Alsat 2019-09-19T15:07:12+02:00
I akuzuari i parë në arrati, Nikolla Gruevski nuk i ka dhënë aminin avokatit të tij për ta përfaqësuar në rastin “Talir 2”, pas bartjes së lëndëve nga Specialja tek Themelorja. Kjo ishte arsyeja për anulimin e seancës së sotme të cilën vijon ta përfaqësojë Lençe Ristoska. Avokati i ish kryeministrit, Donço Nakov, në fillim të seancës tha se nuk ka arritur të konsultohet me Gruevskin nga Budapesti se a do t’i vazhdojë autorizimin, meqë lënda ka tjetër numër.
Duke marr parasysh vendimin e dorëzuar nga kolegia Ristoska, me të cilën sot u njohëm, njoftoj Gjyqin se autorizimi im që e përfaqësoj klientin lidhet me numrin e vjetër të lëndës NSK 15/18 të PSP, dhe jo me numrin e lëndës 2917/19 të PTHP-së. Kërkoj nga Gjykata të më lejoj që të njoftoj klientin tim me këtë ndryshim për të marr autorizimin e tij”-tha Donço Nakov, avokat.
Ai në dalje nuk deshi të prononcohet për media, por mohoi të taktizonte.
Kurse, kolegu i tij Elenko Millanov tha se ish prokurorja speciale Lençe Ristoska nuk ka kompetencë juridike për ta përfaqësuar Prokurorinë Themelore.
Atë që e thash brenda le të mbetet atje, nuk ka vendim të gjykatës. Kur do të ketë do të komentoj”-pohoi Elenko Millanov, avokat.
Prokurorja Lençe Rsitoska kërkoi që në seancën e radhës të caktuar më 15 tetor të jenë prezent edhe përfaqësues të VMRO DPMNE-së, meqë iu është ngrirë si pronë selia e partisë. Ajo tha se nuk ka asnjë pengesë që të përfaqësoj lëndën.
Ishit në gjykatë, patë gjithçka që ndodhi brenda ku ishit prezent. Të gjitha informacionet e tjera që ju duhen do t’i merrni përmes shërbimeve zyrtare të Prokurorisë”-tha Lençe Ristoska, prokurore.
Në Talir 2, të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Sipas aktakuzës, ata kanë keqpërdorur autorizimet zyrtare duke i mundësuar kompanisë “Beton” AD Shkup të ndërtoj selinë e partisë VMRO DPMNE, në kohën kur firma kishte lidhur marrëveshje për furnizime publike me institucionet shtetërore dhe ndërmarrje publike, që është në kundërshtim me Ligjin për parti politike dhe Ligjin për financimin e partive politike.
Të akuzuarit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përvetësuan një fitim të konsiderueshëm për partinë politike VMRO-DPMNE në vlerë prej 507,164,424 denarë, ose 8,246,576 euro.
Adnan Qaili
Loading…




