Tensionet e krijuara ndërmjet tri partive dhe Listës Serbe në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet të ndikojnë edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto zgjedhje.Në Mitrovicën e Veriut, disa nga banorët këtu duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, e të tjerë nuk i shohin me interes këto zgjedhje dhe nuk presin ndryshim të situatës, raporton KTV. “Natyrisht se do të dal për të votuar që ta shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se situata do të jetë më e mirë, tashmë është më e mirë, por shpresoj të bëhet edhe më e mirë”,…
Author: almakos
Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është i pakënaqur me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës.Kurti foli në TVSH për pengesat fizike mes dy vendeve, duke përmbendur taksën në Rrugën e Kombit. “Taksa në Rrugën e Kombit është gabim. Ne pa e hequr ende këtë kufij, e vumë edhe një tjetër, për të cilin duhet ta fusim dorën në xhep. Ky lloj dyfishimi plus me pagesë është indinjues, përveçse dëmtues. Mbase si qeveri e re duhet të fillojmë bisedimet me qeverinë e Shqipërisë që kjo të mos vazhdoj kështu, aq më tepër kur dihet se nuk është…
Diaspora shqiptare do të nis votim që nga dita e mërkurë, 19 shtator për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Si asnjëherë më parë, 42 mijë persona kanë aplikuar për të qenë pjesë vendim marrëse për udhëheqjen e ardhshme qeveritare. Afati për ta do të jetë i hapur deri më 4 tetor.Për ta nisur këtë proçes, gjatë së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e 25 partive në fletën e votimit për zgjedhjet nacionale te 6 tetorit. Partia e parë në renditje me numër 111 është Partia Liberale Egjiptiane. Menjëherë pas saj me numër 112…
Udhëheqësit botërorë që janë mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duhet ta trajtojnë kontrollin e armëve bërthamore si një përparësi kryesore, thotë një grup i përbërë nga më shumë se 100 figura politike, ushtarake e diplomatike. Ata kanë nxjerrë një deklaratë ku paralajmërojnë se rreziku për një aksident bërthamor, i shkaktuar nga gjykimi i gabuar i rrethanave apo nga një gabim njerëzor, nuk ka qenë kurrë më i madh që nga kriza me raketat kubane.Muajin e kaluar mori fund zyrtarisht Traktati INF për Raketat me Mbushje Bërthamore, me Rreze të Mesme Veprimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këtë…
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka shkuar sot në Shtime për t’u takuar me simpatizantët e partisë së tij.Nga atje Limaj i ka ftuar edhe një herë kundërkandidatët e tij të dalin në debat. “Ejani të dalim para popullit. Le të na sheh populli kush jemi ne”. “Të tregojmë çka kemi me bë në ditën tonë të parë të punës”. “Të dalim dhe të tregojmë pse duhet votuar unë dhe pse filan fisheku. Le të shohin populli, a dina me fol, a dina me shkru, a dina me qëndru”.
“Qyteza e Pozheranit me fshatrat përreth të cilët shtrihen aty ku dikur ndodhej qyteti i lashtë Dardanë i Vërbanit antik, ka luajtur përgjatë historisë një rolë të rëndësishëm në promovimin e ideve politike dhe zhvillimëve kulturore me rëndësi Kombëtare.Qysh në vitin 1905 thuajse njëherazi me shkollën e parë shqipe në Stubëll hapet edhe mësimi në shkollën e Pozheranit, gjë që frymëzonte pjesën tjetër të Anamoravës dhe Karadakut të Shkupit në përhapjen e shkollave shqipe si pjesë e procesit të Pavarësimit Kombëtar ku nuk mungoj edhe kontributi i armatosur që nga lufta e Idriz Seferit deri te lufta e fundit e…
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Bekë Berisha, sot në takimin e mbajtur me qytetarë të Fushë Kosovës dëgjoi hallet dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen çdo ditë banorët e këtij vendi.Në një fjale rasti Berisha përmendi punët që i kanë kryer gjatë dy viteve sa kanë qenë në pushtet, si formimin e ushtrisë, taksën 100%, ligjin për Trepçën. Tash po dojm me përfundu qështjen e kufijëve, andaj e kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet Lugina e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit. Berisha tha “se do të punojë për qytetarët dhe do tu ofrojë…
Largohen katër kandidatë për deputetë nga lista e PEK-ut, një nga partia Fjala, raporton T7Deri para pak ditësh, Egzon Dervishi nga Drenasi mbante fotografinë me Milaim Zekën në profilin e tij në rrjetin social Facebook. E dy orë pas publikimit të një postimi ku Dervishi bënte fushatë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, ai bën publik lajmin për ndërrimin e partisë. Në një përgjigje për T7, Dervishi thotë se ka zgjedhur PDK-në si partinë e tij të re, për shkak se nuk ka parë mundësi për ndryshim në PEK. [embedded content] Kthimin në PDK të Dërvishit dhe largimin nga lista e…
Aplikimet për azil u rritën ndjeshëm në korrik, njoftoi sot agjencia për azilin në Bashkimin Europian, EASO.”Pati 62 900 aplikime në korrik, rritje kjo me 26% krahasuar me qershorin”, tha EASO duke theksuar se ishte shifra më e lartë që nga marsi i vitit 2017. Statistikat përfshijnë Bashkimin Europian, Norvegjinë dhe Zvicrën. EASO tha se rritja mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti se në qershor kishte pak aplikime. Vendet me numrin më të madh të aplikantëve ishin Siria, Afganistani dhe Venezuela. Qeveritë e BE kanë dështuar përsëri të bien dakord mbi politikat e përbashkëta të azilit dhe emigracionit. Kjo çështje…
Njëmbëdhjetë këshilltarë komunalë të Prishtinës i kanë hyrë garës për t’u bërë deputetë në Kuvendin e Kosovës.LDK-ja ka tre këshilltarë komunalë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. PDK-ja do të garojë me dy të tillë, aq sa ka kandiduar edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja. Ndërsa, AKR-ja dhe Alternativa kanë nga një kandidat për deputet. Leonora Shabani-Bajraktari nga Vetëvendosje thotë se Kuvendi Komunal nuk i dha shumë mundësi për të ndihmuar shkollimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, raporton KTV. Ajo pret që si deputete, të kontribuojë më shumë në këtë aspekt, sidomos në fushën…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot disa fshatra në komunën e Pejës. Ai ka qëndruar në Raushiq, Lybeniq e Zllapek, ku me qytetarët e këtyre anëve ka ndarë 100 zotimet e tij për mandatin e ri qeverisës.“Sot, me qytetarë të shumtë të Raushiqit, Lybeniqit dhe Zllapekut të komunës së Pejës, i ndava 100 zotimet, për vazhdimësinë e udhëheqjes së vendosur dhe zbatuese, e cila e ka bërë diferencën në vetëm pak muaj qeverisje”, ka shkruar Haradinaj. Me krijimin e ushtrisë, arritëm ta ruajmë pragun tonë të shtëpisë, kufirin, dhe me taksën kemi mbrojtur tregun, sepse Kosova është shtëpi…
Parlamenti Europian mbështeti sot zgjedhjen e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane (BQE).Në një votim të fshehtë, 394 deputetë të BE-së votuan pro, 206 kundër dhe 49 abstenuan. Emërimi i Lagarde do të konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit e BE në samitin e tyre të ardhshëm, në datat 17-18 tetor. Lagarde u emërua në korrik për të pasuar postin e shefit të BQE, Mario Draghi, si pjesë e një pakete të emërimeve të larta në BE. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të marrë këtë post. Detyra kryesore e…

