Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, së bashku me bashkëshorten dhe stafin kanë vizituar qytetin verior të Kosovës, Zubin Potokun.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane nëpërmjet një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Në çdo vend është mirë të lëvizësh dhe të dëgjosh pikëpamje të ndryshme për të tashmen dhe të ardhmen, siç bënë ambasadori dhe zonja Kosnett gjatë vizitës së tyre të fundit në Zubin Potok”. thuhet në shkrimin e ambasadës në Facebook.




