Alsat 2019-09-17T16:11:20+02:00
Sa kanë interes partitë politike për të pasur një organ të pavarur gjyqësor i cili do t’i ndjekë penalisht gjatë kohës që janë në pushtet, por edhe më pas? Të ftuarit në emisionin “200” në Alsat njëzëri thanë se një institucion i tillë duhet të ekzistojë, por që zgjidhjet nuk duhet të kërkohen brenda natës, por përkundrazi një zgjidhje me përvoja krahasuese. Sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, negociatat midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë jolegjitime, sepse ato përfshijnë persona që vetë janë pjesë e hetimit të PSP-së.
Unë nuk mund t’i ndjek partitë politike. Për çdo ditë dalin me vendime. Duhet ta hap fletoren, madje nuk i kuptoj sepse nuk janë të qartë – tha Gordan Kallajxhiev, ekspert.
Avokati Ardijan Demiri hapi dilemën për atë që ende nuk dihet kush ka përgjuar. Për atë se si është praktika në botë në procedurat gjyqësore ku shfrytëzohen materialet e përgjuara, Demiri dhe Kallajxhiev me qëndrime të ndara.
PSP-ja tani peshon mbi ne si një samarë, por nëse këto raste do të transferoheshin në PTHP, do të kishte probleme me zbatimin e nenit 12 të LPP-së pasi këto materiale janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Neni 12 shmanget vetëm në rastet kur PSP-ja do të vepronte, por jo edhe Prokuroria e Rregullt Publike e cili do të merrej me materiale të tilla – tha Ardian Demiri, avokat .
Qëndrimi i opinionit akademik dhe Gjykatës së Apelit është i ndryshëm. Ata nuk obligohen se ligji për PSP-në u jep forcë për prova, por fillon nga doktrina perëndimore e cila thotë se paligjshmëria nuk vjen nga organet e ndjekjes, ajo vjen nga një palë e tretë, dhe organet e ndjekjes vetëm i përdorin – u shpreh Gordan Kalajxhiev, ekspert.
Të ftuarit thuajse janë të njëjtit mendim se nuk ka nevojë për zgjidhje brenda natës. Një nga propozimet do të ishte hapja e një departamenti special që do të merrej vetëm me krimin e elitave politike.
Vesna Vellkova
Loading…