Qindra protestues janë mbledhur të dielën para konsullatës britanike në Hong Kong. Ata janë dëgjuar duke brohoritur “nuk do të dorëzohemi” dhe kërkuan nga Britania e Madhe që t’i dalë në ndihmë ish-kolonisë së vet.Protestuesit gjithashtu brohorisnin “qëndrojmë për liri, qëndrojmë me Hong Kongun”, përderisa kërkonin vëmendje ndaj thirrjeve të tyre për demokraci në territorin me autonomi të kufizuar, e cila i ishte dhënë me rastin e marrjes së kontrollit politik nga Kina në vitin 1997. Hong Kongu është përgatitur edhe për një ditë tjetër të trazirave, pas skenave të tmerrshme të së shtunës në përleshjen e protestuesve anti-qeveritarë dhe…
Author: almakos
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar dje rezultatet e provimit të afatit të dytë të maturës shtetërore të 2019-së, sipas të cilave kalueshmëria është 60.9 për qind.Nga MASHT thonë se nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239. “Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, bën të ditur MAShT. “Komisioni Shtetëror…
Zjarri është një nga rreziqet më kërcënuese për jetën e njeriut. Jo vetëm natyra, siç kemi parë kohët e fundit me katastrofën nëpër pyjet shqiptare apo në ato të Amazonës, por edhe shtëpitë janë të rrezikuara.Kur një banesë është e pushtuar nga zjarri, instinkti i parë i njerëzve është të shpëtojnë të afërmit, e nëse u duket se kanë kohë të mjaftueshme edhe për sendet, atëherë përpiqen të shpëtojnë dhe plaçkat. Por sa kohë ka realisht dikush për të shpëtuar nga zjarri? Sipas ekspertëve, zjarri është një vrasës më i shpejtë se ç’mund t’u duket njerëzve. Një flakë e vogël…
Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tani e 17 vite me radhë.Festivali ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot në Prishtinë. Fillimi i festivalit u shënua dje me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”. Përformancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”. Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës. Festivali organizohet nën…
Qytetarët janë ankuar se edhe sot vije një erë e rënd në qytetin e Obiliqit.Ata kanë dërguar edhe një fotografi ku shihet pluhuri që del nga termocentralet e KEK-ut dhe vazhdon drejt Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Ajri i ndotur nga një përzierje e tymit, pluhurit dhe hirit, ka një erë të rëndë që e ngacmon frymëmarrjen. Obiliqi është 10 kilometra në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.
Tetë persona janë arrestuar pasditen e 28 gushtit në Prishtinë për veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe bashkëkryerje. Si provë materiale nga të dyshuarit ishin konfiskuar disa telefona mobilë. E këta nuk janë të vetmit që janë arrestuar për prostitucion, që nga fillimi i vitit e deri në muajin gusht janë arrestuar 30 persona për këtë vepër penale, shkruan Gazeta ExpressLiridona Çeta E kishte strehuar viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj për tri ditë rresht. Pasi e kishte dhunuar, A.S nga…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Sipas institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, ka nisur edicioni i gjashtë i festivali tradicional të perimekulturës “Agrofesta”.Ky festival i cili po mbahet në pjesë më të lartë të fshatit, në lartësi mbi 350 metra, nga ku shihet edhe fusha më e gjerë, gjysma e rrafshit të Dukagjinit, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës. Organizatorët thonë se përveç aktiviteteve të shumta, vizitorët do të kenë mundësi të blejnë produkte me çmime promovuese. Banorët e Krushës së Madhe dhe rrethinës, që “bukën e nxjerrin nga toka”, sot kishin festë, pasi filloi “Agrofesta”. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl…
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, nga Aleanca Kosova e Re ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje javë më parë.Ai ka thënë se arsyeja pse ka kaluar në VV ka qenë populli. Bahtiri ka thënë se nuk ka vendosur të jetë pjesë e listës për deputet, pasi nuk ka dashur të gënjejë qytetarët që ia kanë dhënë votën për kryetar. “Jam munduar të bëj mirë në këtë vend, e mira është kur e ke afër popullin, unë e kam pasur fatin të jem shërbëtor i popullit” “Vendimi që të kaloj në VV, është vendimi i qytetarëve” “Struktura e AKR-së, përpos një personi,…
Ish-kryeministri britanik, David Cameron, i cili shpalli referendumin për Brexit-in deklaroi sot gjatë një interviste se nuk do të përjashtonte mundësinë e një votimi të dytë lidhur me këtë çështje.“Unë nuk po them se do të ndodhë ose duhet të ndodhë. Unë po them vetëm që nuk mund t’i përjashtoni gjërat tani, sepse ne duhet të gjejmë një mënyrë për të kaluar ngërçin”, deklaroi Cameron për të përdtshmen britanike “The Times”. Ndërkohë që politika britanike është përfshirë nga mosmarrëveshjet mbi mënyrën sesi do të zbatohet referendumi i 2016, ku 52 përqind e publikut votuan për të lënë Bashkimin Europian, në…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka dhënë mesazhe të qarta për qeverinë e re e cila do të formohet në Kosovë. Sipas tij, pas 6 tetorit, ai që vjen në krye të qeverisë duhet ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të punojë në drejtim të rifillimit të dialogut.Në një intervistë për Kurir, Scott ka thënë se SHBA’ja e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Me emërtimin Matthew Palmer, Pompeo ka dhënë mesazh se përpjekjet e SHBA’së për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë janë intensifikuar. “Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kohët…
Shefi i Shtabit të koalicionit Nisma-AKR-PD, Dardan Gashi, ka treguar arsyen se pse emri i tij nuk figuron ndër 110 të tjerët në listën për deputet.“Po jo të gjithë duhet të garojnë. Kam marrë rolin që të punoj për fushatë. Jam kyçur vonë në Nisma dhe nuk është e ndershme që paradite të futesh në një parti dhe pasdite në listë”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova. “Unë duhet të punojë. Nisma do të jetë në qeverisje sepse do të ketë suksese në zgjedhje. Është ekip e dinjitetshme. Ne nuk kemi pranuar të jemi në koalicion me parti që me…

