Më shumë se 2000 mbetje fetusesh janë gjetur në shtëpi në e një mjeku në Ilinoi, SHBA, i cili vdiq më 3 shtator.Mjekut i ishte hequr licenca që në vitin 2015 dhe nuk i lejohej më të punonte te spitali South Bend, por duket se ai e ka vazhduar veprimtarinë në shtëpi në mënyrë të paligjshme. Mjekët gjetën saktësisht 2246 mbetje fetusesh kur i bënë një kontroll në shtëpi këtë të enjte.
Author: almakos
Industria e naftës në Arabinë Saudite pësoi një goditje të rëndë si pasojë e sulmeve me dronë që u vunë flakën dy rafinerive.Prodhimi ditor i arit të zi u reduktua përgjysmë gjatë së shtunës, raporton Reuters. Një telefonatë e presidentit Donald Trump me mbretin e kurorës, Mohamad bin Salman, u zhvillua gjatë ditës. Siç raportohet nga agjencia shtetëror e lajmeve saudite, presidenti amerikan u ka ofruar arabëve ndihmë për mbrojtjen e rafinerive dhe sigurinë. Mësohet se presidenti ka folur për ndikimin negativ që këto sulme do të kenë në në ekonominë amerikane dhe atë globale. Rebelet Huthi, të mbështetur nga…
Stuhia tropikale Humberto është afruar pranë pjesëve tashmë të shkatërruara të ishujve Bahamas, vend ky, që para dy javësh u godit nga një uragan i fuqishëm.Erërat e fuqishme dhe shirat pritet të godasin ishujt Bahamas dhe meteorologët thonë se kjo stuhi mund të shndërrohet në uragan në fund të javës. Stuhia pritet që të largohet nga veriperëndimi i Bahamasit më vonë gjatë ditës së shtunë dhe më pas të zhvendoset drejt brigjeve lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme të kalojë përmes Oqeanit Atlantik, njoftoi Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara. Stuhia Humberto ka erëra…
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR dhe PD, Fatmir Limaj, ka thënë se beson se disa prej kundërkandidatëve të tij ende nuk janë gati për të udhëhequr me shtetin.“Për disa kandidatë ende nuk është koha që ata ta drejtojnë vendin duke mos folur për personalitetin e tyre fare. Mendoj se për disa kundërkandidatë ende nuk është koha dhe habitem si ata vrapojnë dhe e marrin guximin ta marrin drejtimin e vendit”, ka thënë ai në Klan Kosova. “Janë disa njerëz të mirë të këtij vendi që janë kandidatë, por që mendoj se herët kanë kandiduar. Pavarësisht elokuencës dhe dëshirës nuk…
Prodhimi i naftës i Arabisë Saudite është ndërprerë rëndë nga sulmet e një droni të lëshuar nga grupi Houthi ndaj dy objekteve të mëdha të naftës, të cilat drejtohen nga ndërmarrja shtetërore Aramco, thonë raportet.Burimet e cituara nga Reuters thanë se sulmet kishin zvogëluar prodhimin me pesë milion fuçi në ditë – gati gjysmën e prodhimit të mbretërisë. Zjarret tani janë nën kontroll në të dy objektet, thonë mediat shtetërore saudite. Një zëdhënës i grupit rebel të Houthit në Jemen tha që ata kishin vendosur 10 drone në sulme. Sauditët udhëheqin një koalicion ushtarak të përkrahur nga Perëndimi që mbështet…
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka lëshuar akuza të rënda drejt presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.Ai deklaroi se me rastin e rivarrosjes së eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletinit, Thaçi ka tentuar që ta ndryshojë lokacionin. Sipas tij, Thaçi ka tentuar që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Shqipëri e jo në Boletin, për shkak se nëse do ndodhte ndryshimi i kufijve ato do të mbeteshin jashtë Kosovës. “Eshtrat e Isa Boletinit ka dashur t’i varrosë në Shqipëri për shkak të ndjeshmërisë…
Pritjet pa orar të qytetarëve të Prishtinës nëpër stacionet e kryeqytetit po ua vështirësojnë atyre qarkullimin.Nëpër këto stacione, mungojnë tabelat shënjuese që tregojnë për oraret e autobusëve. Ato ishin pjesë e premtimeve të kryetarit të Prishtinës. Sipas qytetarëve, mungesa e tabelave nëpër stacione po ua vështirëson atyre lëvizjen me trafikun urban, si pasojë e mosinformimit të saktë se kur qarkullojnë autobusët. Premtim tjetër i kryetarit ka qenë edhe vendosja e tabelave digjitale, projekt ky që ende nuk është realizuar, raporton KTV. Ndërsa, si pikë e vetme reference për oraret e autobusëve mbetet sistemi online, i cili sipas qytetarëve, nuk duhet…
Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitet e 90-ta kur ka qëndruar në Zvicër ka ëndërruar që projektet e atjeshme infrastrukturore një ditë t’i shohë edhe në Kosovë.Limaj ka thënë se arsyeja pse ai nuk i ka marrë fëmijët e tij për të jetuar në Zvicër ka qenë sepse ka dashur që të ardhmen ta ndërtojë në Kosovë. Ai tha se për pak kohë sa ka jetuar në Zvicër, ka pasur lakmi që të bëjë në Kosovë projektet të cilat i ka parë të realizuara atje. “Një kohë kam jetuar në Zvicër, e njoh…
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës, Faruk Mujka, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se kryetari i këtij qyteti është lënë i vetëm ndaj presioneve ndërkombëtare për ndryshim të kufijve të qytetit.“E kanë lënë vetëm Agim Bahtirin ndaj presioneve ndërkombëtare për ndryshim të kufijve administrativë” deklaroi Mujka. Ai tutje shtoi se lidhjet e politikanëve kosovarë me kontrabandën në pjesën veriore ka ndikuar që të mos përqendrohen në zgjidhjen e çështjes së Trepçës. “Të gjitha problemet te Ura e Ibrit janë me qëllim të krijimit të mjegullës me kontrabandë. Për atë…
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Gazmend Abrashi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Universiteti i Mitrovicës nuk është akreditu për shkak të njerëzve të PDK’së. Ai gjithashtu tha se aty ka shumë nepotizëm dhe jo profesionalizëm nga ana e stafit dhe studentëve.“Universiteti i Mitrovicës – Isa Boletini nuk është akreditu për shkak të njerëzve të PDK’së, të cilët e përbejnë Universitetin e Mitrovicës, nga rektori e deri në fund të stafit”, është shprehur Abrashi. Ai gjithashtu tha se në UM ka shumë nepotizëm dhe joprofesionalisëm. “Në Universitetin e Mitrovicës ka shumë nepotizëm dhe…
Pak metra larg qendrës së qytetit, në komunën e Podujevës është reklama e një konvikti për djem.Ky institucion është i themeluar nga shoqata “Burimi i Arsimit”, në krye me një pronar turk. Por për funksionalizimin e këtij konvikti, shoqata nuk është pajisur asnjëherë me leje nga komuna e Podujevës. Kështu shprehet zyrtari për media, Bujar Gimolli. Prandaj sipas Gimollit, ky objekt nuk e ka kryer kurrë funksionin e konviktit, raporton T7. Ndonëse shoqata nuk kishte marrë leje për konvikt, ata iu kishin drejtuar komunës me një kërkesë të re. [embedded content] Ani pse një leje e tillë nuk është aprovuar…
Photo: MIA Alsat 2019-09-14T20:44:20+02:00 Pas rishikimit të propozimit të Kuvendit, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka vendosur që Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për sjellje joprofesionale dhe të pandërgjegjshme Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë. Loading…

