Author: almakos

Mimoza Kusari- Lila, kandidate për depuete në Kuvendin e Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk e kanë zënë në befasi pasi vazhdimisht ishin të përgatitur për një proces të tillë për shkak të situatës së krijuar në vend.Por, Kusari-Lila tregoi se si erdhi deri tek vendimi për të garuar në këto zgjedhje nga platfora e Vetëvendosjes. ”Nuk na ka zënë në befasi zgjedhjet, çdo ditë kemi pritur se do t’na vijë diçka e tillë”. ”Vetëvendosja programin e saj qeverisës e ka alternativë tashmë, është vetëm një bashkim i forcave politike. Kjo pjesëmarrje e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Degës së PDK’së në Klinë, Sokol Bashota, pasi është marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës, tashmë është kthyer në Kosovë. Ai theksoi se është intervistuar si i dyshuar.Ai u prit nga shumë qytetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Bashota zbuloi se nga Specialja u intervistua në cilësinë e të dyshuari dhe se Gjykata e Hagës i ofroi një marrëveshje. “Për dy ditë jam intervistuar si i dyshuar. Jam përgjigjur në pyetjet që kanë qenë të favorshme për mua, dhe i kam kundërshtuar tjerat. Ajo që më ka shqetësuar është dje mua më është ofruar një…

Lexo më Shumë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Hoçën e Qytetit në Prizren, ku me qytetarët aty ka folur për luftën kundër korrupsionit.Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës. “Me banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren bisedova për luftën kundër korrupsionit, si rruga më e mirë për ta mbajtur rininë dhe për të ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova. Korrupsioni prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari, duke rritur koston e jetës, dëmtuar cilësinë e shërbimeve publike, pakësuar…

Lexo më Shumë

Matthew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, thotë se administrata amerikane mbetet e angazhuar në Ballkan.Ai foli për Zërin e Amerikës mbi përparësitë në detyrën e re si i dërguar i posaçëm, si dhe mbi pritshmëritë e SHBA për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne do ta bëjmë të qartë pritshmërinë tonë se qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë një qeveri pro dialogut, e gatshme të pezullojë tarifat të cilat janë pengesë për rifillimin e procesit të dialogut, e gatshme të formojë një ekip negociator të fuqizuar si dhe e…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit në detyrë dhe kandidati i AKR-së për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Matosh,i ka thënë se ide konkrete për korrigjim të kufijve nuk ka parë.Matoshi ka thënë se idetë për korrigjim kufijsh më shumë kanë qenë dëshira të Presidentit Thaçi. Ai ka thënë se kjo temë më tepër është përdorur si mjet propagandues për poena politikë. “Mendoj që debat më i rëndësishëm se “korrigjimi i kufijve” do të ishte pajtimi i Dardan Molliqajt me Vetëvendosjen”, ka treguar ai në RTV Dukagjini. Zyrtari i AKR-së ka thënë se çështjet e kufijve Kosova i ka të rregulluar me Kushtetutë…

Lexo më Shumë

Radhë të pafundme pllakash prej guri formojnë kodrat e Hong Kongut. Vetëm disa pika të gjelbra dallohen aty-këtu mes një hapësire të gjerë blloqesh gri të gdhendura me germa kineze.Këto shpate janë banesa e fundit për mijëra banorë të Hong Kongut. Për serinë e tij të re fotografike “Hapësira e Vdekur”, fotografi Finbarr Fallon vizitoi pothuajse të gjitha varrezat e qytetit, duke kapur dendësinë e madhe të varreve dhe terrenin malor urban që i rrethon. Disa nga fotot e tij më të habitshme tregojnë varreza në plan të parë, në rreshta të rregulluara simetrike, ndërsa rrokaqiejt rrëshqasin pas tyre. Shtëpi…

Lexo më Shumë

Kryetari i NISMA-s dhe njëherësh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka theksuar se partia e tij ka merita të mëdha që për zgjedhjet e tetorit është duke u zhvilluar një garë interesante dhe e barabartë.“Në të kaluarën partitë i kanë shpalosur objektivat, tani është një mundësi reale edhe për qytetarët sepse kandidatët për kryeministër drejtpërdrejt po ballafaqohen me qytetarët dhe po e sqarojnë atë çfarë janë objektivat e tyre”, ka thënë Limaj. Sipas tij nëse NISMA do të shkonte me njërën prej grupeve apo partitë politike atëherë gara do të ishte e…

Lexo më Shumë

Kandidati i LDK’së për deputet, Armend Zemaj, është përplasur në Pressing me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, që vjen nga radhët e AAK’së.Zemaj ka përmendur çështjen e patentë shoferëve, duke e akuzuar zv.ministrin në detyrë se për dy vjet qeverisje kanë shitur patentë shoferë. “Keni shitur patentë shofera që dy vjet. I ke ngarku ekzaminera, i ke futë me kontratë mbi vepër për me i marrë nga 50 euro” , ka thënë Zemaj në Pressing të Televizionit 7. Ndërsa Kadriu ia ka kthyer akuzën mbrapsht, duke thënë se blerjen e patent shoferëve e kanë gjetur kur e kanë marrë qeverisjen…

Lexo më Shumë

Një debat i nxehtë po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.Përfaqësuesit e partive kryesore politike në vend po diskutojnë rreth asaj se a duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit. Ballafaqimi më i theksuar është mes kandidatit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, dhe atij nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Rexhep Kadriu. Teksa Zemaj ka shprehur dyshimet e tij rreth qëllimit të vërtetë prapa idesë për ndërtimin e autostradës, Kadriu ka pohuar se ky projekt po bëhet për qytetarët e asaj ane. “Dukagjini e meriton autostradën, edhe pikë”, ka deklaruar Kadriu.…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, vizitoi banorët e lagjes Kolovica në Prishtinë.Aty u njoh për së afërmi me qytetarë të ndryshëm, të cilët shpalosën brengat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Nga ana e qytetarëve u ngritën qështje që kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizim. “Programi im kryesor për lagjen Kolovica do të jetë renovimi i kanalizimeve, shtrimi i rrugëve, furnizimi me ujë të pijshëm. Unë do të përkushtohem dhe do të japë kontributin maksimal në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin e të rinjëve për një të ardhme më…

Lexo më Shumë

Kabineti qeveritar i Indisë ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin, importin dhe shitjen e cigareve elektronike, duke thënë se janë të rrezikshme për shëndetin.Një urdhër ekzekutiv është miratuar për të ndaluar përdorimin e këtyre pajisjeve për shkak të ndikimit të tyre te popullsia e re, ka thënë ministrja e Financave, Nirmala Sitharaman. India ka më shumë se 100 milionë të rinj që pinë duhan, çka e bën këtë vend treg potencial për kompanitë që prodhojnë cigare elektronike. Në rast të shkeljes së këtij vendimi, parashihen ndëshkime me burgim deri në tre vjet. India është konsumuesja e dytë më e…

Lexo më Shumë

Papa Françesku bëri thirrje për t’u dhënë një mbështetje më të madhe të sëmurëve me Alzheimer dhe atyre që kujdesen për ta, duke u shprehur se njerëzit e sëmurë shpesh abuzohen.“Të sëmurët shpesh janë viktima të dhunës, abuzimit dhe trajtimit të keq, që dëmtojnë dinjitetin e tyre”, tha Papa gjatë audiencës së tij në Vatikan, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Alzheimerit, më 21 shtator. “Le të lutemi për një ndryshim në zemër, për njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit, për familjet e tyre dhe për ata që kujdesen për ta me dashuri,” tha ai. Sipas Raportit Botëror…

Lexo më Shumë