Familjet që i humbën më të dashurit e tyre në aksidentet fatale të dy aeroplanëve “Boeing 737 Max” do t’i marrin nga 144 mijë e 500 dollarë amerikanë nga kjo kompani.Këto të holla janë pjesë e një fondi prej 50 milionë dollarësh, të cilin kompania e kishte themeluar në muajin korrik. Familjet duhet t’i dorëzojnë dëshmitë e tyre për dëmshpërblim para vitit 2020. Avokatët e familjeve të viktimave, shumë prej të cilëve kanë vendosur ta padisin kompaninë në gjykatë, e kanë kundërshtuar këtë fond duke e cilësuar atë si përpjekje për publicitet. “144 mijë dollarë as nuk i afrohen dëmshpërblimit…
Author: almakos
Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Si rrjedhojë e kësaj përfaqësuesit e subjekteve politike kanë njoftuar se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim, duke i përcaktuar edhe qendrat në të cilat do t’i mbajnë tubimet e para në kuadër të fushatës.Gjatë ditës së nesërme (25 shtator) pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Subjektet politike, që do të garojnë më 6 tetor, tashmë i kanë përcaktuar edhe qytetet se ku do ta fillojnë fushatën. Prishtina, Mitrovica e Theranda janë qendrat në të cilat partitë…
Edhe pse deri në fund të vitit janë edhe dy takime të Këshillit të Ministrave të BE-së, në asnjërën nga to nuk është përfshirë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.Njohësit e integrimeve evropiane thonë se kjo është pasojë e mungesës së rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përderisa Zyra e BE-së në Prishtinë përsërit qëndrimin e vazhdueshëm për rend e ligj në Kosovë. Për kundër mbështetjes së disa shteteve për liberalizim të vizave për Kosovën, Këshilli i ministrave i BE-së, si organ vendimmarrës, nuk e ka paraparë në agjendë këtë çështje. Zyra e Bashkimit Evropian në…
Fotografi të tmerrshme të viktimave të përgjakura, të cilat duket se janë qëlluar me armë zjarri, janë publikuar pas një dite të dhunshme në Papuan Perëndimore të Indonezisë. Në përleshje janë vrarë së paku 20 njerëz, ndërsa 70 të tjerë janë lënduar.Katër njerëz, përfshirë një ushtar, u vranë dhe disa të tjerë u lënduan kur forcat indoneziane të sigurisë hapën zjarr ndaj studentëve pas një proteste lidhur me racizmin në një universitet në Jayapura të hënën. Në një incident tjetër në qytetin Wamena, së paku 16 civilë u vranë dhe 65 u lënduan gjatë një kryengritjeje, për të cilën protestuesit…
Alsat 2019-09-24T08:26:41+02:00 Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Maxhar telekom” të PSP-së, të cilat i ndërmori në kompetenca dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësues i të dy lëndëve është prokurorja Lile Stefanova, për të cilën Këshilli i Prokurorëve Publikë më 16 shtator solli vendim me të cilin ishte shkarkuar nga PSP-ja dhe ishte kthyer në PTHP-në amë në Radovish. Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski dje e autorizoi prokuroren Lile Stefanova që ajo edhe më tutje mbetet kompetente për lëndët të cilat…
Alsat 2019-09-24T08:22:18+02:00 E dyshuara e tretë e rastit “Reket”, Katica Janeva e cila ndodhet në paraburgim në burgun hetues të Shutkës, sot duhet të paraqitet para prokurores Villma Ruskoska, për të dhënë dëshminë e sajë në lidhje me rastin “Reket”. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Janeva të mbrohet në heshtje. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme i dyshuari i parë i rastit Bojan Jovanovski (Boki 13) nuk pranoi të dëshmoj, pasi mbrojta e tij kërkoi qasje në prova. Loading…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e ndërprerjes së punës së kuvendit për herë të dytë me radhë, nëse Gjykata Supreme vlerëson se ai e ka keqpërdorur pushtetin në rastin e parë.Shefi i qeverisë britanike, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu la të kuptohet se nuk do të ndihej i obliguar që të japë dorëheqje në rast se drejtësia vlerëson se ai e ka mashtruar mbretëreshën lidhur me arsyet për suspendimin e punës së kuvendit. I pyetur nëse vendimi i gjykatës kundër…
Alsat 2019-09-24T08:11:09+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 22 deri më 29 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Ndërsa gjatë javës moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Loading…
Gani Geci dhe Sami Lushtaku mbrëmë ishin të ftuar për një intervistë ekskluzive në Pressing të televizionit T7. Aty u biseduan shumë gjëra që për publikun nuk ishin të njohura.Që në fillim të emisionin ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, ka vendosur të ulet në anën e djathtë në studio. “Jam djathtist edhe me pikëpamje politike, ndërsa miku im Samia është majtist pasi që e ka dashur Enver Hoxhën. Mirëpo përkundër pikëpamjeve unë Saminë e kam mik të mirë”, ka thënë Geci, duke bërë që Sami Lushtaku t’i përgjigjet “Unë jam djathtist. Mirëpo gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe Enver Hoxhën,…
Është shënuar edhe rasti i radhës që votimi përmes postës është keqpërdorur nga bashkatdhetarët tanë.Ndërsa rastet e para janë shënuar në Finlandë e Zvicër, është edhe një rast tjetër i votimeve të organizuara që është paraqitur në diasporë. Një mërgimtarë i quajtur Nderim Ibrahimi që përmes postimeve në Facebook shihet që është përkrahës i VV-së, ju ka bërë thirrje të thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të lajmërohen tek ai për fletëvotime. “Nëse ju është pranuar aplikimi për t’u votuar me Postë dhe ju keni nevojë për fletëvotime, lajmërohuni edhe tek unë”, ka shkruar ai në Facebook Kurse një rast tjetër është…
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.Reshjet do të jenë të dendura herë pas here. Gjithashtu në disa lokalitete priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vonë pasdite pritet stabilizim gradual i motit. Të mërkurën në tërë rajonin pritet që të kemi përmirësim afatshkurtër të motit, ndërsa të enjtën do të kemi reshje të reja atmosferike, por intensiteti i tyre nuk do të jetë i lartë sikur reshjet e sontme dhe nesërme. Nga e premta përsëri stabilizim dhe përmirësim i motit.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Kosovës, Behgjet Apcolli, dhe homolgu i tij nga Republika e Shqipërisë, Gent Cakaj, janë pritur në mënyrë madhështore nga mërgata shqiptare që ndodhet në ShBA.Dy ministrat janë duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pacolli ka thënë se është kënaqësi të jetë pjesë e kësaj pritje madhështore. /Gazeta Express/

