Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës, Faruk Mujka, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se kryetari i këtij qyteti është lënë i vetëm ndaj presioneve ndërkombëtare për ndryshim të kufijve të qytetit.
“E kanë lënë vetëm Agim Bahtirin ndaj presioneve ndërkombëtare për ndryshim të kufijve administrativë” deklaroi Mujka.
Ai tutje shtoi se lidhjet e politikanëve kosovarë me kontrabandën në pjesën veriore ka ndikuar që të mos përqendrohen në zgjidhjen e çështjes së Trepçës.
“Të gjitha problemet te Ura e Ibrit janë me qëllim të krijimit të mjegullës me kontrabandë. Për atë arsye ka pasur problem me kriminalitetin e krizë ekonomike. Nuk janë marrë me Trepçën e ndërtim të rrugëve” tha Mujka. /GazetaExpress/




