Author: almakos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump konfirmoi se ka biseduar për Joe Bidenin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një bisede telefonike në muajin korrik.Kjo bisedë është në qendër të një skandali politik në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump tha se i ka thënë homologut të tij ukrainas, se “ne nuk duam që njerëz si ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, dhe djali i tij”, të kontribuojnë në korrupsionin që po ndodh tashmë në Ukrainë. Biden është një nga pretendëntët kryesor për të marrë nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Gazeta The Wall Street Journal raportoi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-23T13:26:58+02:00 Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mbajti një takim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ku u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Shërbimi për Punë të Jashtme i BE-së njoftoi të hënën se takimi u zhvillua në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.“Në takim u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë. Në takim morën pjesë: presidenti…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-23T13:22:37+02:00 Avokati i Boki 13, Saso Dukovski tha se Bojan Jovanovski sot nuk dëshmoi dhe nuk do të jep deklaratë derisa nuk i shohin provat. Sipas tij të mërkurën Ruskovska do të duhet të paraqesë prova për të dyshuarin. Dukovski më tej u shpreh se klientit i tij, Boki 13 është në gjendje të rëndë shëndetësore. Loading…

Lexo më Shumë

Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, mirëpo ai ka refuzuar ftesën që i është bërë.Kështu thuhet në njoftimin e bërë për shtypin nga Kryesia e OVL – UÇK-së, deri sa këta të fundit kanë thënë se i kanë sugjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe të mos krijojë precedent për të tjerët. “Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale. Meqenëse z. Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e tillë do të ishte e denjë për skenarët e filmave të Hollivudit. Babë e bijë kanë humbur jetën në një ditë.Arsyeja është me të vërtetë e çuditshme dhe e rrallë. Ata u helmuan nga taliumi, element kimik metalik që oksidohet në kontakt me ajrin dhe që ishte transportuar nga jashtëqitja e pëllumbave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza të Milanos, ku viktimë kanë mbetur Patrizia Del Zotto 62 vjeçe, dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç. Përbërja e taliumit është gjetur pranë shtëpisë së tyre dhe dyshimet kryesore pas verifikimeve bëjnë me dije se…

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e gazetares së RTK’së, Ardita Sylejmani Bllaca, e cila ndërroi jetë të premten gjatë lindjes.Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ardita do të kujtohet përherë si njeri me virtyte të larta dhe gazetare profesioniste. “Me Anitën dhe bashkëpunëtorë në familjen Sylejmani e Bllaca për të shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Arditës. Ardita do të kujtohet përherë si njeri me virtyte të larta dhe gazetare profesioniste”, ka shkruar Haradinaj. Gazetarja Sylejmani ishte bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar sot me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe përfaqësuesit e tjerë të Ballkanit Perëndimor në New York.Thaçi së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, atij të Serbisë, Ivica Dacic dhe përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në një darkë pune të organizuar nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë. Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në këtë darkë pune së bashku me Thaçin po marrin pjesë…

Lexo më Shumë

Qendra e Studentëve e UP-së “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, sot ka publikuar rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2019/2020, raporton Express.Sipas kësaj qendre, konkursi ishte i hapur nga data 04 deri 13 shtator të këtij viti, ku gjatë këtij kohe për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar rreh 6500 studentë. Në këtë link mund t’i gjeni emrat e të pranuarve në konvikte dhe për ushqim në mensë. Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net  dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Istog ka shpërthyer një granatë dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “Dy ankuesit meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se ka shpërthyer një mjet eksplodues. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore dhe se përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Simpatizantë dhe përkrahës të shumtë, e pritën kandidatin e Aleancës  pēr Ardhmërinë e Kosovës edhe në fshatin Banjë të Istogut.Berisha para të pranishmëve shpalosi programin Qeverisës, ku diskutoi për zhvillimin ekonomik të vendit dhe papunësinë, e që është  çështja që më së shumti preokupon tē rinjtë. Prandaj Berisha u zotua se banorëve të këtij vendi, do t’u ofrojë përkrahjen dhe mbështetjen maksimale.

Lexo më Shumë

Një djalosh 14 vjeç është vrarë nga shoku i tij në Kolorado të Shteteve të Bashkuara. Sipas familjes së viktimës, vrasja ndodhi pas një grindjeje për një palë këpucë të njohura si “xhordanka”.Policia amerikane tha se djali me emrin Treaujalaune Lornes është qëlluar me armë zjarri dhe është vrarë nga një moshatar i tij në një shtëpi në Denver dhe se personi i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. “Vëllai im u qëllua në shkallët e shtëpisë dhe ata po thonë se kjo nuk ka lidhje me armën, por me një palë këpucë”, tha për mediet amerikane motra e…

Lexo më Shumë