Ish-deputeti nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, është i ftuar sonte në emisionin Pressing zgjedhor në T7.Lushtaku ndër të tjera ka folur edhe për raportet e komandantit legjendar, Adam Jashari, me Rexhep Selimin dhe Hashim Thaçin. Ka pasur shumë zëra se Adem Jashari nuk fliste me Rexhep Selimin, ndërsa të tjerë thonin se ai nuk fliste me presidentin e tanishëm, Hashim Thaçin. “Nuk kam qenë ato vite në Kosovë”, thotë Lushtaku për vitet kur thuhet këto raporte janë prishur. “Kam dëgju zëra por nuk kam qenë dhe nuk flas për diçka që ndëgjoj por kam dëshirë të flas me fakte…
Author: almakos
Gani Geci dhe Sami Lushtaku janë të ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Në fillim të emisionin ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, ka treguar se përse ka vendosur të ulet në anën e djathtë në studio. “Jam djathtist edhe me pikëpamje politike, ndërsa miku im Samija është majtist pasi që e ka dashur Enver Hoxhën. Mirëpo përkundër pikëpamjeve unë Saminë e kam mik të mirë”, ka thënë Geci. Këto komente Geci i ka bërë edhe pse partia nga e cila vjen Sami Lushtaku, PDK, është e djathtë me pikëpamje politike. “Unë jam djathtist. Mirëpo gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe…
Trashëguan këto stane nga stërgjyshërit e tyre.Vitet e fundit edhe i rinovuan në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe.Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi rrezikojnë të rrënohen.Pronarët e tyre janë janë të shqetësuar pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, pasi shteti malazez ka në plan që këtu të ndërtojë një qendër skijimi.Njëri nga pronarët tregon se krejt kjo situatë po krijohet në mungesë të dokumentacioni që vertëton pronësinë e tyre.“Ne nuk e pengojmë pasi gur themelin e kanë vendos në atë zonën andej. Sa i…
Në bazë të inteligjencës nga hetuesit e Drejtorisë Ndërregjionale të Policisë Gjyqësore (DIPJ) të Strasburgut, policia bavareze arrestoi mbrëmjen e së Premtes një burrë 21-vjeçar, i kërkuar në Francë në një çështje vrasjeje. Ai dyshohet se ka vrarë një grua 56-vjeçare me origjinë kosovare në një studio në shtëpinë Adoma në Strasburg, me disa plagë me thikë, më 17 shtator. Policia federale gjermane arrestoi burrin nga Shqipëria në një autobus në distancë të gjatë në Autostradën 93 pranë Kiefersfelden (Rosenheim District) në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë. I mbetur nga Roma në Itali, i dyshuari u nis për në Mynih. Ai…
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka rikthyer vëmendjen nga Anamorava.Ai ka thënë se si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan. Madje thotë se i ka kërkuar që të ndajë hapësirë, por që sipas tij ka qenë e kotë. Statusi i plotë i tij: Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava. Por, përkundër investimeve të mëdha në këtë pjesë, ne jemi përballur me neglizhencën e pushtetit lokal, sidomos atij në Gjilan. Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata…
Një djalë 15-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si Elton Gashaj, ka vdekur pasi është therur me thikë në një park lojërash në Slough, një qytezë pranë Londrës, të shtunën.Elton Gashaj vdiq nga një plagë me thikë në gjoks, tha Policia britanike, raporton mediumi publik britanik, BBC. 15-vjeçari u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën. Policia tha se një 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Gashajt. Një tjetër i ri, gjithashtu 15 vjeç, është liruar pas arrestimit lidhur me dyshimet për vrasjen.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot bashkëqytetarë të tij në Mitrovicë, ku ka thënë se me investime vendore dhe të huaja do t’ia kthejë Mitrovicës reputacionin si motor i zhvillimit të tërë Kosovës.Veseli ka prezantuar edhe politikën e re fiskale dhe përshkallëzimin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, me të cilën do t’i stimulojë investitorët. “Në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, sot i takova bashkëqytetarët e mi bujarë dhe punëtorë. Me investime të mëdha, vendore dhe të huaja, ne do t’ia kthejmë Mitrovicës reputacionin si motor i zhvillimit të tërë Kosovës. Për të gjitha ata që investojnë…
Në debatin me kandidatë për deputet nga komuna e Malishevës në kuadër të emisionit Frontal Live që u zhvillua në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Kandidatja për deputete Lëvzijes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi ka thënë se nga fshati Krasavari janë përzënë kandidatët për deputet të kësaj ane nga banorët e fshatit për shkak që Nisma e ka lejuar operimin e një gurthyesi në fshat.“Zotria nuk po e thotë të vërtetën, VV ka pas takim me qyetarët e këtij fshati dhe aty e kanë shpreh shqetësimin e tyre. Gurthyesin e kanë sjellë Nisma, gurthyesi ka vazhdu dhe është shqetësim për…
Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, në një fjalim nga Prishtina ka drejtuar kritika të shumta në drejtim të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Shpend Ahmetit.Osmani ka thënë se po flet për luftën kundër korrupsionit ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ia ka përmendur faktin që ia ka lënë në dorë dialogun Hashim Thaçit, Shpend Ahmetit deklaratën për mos guxim që të dërgojë lule tek varri i Ibrahim Rugovës. Kandidatja për kryeministre gjithashtu ka drejtuar kritika edhe ndaj kreut të VV’së, Albin Kurtit, duke thënë se ai s’mund të flasë për atë se si do…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ka mbajtur në Pejë një tubim me qytetarët e kësaj ane.Haradinaj i ka dhënë një rëndësi të madhe Pejës, duke thënë se Peja është fuqi vendimmarrëse në nivel vendi. Ai ka thënë se Kosovën nuk mundet ta dorëzojë askush, pa e dorëzu Pejën, duke iu referuar projektit për shkëmbim territoresh, “S’ka mujtë kush pa e dorëzu Kosovën, pa e dorëzu Pejën. E Pejën s’ka mujtë kush me dorëzu”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se për 20 vite është punuar për ta lodhur Kosovën dhe pastaj për ta ndarë atë, “20 vjet mas lirisë,…
Debat i ashpër është zhvilluar në Malishevë ndërmjet kandidatëve për deputet në emisionin Frontal i cili është zhvilluar në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”.Kandidati nga koalicioni AAK – PSD, Fatmir Shurdhaj e ka akuzuar PDK-në se e ka shkatërruar shtetin. “PDK është bërë parti gjahtare dhe asnjëherë programin e vet nuk e ka zbatuar. PDK është përgjegjëse për të gjitha problemet që kanë ndodh në Kosovë. Në PDK montojnë proceseve gjyqësore dhe politike. Në kokën e krimit janë ngërzitë e PDK-së. PDK e ka montuar rastin e Fatmir Limajt”, ka thënë Shurdhaj. Edhe kandidatja e Vetëvendosjes Jetmira Vrenezi e ka…
Aktivistja më e re që ngre zërin ndaj ndryshimeve klimatike, në një fjalim të përcjellë me lotë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u është drejtuar liderëve botëror, duke u thënë se sot do të duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën nëpër të cilën po kalon bota, shkruan Gazeta Express.Në këtë fjalim ajo ka vazhduar me kritika ndaj liderëve të botës, duke u thënë se me fjalë boshe i kanë vjedhur të ardhmen, pasi ata shqetësohen vetëm për rritje ekonomike dhe për para. “Ju më keni vjedhur ëndrrat e…

