Author: almakos

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.Haziri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për kandidaturën për kryeministër të Kadri Veselit. “Kadri Veseli ia ka zënë vendin Fatmir Limajt si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Haziri. “Po mundohet me u distancu për Thaçit, defakto po aktivizon strukturat e vjetra të tij” Haziri ka folur edhe për kandidaturat e tjera duke thënë se nuk janë të denja asnjhëra përveq asaj të Vjosa Osmanit.

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak.Sllovakia është njëri nga 5 shtet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. “Takim i shkëlqyeshëm i shkëmbimit të ideve me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajčák. Bideduam për marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-së dhe OSBE-së. Ne vazhdojmë angazhimin pragmatik me Sllovakinë për të promovuar perspektivën Euro-Atlantike të…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk u kushtoi rëndësi zërave të disa demokratëve që kërcënojnë të nisin procedurat e shkarkimit kundër tij, pas njoftimeve se ai është përpjekur t’i bëjë presion presidentit të Ukrainës që të hetojë kandidatin kryesor për presidencë brenda demokratëve, Joe Biden.Presidenti Trump u tha gazetarëve ndërsa arrinte në Kombet e Bashkuara të hënën se ai nuk i merr “aspak seriozisht” kërcënime të tilla. Ai tha përsëri se me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy diskutoi për atë që e quajti “korrupsion” lidhur me zotin Biden dhe djalin e tij. “Patëm një telefonatë të përsosur me presidentin e…

Lexo më Shumë

Duke i komentuar akuzat e disa oponentëve politikë se pas fitores në zgjedhje, LDK-ja do të shkojë në koalicion me PDK-në, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e njohin konsistencën e saj politike dhe kur ajo thotë “kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë”.“Unë dua t’ju siguroj edhe një herë qytetarë të Prishtinës, për një gjë. Kurrë nuk e kam keqpërdor votën dhe besimin tuaj. Një parti po del derë më derë dhe po dezinformon, se kinse LDK po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar racional i…

Lexo më Shumë

Bedri Hamza nga PDK ka thënë se në qeverisjen e ardhshme nuk pretendojnë që t’i rrisin tatimet.Ai ka thënë se synojnë që të tërheqin investime të huaja. “Agjencia për investime do të kalojë në zyrë të Kryeministrit që të rriten kompetencat dhe të tërhiqen investitorët. Duhet te eliminohet mundësia e rivlerësimit të mallrave në Doganë sepse ka mundësi që të ketë dukuri tjera abuzive dhe korrupsion”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova. “Duhet të lehtësohet qasja e bizneseve në financa. Do të krijohet fondi i punësimit me 50 milionë euro çdo vjet buxhet”. Hamza ka thënë se Ndërmarrjet e Vogla…

Lexo më Shumë

Kandidati për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës që në listën e koalicionit AAK-PSD bartë numrin 7, Ministri në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nxjerrë në Facebook përshtypjet e tij pas tubimit paraelektoral në Pejë, ku morën pjesë numër i madh simpatizantësh.Lekaj që është prej kreatorëve të zbatimit të projektit të Autostradës së dukagjinit, në postim ka shprehur lidhjet e tij edhe emocionale me projektin. “Peja i thotë PO qeverisjes me programin 100% Kosovë, që do t’i bëjë realitet Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Lekaj. “Kjo komunë tashmë i di të mirat që sjell Qeveria Haradinaj dhe me…

Lexo më Shumë

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në e njëkohësisht anëtar të partive LDK e PDK, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, të ftuar në emisionin Pressing të T7, kanë parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe koalicionin qevverisës.Lushtaku tha se PDK’ja del e para dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër. Gjithashtu tha se edhe nëse LDK del e para, do ta lus PDK’në të futet në Qeveri. “PDK’ja do të dalë e para padyshim me Kadri Veselin kryeministër”, tha Lushtaku. “Nëse LDK’ja del e para do të na lusin me hi në koalicion që…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar se Prizreni si gjithmonë, edhe këtë radhë është i gatshëm ta vulosë fitoren madhështore të Nismës dhe koalicionit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit.Postimi i Limajt në Facebook: Mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i strukturave drejtuese të degës së Nismës në Prizren. Prizreni, si gjithmonë, edhe këtë radhë, i gatshëm ta vulosë fitoren madhështore të Nismës dhe koalicionit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit. Strukturat tona në Prizren janë mobilizuar si kurrë më parë për ta prezantuar projektin tonë Bashkë për Shtetin në çdo cep të Prizrenit. Bashkë…

Lexo më Shumë

Anton Quni ka insistuar se megjithëse formacionet e FARK-ut kishin pranuar që në Kosovë të futen nën emblemën e UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë ka pasur dy qendra komanduese.Quni ka thënë se këto formacione i kanë raportuar ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, e pas vrasjes së tij, Xhavit Bicaj. “Derisa kanë organizuar dy vija komandimi, dy vija mobilizimi, dy vija zhvillimi operacional, është shumë e natyrshme që kur ka dy organizime ushtarake, aty të ketë probleme. Prapa organizimeve ushtarake qëndrojnë edhe partitë, ideologjitë, institucionet e të tjera. Nëse njëra apo tjetra favorizon njërin apo tjetrin organizim ushtarak, problemet…

Lexo më Shumë

Dy figurat e UCK’së, Sami Lushtaku dhe Gani Geci kanë folur rreth aktivistin e LDK’së, Haki Imeri, i cili menjëherë pas lufte u rrëmbye e më vonë u vra.Lushtaku ka thënë se asnjëherë nuk e ka njohur Imerin por kur e ka pyetur gruan e tij, që vinte nga fshati i njëjtë me të, ajo i ka treguar se vjen nga një familje e mirë. “Unë Haki Imerin nuk e kam njohur asnjëherë. Gruaja ime është nga Broja. Më ka thënë se është njëri i mirë dhe janë familje shumë e mirë [Familja e Haki Imerit]”, ka thënë Lushtaku. Ndërkaq…

Lexo më Shumë

Elton Gashaj, 15 vjeçar nga Kosova, u gjet të shtunën i therur me thikë në një zonë afër Londrës, ku më pas edhe gjeti vdekjen. Nëna e tij, thotë se viktima po shoqërohej me ‘njerëz të këqinj’.Tashmë dy ditë mediat britanike po merren me hetimet që çuan deri në vdekjen e 15 vjeçarit, dersa kanë ardhë në përfundim së u bë një ‘luftë’ për drogë. Nëna e tij, Vera, ka thënë për mediat se ajo ka lajmëruar disa herë Policinë, se djali i saj po kërcënohet pasi që është shoqëruar me njerëzit e gabuar. “I kam thënë policisë se djali…

Lexo më Shumë

Rusia tha të hënën se e ka shtuar emrin e Oleg Smolenkov-it, i lindur në vitin 1969, në listën njerëzve të zhdukur dhe se ka filluar një operacion për gjetjen e tij.Këtë muaj pati njoftime nga disa media amerikane, përfshirë agjensinë Reuters, kanalin CNN, si dhe gazetat “The New York Times” dhe “The Washington Post”, se një informator i CIA-s brenda qeverisë ruse ishte evakuar dhe ishte sjellë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017. Në disa prej këtyre njoftimeve thuhej se rusi i paidentifikuar kishte ofruar të dhëna zbulimi nga brenda zyrave të Presidentit Vladimir Putin për ndërhyrjen e…

Lexo më Shumë