Në debatin me kandidatë për deputet ngas komuna e Malishevës në kuadër të emisionit Frontal Live që po zhvillohet në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë janë përplasur kandidati PDK-së, Halil Krasniqi me Fetah Rudin e LDK-së.Kandidati i PDK-së i ka thënë Rudit se me votat e LDK-së nuk të shkoj as deri në fshatin Arllat. “Me votat e LDK-së as deri në Arllat nuk shkon”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi ia ka përmendur atentatit Rudit, derisa ka treguar se pse është bërë ky atentat ndaj tij. “Rugova ka qenë duke shkuar me bë koalicion me PDK, kjo ka qenë…
Author: almakos
Seria e tërmeteve në trojet shqiptare ka vazhduar edhe sot. Një tërmet prej 2.5 ballësh ka dridhur përsëri Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.Epiqendra thuhet e ka qenë një thellësi prej 10 kilometrash. Ndërkohe dridhjet janë ndjerë edhe në një distancë prej 85 kilometrave në perëndim, në qytetin e Shkupit rreth orës 17 e 14 minuta. Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në qytezën e Dragashit në Kosovës, 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Kukësit. Tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të EMSC, e cila merret me regjistrimin e të gjitha tërmeteve nëpër botë. Shqipëria gjatë vikendit është goditur nga një…
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi për formimin e një komiteti kushtetues për Sirinë, i cili do të përfshijë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.Komiteti do të “ndërmjetësohet nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë”, u tha Guterres gazetarëve, duke shtuar se ai do të mblidhet në javët e ardhshme. Ai tha se beson fuqishëm se ky komitet, i organizuar dhe udhëhequr nga Siria, mund të jetë fillimi i zgjidhjes së konfliktit mbi tetëvjeçar në Siri. Mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që nga fillimi i luftës civile në këtë vend, në mars…
Gjeneral majori Corell, i cili zëvendësoi gjeneral majorin Tim Orr në cilësinë e agjutantit të përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, është duke zhvilluar vizitën e tij të parë në Kosovë.Që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë partner shtetëror i Kosovës duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo që e bëri këtë partneritet shtetëror unik, është se Iowa ka një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisë, arsimit, atletikës, biznesit privat, energjisë dhe bujqësisë. Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë që kur u emërua agjutant i përgjithshëm i Gardës…
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka falenderuar sot në një tubim partiak të gjithë ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike të Kosovës.Veseli ka thënë se partia e tij, falë këtyre kontributeve është sot shtëpia më e madhe e demokracisë në Kosovë. Sipas tij, PDK po e mban të palëkundur orientimin e Kosovës drejt perëndimit, drejt aleancës me SHBA-në dhe partnerët tjerë. “Ne duhet ta dëshmojmë edhe një herë që i dalim zot këtij vendi, që jemi partia e vendimeve të mëdha. Populli i Kosovës pret nga ne lidership të guximshëm. Pret të marrim përgjegjësi dhe me vizion të qartë…
Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se kishte folur për çështjet e korrupsionit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, por nuk tha nëse se kishin biseduar për hetimin e kandidatit demokrat për president Joe Biden.Një njoftim i gazetës Wall Street Journal thotë se presidenti Trump e nxiti zotin Zelenskiy tetë herë të hetonte zotin Biden dhe djalin e tij Hunter, nëse një kompani ukrainase gazi u përpoq të fitonte favore duke punësuar Hunter Bidenin kur Joe Biden shërbente si nënpresident në administratën e Barack Obamës. Njoftimet thonë se presidenti Trump ishte përpjekur ta bindëte presidentin Zelenskiy të bashkëpunonte me avokatin e…
Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albena Reshitaj, njëherit kandidate për deputete nga Koalicioni AAK-PSD, në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore, ka bërë apel tek qytetarët që të bëjnë kujdes se çfarë njerëz do të votohen për t’i përfaqësuar në Kuvend e Qeveri. Albena Reshitaj, që njëherit është njëra nga kandidatet më të shkolluara nga të gjitha listat konkuruese, këtë thirrje e ka bërë përmes profilit të saj zyrtarë në Facebook. Më poshtë postimi i plotë: [embedded content]
Alsat 2019-09-23T16:09:19+02:00 Nevojiten masa urgjente për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes ndaj grave politikane, biznesmene dhe figura publike. Përndryshe, mund të ketë pasoja fatale për ta në disa prej vendeve të rajonit, konsiderojnë pjesëmarrësit në Konferencën Rajonale për Barazi Gjinore dhe Luftë kundër Gjuhës së Urrejtjes. Ata propozojnë dy masa për të çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes dhe një lajmet e rreme që kanë një ndikim në sigurinë e familjeve të tyre. Këto janë rritja e ndërgjegjësimit midis qytetarëve përmes arsimit dhe fushatave dhe zbatimit të vazhdueshëm të ligjit. [embedded content] Nëse pyesim nëse funksionon unë do të them JO.…
Ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë të insistojë që votimi për anëtarësimin e saj në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që mbahet në gjysmën e tetorit të këtij viti në Kili. Njohësit e çështjeve të sigurisë po e vlerësojnë si të dështuar përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Ndërkohë në Qeveri po deklarohen se do përpiqen edhe njëherë që ta anëtarësojnë vendin në këtë organizatë.Gentiana HASANI Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t’u anëtarësuar në INTERPOL…
Alsat 2019-09-23T15:47:57+02:00 Dështon takimi i grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Konstatimet e takimit të liderëve i cili rezultoi pa marrëveshje kanë bërë që negociatorët të kenë qëndrime diametralisht të kundërta mbi ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe të veçanta. “Si fillim kemi dallime në interpretimin e përfundimeve nga takimi i liderëve. Njëherë t’i pastrojmë këto dallime pastaj të vazhdojmë. Kur do të takoheni? Nuk jemi marr vesh”. Para takimit ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska u shpreh pesimiste mbi kompromisin e mundshëm duke shtuar se pesimizmi i saj…
Alsat 2019-09-23T15:35:19+02:00 Edhe pse Gjykata Administrative ka vendosur në favor të ish-presidentit Gjorge Ivanov, komisioni për Anti-korrupsion do të vazhdojë “betejën” për, siç thonë, vendimin e padrejtë të Ivanovit, i cili ka emëruar dhe ka ngritur në pozita gjeneral të Armatës, në periudhë zgjedhore. Kryetarja e Anti-korrupsionit Biljana Ivanovska thotë se betejën do e vazhdojnë në Gjykatën e lartë Administrative. Është dorëzuar padi deri në Gjykatën Administrative. Gjykata administrative e shqyrtoi padinë e Presidentit dhe e pranoi. Ne na dorëzoi vendim gjyqësor për të cilin kemi ilaç juridik për të dorëzuar ankesë dhe ne do ta shfrytëzojmë atë të drejtë.…
Zyrtarët e rrjetit social “Facebook” kanë dhënë më shumë hollësi për projektin kundërthënës të kriptovalutës “Libra”, duke treguar se cilat valuta do të përdoren për ta mbështetur atë.Në një letër dërguar politikanit gjerman, Fabio de Masi, Facebook-u tha se gjysma e kriptovalutës “Libra” do të mbështetet nga rezervat e dollarit amerikan, ndërsa euroja, jeni japonez, funtet britanike dhe dollari i Singaporit gjithashtu do të përdoren për ta përkrahur këtë kriptovalutë. Mbështetja e “Libra”-s me valutat tradicionale ka për qëllim që ta zgjidhë problemin e mungesës së qëndrueshmërisë së çmimeve, që po ndikon në dëmtimin e kriptovalutave të tjera, siç është…

