Author: almakos

Presidenti çek Milosh Zeman, nuk po ndalet me deklaratat e tij, pas kërkesës për tërheqjen e njohjes së shtetit të tij ndaj Kosovës, ai tani po thotë se nuk ka dhënë urdhër që avionët bombardues të NATO’s të dërgohen në Serbi për shkak të KosovësZeman ka hedhur poshtë akuzat se si kryeministër i qeverisë çeke, i dërgoi avionët e NATO’s për të bombarduar në  Serbi për shkak të Kosovës. Ai ka thënë se vendi i tij kishte rënë dakord për të bombarduar Jugosllavinë, me kusht që ato të bomba të kishin vetëm objektiva ushtarake. “Para së gjithash, unë nuk iu…

Lexo më Shumë

Në gjysmësferën veriore të Tokës sot ka filluar vjeshta, derisa njëkohësisht për banorët e gjysmësferës jugore ka filluar pranvera.Vjeshta filloi në orën 8:50 sipas kohës së Evropës së Mesme. Në ditën e fillimit të vjeshtës dita do të zgjasë 12 orë dhe 9 minuta, derisa nata 11 orë dhe 51 minuta. Në ditën e ekuinoksit vjeshtor dita dhe nata janë të gjatësisë së njëjtë. Ekuinoksi do të ndodhë, gjegjësisht dita dhe nata do të jenë me gjatësi së njëjtë, më 26 shtator

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-23T10:13:12+02:00 Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nga e hëna deri të shtunën do të qëndrojë në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nesër, siç raportojnë mediat greke do të realizohet edhe takimi Zaev-Micotakis. Ky do të jetë takim i parë i kryeministrave të të dyja vendeve, pasi Kirijakos Micotakis fitoi zgjedhjet në Greqi në fillim të korrikut të këtij viti. Në axhendën e kryeministrit Zaev është paraparë takim zyrtar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe prania në pritjen me ftesë të…

Lexo më Shumë

Pesë vjetët e fundit janë periudha më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në planet, njoftuan Kombet e Bashkuara përpara samitit të klimës që do të mbahet në prani të 60 liderëve botërorë në Nju Jork.Temperatura mesatare në 2015-2019 është më e lartë 1.1 gradë Celsius në raport me periudhën 1850-1900, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, transmeton KosovaPress. Të dhënat e fundit konfirmojnë tendencën e katër vjetëve të mëparshme, të cilat tashmë kanë qenë më të ngrohtat të regjistruara që nga viti 1850. Korriku 2019 u karakterizua nga më shumë valë të nxehta sidomos në Evropë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-23T09:58:17+02:00 Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini mbrëmë u takua me kryeministrat dhe ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, informojnë nga zyra e saj. Në darkën, e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u bisedua për perspektivën evropiane të rajonit dhe për avancimin e arritur deri më tani. “Ata shprehën mbështetje për hapjen e negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, duke nënvizuar se ky vendim është kyç jo vetëm për dy vendet e cenueshme, por për tërë rajonin dhe për BE-në”, qëndron në kumtesën e kabinetit të…

Lexo më Shumë

Kyle Scott ka kritikuar gjendjen politike në Serbi dhe ngecjen në procesin e bisedimeve me Kosovën.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott ka kritikuar gjendjen politike në Serbi duke përmendur edhe bisedimet e ngecura me Kosovën si një nga problemet kryesore. Ai ka thënë se Serbia ka shënuar përparim në planin ekonomik në tri vitet e fundit, por ka ndodhur një pasivitet në procesin e paqes me Kosovën dhe sipas tij situata politike nuk është ideale. “Ka ardhur deri te stabilizimi i ekonomisë, rrogat kanë filluar të rriten, papunësia ka shënuar rënie. Pasqyra ekonomike duket shumë…

Lexo më Shumë

Një nënë u bë pjesë e orës së matematikës në shkollën e  djalit të saj në mënyrë që ta ndalojë djalin e saj të jetë i pasjellshëm ndaj mësuesve.Djali i saj, në klasën e 8 kishte treguar shenja të një sjellje jo të duhur vitin e kaluar dhe kjo nuk u ndal kur u kthye në shkollë përsëri. Kërcënimet e nënës së tij për t’u ulur me të në klasën e tij bënë shumë pak për të penguar sjelljen e tij të gabuar. Becky nisi të mbante kontroll mbi djalin e saj, pasi mori email nga mësuesi i tij për…

Lexo më Shumë

Mediat serbe përsëri kanë shkruar rreth kërkesës së Kosovës për t’u pranuar në Interpol.Së fundmi rreth kësaj çështjeje ka shkruar edhe “Veçernje Novosti” sipas raportimeve të së cilës organizata e policisë ndërkombëtare po e fsheh kush po e shtyn Kosovën për t’u pranuar në të.“Prishtina pretendon se pothuajse të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit ranë dakord që kërkesa për pranim të saj të shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të ardhshme në Kili, selia e Interpol thonë se agjenda për atë seancë do të vendoset vetëm në tetor”.“Rendi i ditës së Asamblesë së 88-të të Interpolit u mor në…

Lexo më Shumë

Kompania ajrore dhe turistike “Thomas Cook”, me bazë në Britani të Madhe dhe e themeluar para 178 vjetësh, ka falimentuar pas dështimit të negociatave për ta shmangur një gjë të tillë.Autoriteti i Aviacionit Civil i Britanisë së Madhe njoftoi se kjo kompani e ka ndërprerë veprimtarinë tregtare me efekt të menjëhershëm. Falimentimi i saj i ka detyruar autoritetet të përgatisin plane urgjente për kthimin e mbi 150 mijë njerëzve në atdhe. Peter Fankhauser, shef ekzekutiv i kompanisë “Thomas Cook”, tha se falimentimi i firmës është për keqardhje të madhe. Ai gjithashtu u kërkoi falje miliona klientëve dhe mijëra punëtorëve të…

Lexo më Shumë

Për vite me radhë fusha e ambientit nuk ka qenë prioritet i qeverive, të cilat kanë udhëhequr me Republikën e Kosovës.Ekspertët e mjedisit thonë se aksionet e ndërmarra e strategjitë e hartuara për përmirësimin e gjendjes së ambientit nuk kanë gjetur asnjëherë zbatimin e duhur, shkruan sot gazeta “Zëri”. Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë për Republikën e Kosovës. Niveli i lartë i ndotjes tash e sa kohë është shndërruar në një prej problemeve kyçe me të cilin po ballafaqohet mjedisi në Kosovë. Deponitë ilegale dhe deponitë legale, që janë në gjendje të mjerueshme, po…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-23T08:39:43+02:00 Klubi i deputeteve në bashkëpunim me Institutin demokratik kombëtar sot në Kuvend organizon konferencë kushtuar bashkëpunimit rajonal në sferën e avancimit të barazisë gjinore dhe luftës kundër fjalës së urrejtjes. Në konferencë fjalime do të mbajnë kryetarja e Klubit të deputeteve, Gjylymser Kasapi, kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta, Daniella Rangellova, drejtori i Institutit demokratik kombëtar, Kris Henshou dhe drejtoresha e Lobit të grave, Daniella Dimitrievska. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-23T08:35:35+02:00 Në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion sot do të merret në pyetje i dyshuari i parë për rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili gjendet në paraburgim në Burgun e Shutkës. Kjo është deklarata e dytë e Jovanovskit për rastin “Reket”. Ai më 15 korrik të këtij viti u mor në pyetje në Prokurori së bashku me të dyshuarin e dytë Zoran Milevskin. Pas marrjes në pyetje prej disa orëve, Jovanovski doli para Gjykatës, ku në kërkesë të Prokurorisë Publike iu caktua masa e paraburgimit. Në periudhën e fundit lidhur me këtë rast…

Lexo më Shumë