Alsat 2019-09-19T15:51:10+02:00
Tridhjetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kryesisht merren me prodhim të mobileve në rajonin e Pollogut, e që ngrohjen e sigurojnë nga mbetjet e materialeve me të cilat punojnë, nga sot do mund të aplikojnë për subvencione në Ministrinë e Ekologjisë, për vendosje të filtrit për pastrim të tymit i cili do të mbulohet qind për qind nga ana e Qeverisë.
Në procedurë është thirrja për pilot projektin që përfshin rajonin e Pollogut, andaj shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që merren me përpunim të drurit, që të aplikojnë dhe do të fitojnë subvencionë qind për qind nga ana e Qeverisë për instalimin e filtrit në oxhaqet ky zhvillohet procesi i ngrohjes. Përparësi kanë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kriter është edhe numri i të punësuarve pra ka një sërë kriteresh që nëse ka më tepër të interesuar, përparësi do kenë ndërmarrjet më të vogla”-tha Jani Makraduli. Zv. ministër i ekologjisë
Ideja për këtë masë kundër ndotjes së ajrit ishte e organizatës Eco Guerilla nga Tetova dhe pas pranimit të saj, Qeveria ka paraparë subvencione prej 2.5 milion denarësh.
Sot Zotit Makraduli ia kemi përcjell shqetësimin se data 23 shtator është afat shumë i shkurtër për ti informuar gjitha ndërmarrjet, sepse dje kemi komunikuar me numër të madh të ndërmarrjeve që nuk e kishin idenë se është hapur kjo thirrje, prandaj kemi kërkuar që thirrja të zgjatet të paktën dhjetë ditë pas datës 23”.
Ministria e Ekologjisë, në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit ka lëshuar mjete financiare në vlerë prej 5 milion denarësh edhe për komunën e Tetovës, e cila nga buxheti i saj, për vite me radhë nuk ka të ndarë asnjë denarë kundër ndotjes së ajrit.
Bashkim Sulejmani
Loading…



