që Kuvendi të miratojë themelimin e Komisionit anketues për shqyrtimin e punës  së Prokurorisë Speciale Publike. LSDM-ja tenton me çdo…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T15:07:12+02:00 I akuzuari i parë në arrati, Nikolla Gruevski nuk i ka dhënë aminin avokatit të tij për ta përfaqësuar në rastin “Talir 2”, pas bartjes së lëndëve nga Specialja tek Themelorja. Kjo ishte arsyeja për anulimin e seancës së sotme të cilën vijon ta përfaqësojë Lençe Ristoska. Avokati i ish kryeministrit, Donço Nakov, në fillim të seancës tha se nuk ka arritur të konsultohet me Gruevskin nga Budapesti se a do t’i vazhdojë autorizimin, meqë lënda ka tjetër numër. Duke marr parasysh vendimin e dorëzuar nga kolegia Ristoska, me të cilën sot u njohëm, njoftoj Gjyqin se autorizimi…

Lexo më Shumë

Samantha Last, një blogere e njohur nga Anglia, u zgjua në 2 të mëngjesit me dhimbje migrene dhe disa orë më vonë u diagnostikua me një kancer agresiv në tru.Disa ditë më vonë ajo mori vesh nga mjekët se kaceri ishte i pashërueshëm dhe se nuk kishte mjekim të disponueshëm që mund t’i zgjaste sadopak jetën. Që nga koha që u diagnostikua gjendja e Samanthas është përkeqësuar ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë për mediat se i kanë mbetur vetëm 4 javë jetë. Nisur nga gjendja e keqe shëndetësore, Last ka filmuar një video prekëse ku thotë fjalët e lamtumirës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T14:56:19+02:00 VMRO-DPMNE-ja akuzon prokuroren për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska për zvarritje të qëllimshme të hetimit për zbardhjen e rastit “Rashkovski”. Sipas tyre, njoftimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është një farsë. Partia opozitare thotë se duhet të zbardhet se me urdhër të kujtë, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski ka rregulluar tenderin për pajisje me radarë të kompanisë M-Nav për firmën shtetërore italiane “Leonardo”. Prokuroria e Ruskoskës një ditë më parë dërgoi komunikatë të zbrazur për nga përmbajtja se është filluar procedurë, bëni kujdes “në bazë të reagimeve në opinion”. Pas tre…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T14:52:05+02:00 Takimi që këtë fundjavë pritet të zhvillohet mes drejtuesve të SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, do të qartësojë dilemën nëse punonjësit në arsim do të hyn në grevë në tetor. Kështu deklaroi kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov duke përsëritur edhe një here qëndrimin e sindikatës se nuk tërhiqet nga kërkesat për rritjen e pagave. Nedellkov nënvizoi se pagat në arsim nuk kanë asnjë arsye të mos rriten pasi që paga minimale është në rritje të vazhdueshme. Megjithatë, nëse pritjet tona nuk janë të kënaqshme atëherë sigurisht do të sjellim vendim nëse do të jetë protestë, grevë ose ndonjë…

Lexo më Shumë

Të shtunën e 14 shtatorit në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku ku një çiklist ishte përplasur me një veturë. Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari Sh.K ishte duke u trajtuar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetëRastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj. “Sot në QKUK ka ndërruar jetë personi i cili është aksidentuar me 14 shtator. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë ështëq dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit me të cilin ishte aksidentuar çiklisti është liruar dhe rasti ka…

Lexo më Shumë

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T14:34:22+02:00 Gjëra antike të vjetra rreth 2500 vjet janë zbuluar në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanovcë në automobilin e drejtuar nga një banor i Maqedonisë së Veriut, kumtoi sot Drejtoria doganore serbe. Siç citon Dogana në kumtesë, gjërat janë zbuluar të martën kur doganieri kujdestar dhe një polic gjatë hyrjes në Serbi kanë bastisur tërësisht automobilin me targa italiane, të drejtuar nga 54 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut. Në sediljen e pasme të automobilit, në valixhen udhëtuese me gjëra personale janë zbuluar shtatë gjëra nga guri me vlerë arkeologjike. Bëhet fjalë për pesë artefakte nga guri të përpunuara nga qelibari…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-19T14:28:35+02:00 Bundestagu gjerman për një javë do të jap dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin e sotëm në Berlin me ministrin gjerman për Evropë dhe përfaqësues i RFG ,Majkëll Rot, ka marrë konfirmim nga Qeveria gjermane në tërësi i mbështet integrimet evropiane të vendit, dhe se fortë do të qëndroj gjatë seancës së Bundestagut në mbrojtje të pozitave të Qeverisë për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në tetor. „Vijë vetëm një javë para seancës së Bundestagut…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të kompetencave të tij, të mbështetura në ligj, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare në gjatë 24 orëve për stafin politik.Në vendim thuhet se obligohen zëvendësministrat, këshilltarët dhe stafi tjetër i kabinetit që automjetet zyrtare të cilat i kanë pasur në shfrytëzim 24 orë t’i dorëzojnë dhe t’i kthejnë në parkingun e MKRS-së, duke shfuqizuar çdo vendim të mëhershëm. Ministri Gashi ka thënë se përmes këtij vendimi synohet të parandalohet keqpërdorimi i automjeteve në fushatën zgjedhore, të ruhet imazhi i institucionit dhe të ketë zbatueshmëri të…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetetë (28) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni (Iveco), çelësat e kamionit, masa drusore e llojit ahu në sasi prej 3.40 m³. 1 telefon Iphon 7+, 1 telefon Samgung…

Lexo më Shumë