Alsat 2019-09-23T15:35:19+02:00
Edhe pse Gjykata Administrative ka vendosur në favor të ish-presidentit Gjorge Ivanov, komisioni për Anti-korrupsion do të vazhdojë “betejën” për, siç thonë, vendimin e padrejtë të Ivanovit, i cili ka emëruar dhe ka ngritur në pozita gjeneral të Armatës, në periudhë zgjedhore. Kryetarja e Anti-korrupsionit Biljana Ivanovska thotë se betejën do e vazhdojnë në Gjykatën e lartë Administrative.
Është dorëzuar padi deri në Gjykatën Administrative. Gjykata administrative e shqyrtoi padinë e Presidentit dhe e pranoi. Ne na dorëzoi vendim gjyqësor për të cilin kemi ilaç juridik për të dorëzuar ankesë dhe ne do ta shfrytëzojmë atë të drejtë. Do ta argumentojmë ankesën në aspektin e dispozitave të vlefshme në ligjin tonë. Kështu që do të dorëzojmë ankesë në Gjykatën më të lartë administrative – deklaroi Biljana Ivanovska, Anti-korrupsion.
Dekretin joligjor të ish-presidentit Ivanov, edhe njëherë e konfirmoi presidenti Stevo Pendarovski.
Unë shkova në atë që u konstatua se të gjitha dekretet janë miratuar në fushatë zgjedhure. Kjo nuk është e lejuar – tha Stevo Pendarovski, president.
Ish-Presidenti Gjorge Ivanov akuzohet se në periudhë zgjedhore, me dekret i ka emëruar ish adjutantin Mirçe Gjorgovski për përfaqësues ushtarak në selinë e NATO-s, kolonelin Marijo Jurishiq për atashe ushtarak në Francë, shefin e Shtabit të përgjithshëm Vasko Gjurçinovski e ka avancuar në gjeneral-nënkolonel, Dragan Kovaçki është emëruar komandant i Brigadës së parë të mekanizuar të këmbësorëve dhe Besnik Eminin shef i shtabit në Komandën e përbashkët operative. Në vendimin e marrë Gjykata Administrative, thotë se Komisioni për Anti-korrupsion nuk e ka ftuar Ivanovin për t’i mundësuar që t’i paraqes argumentet e tij për dekretet e bëra.
Mefail Ismaili
Loading…




