Kandidati për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës që në listën e koalicionit AAK-PSD bartë numrin 7, Ministri në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nxjerrë në Facebook përshtypjet e tij pas tubimit paraelektoral në Pejë, ku morën pjesë numër i madh simpatizantësh.
Lekaj që është prej kreatorëve të zbatimit të projektit të Autostradës së dukagjinit, në postim ka shprehur lidhjet e tij edhe emocionale me projektin.
“Peja i thotë PO qeverisjes me programin 100% Kosovë, që do t’i bëjë realitet Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Lekaj.
“Kjo komunë tashmë i di të mirat që sjell Qeveria Haradinaj dhe me 6 tetor voton për mandatin e dytë të saj. Numri im është 7”/Gazeta Express/




