Alsat 2019-09-19T14:56:19+02:00
VMRO-DPMNE-ja akuzon prokuroren për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska për zvarritje të qëllimshme të hetimit për zbardhjen e rastit “Rashkovski”. Sipas tyre, njoftimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është një farsë. Partia opozitare thotë se duhet të zbardhet se me urdhër të kujtë, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski ka rregulluar tenderin për pajisje me radarë të kompanisë M-Nav për firmën shtetërore italiane “Leonardo”.
Prokuroria e Ruskoskës një ditë më parë dërgoi komunikatë të zbrazur për nga përmbajtja se është filluar procedurë, bëni kujdes “në bazë të reagimeve në opinion”. Pas tre muajsh me pyetje se deri ku është rasti me “Leonardon”, dërgohet komunikatë për farsë në drejtësi sepse Rashkovski akoma nuk është arrestuar dhe as nuk është marrë një pyetje, akoma është sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, ka pozitë për të ndikuar te dëshmitarët dhe dëshmitë për një skandal i cili është ndërkombëtar dhe I lihet hapësirë të kërcënohet dhe të përndjekë mediat dhe gazetarët dhe funksionarë të opozitës. Nuk ka rezultat as për atë se kush I ka dhënë urdhër për ta rregulluar tenderin”-tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Loading…




