Alsat 2019-09-22T22:54:56+02:00 Në një kohë kur Shqipëria është sy e veshë ndaj çdo zhvillimi të fundit të aktivitetit sizmik në vend, toka vazhdon ende të dridhet. Nisur nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti i fundit është regjistruar në Tiranë, i shkallës 4 ballë me epiqendër 9 km në veri të Durrësit, ndërsa thellësia 40 km. Vetëm në orët e mëngjesit të sotëm janë regjistruar disa lëkundje të forta, të cilat kanë shkaktuar sërish panik dhe tmerr te qytetarët. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë, në orën 07:19, 3.2 ballë në orën 08:25, ndërsa…
Author: almakos
Lumir Abdixhiku, ish-deputet dhe kandidat aktual për deputet nga radhët e LDK-së, ka potencuar se prioritet në programin qeverisës të LDK-së do të jetë reformimi rrënjësor i sistemit arsimor.Sipas tij, sistemi arsimor duhet të ndryshojë, në mënyrë që të jetë në shërbim të nevojave të tregut. Për Abdixhikun, me qeverisjen e LDK-së do ti ipet fund manisë së lëshimit të diplomave të cilat nuk kanë asnjë vlerë as për studentin e as bizneset apo tregun e punës. Ai ka shtuar se qeverisja e LDK-së do të krijojë politika të cilat ndikojnë në kufizimin e studentëve të pajisur me diploma të…
Glauk Konjufca dhe Mentor Hyseni kandidatë për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE ! kanë mbajtur dy takime madhështore me aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjës VETËVENDOSJE ! në Zvicër në qytetët e Cyrrihut dhe Gjenevës në këtë fundjavë.Ndërsa nënvizuan rolin vendimtar të diasporës në organizimin dhe financimin e rezistencës dhe luftës në vitet 90ta, ata thanë se ka ardhur koha përsëri Diaspora të ketë rolë vendimtar kësaj radhe në fitorën e ndryshimit duke shtjelluar në detaje programin ekonomik dhe për diasporën të LËVIZJËS VETËVENDOSJE!. Kandidati për deputet Mentor Hyseni ftojë për një mobilizim sa më të madhë që të sigurohet fitorja e…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një tubim në Gjilan me simpatizantë e mbështetës të AAK-së.Haradinaj ka folur për rëndësinë e pavarësisë, duke thënë se liderët e mëhershëm, të pas-pavarësisë nuk i kanë dhënë rëndësinë e merituar ndaj faktit se Kosova është e pavarur. Ai ka thënë se dëm të madh pavarësisë së Kosovës i kanë shkaktuar Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi. “Arsyeja pse PDK i ka humbur këto kualitete, është se ata nuk kanë mundur me e bë shkëputjen në periudhën e para pavarësisë dhe pas pavarësisë. Ata i kanë nxjerr në vështirësi edhe partnerët, sepse…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat pasditen e së hënës do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-së, reshje shiu parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët…
Nisma Socialdemokrate në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat në Prishtinë.Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi ka lavdëruar të parin e partisë, njëherësh pretendentin për kryeministër, duke thënë se Fatmir Limaj është njeriu i duhur në kohën e duhur. Sherifi foli dhe për partinë e tij, ku tha se ajo nuk njeh zvogëlim, por vetëm rritje çdo ditë. “Nisma nuk njeh zvogëlim, Nisma njeh vetëm rritje, Ju jeni njeriu i duhur i kohës së duhur, sepse për 5 vjet pas daljes në skenë si kryetar, keni dëshmuar që asgjë tjetër…
Kandidati nga radhët e Vetëvendosjes në qytetin e Gjakovës, Agon Batusha, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se trajektoret e Autostradës së Dukagjinit po shkojnë në tokat e njerëzve partiak që i kanë privatizuar vetë.“Trajektorja e autostradës ka ndryshuar tre apo katër herë”, tha Batusha. Ai tregoi se Vetëvendosje është pro ndërtimit të autostradës, por kundë idesë që është prezantuar aktualisht. “Ne jemi pro idesë së autostradës, por kundër idesë së kësaj që është prezantuar”, është shprehur Batusha në Pressing të T7. Batusha tha se projekti i Autostradës së Dukagjinit kalon pikërisht nëpër tokat e privatizuara nga…
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në Facebook se do të fillojë zyrtarisht fushatën zgjedhore nga qyteti i Mitrovicës.“Fushata zgjedhore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të nisë në Mitrovicën emblematike. Do të nisë prej qytetit që do të bëhet motori i zhvillimit ekonomik”, shkruhet në këtë postim. “Ftojini të gjithë të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore, të mërkurën më 25 shtator, në orën 16:00, në Sallën e Sporteve “Minatori”, në Mitrovicë” Fushata zgjedhore fillon zyrtarisht këtë të mërkurë dhe zgjatë deri me datën 4 tetor. /Gazeta Express/ [embedded content]
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në Boletin të Mitrovicës ku edhe e ka vizituar kullën e Isa Boletinit.Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga kulla e heroit u dëgjua zëri i mosprekjes së kufijve dhe mbrojtjes së sovranitetit. Ajo ka thënë po ashtu se zgjedhjet e 6 tetorit do të rikonfirmojnë se vetëm LDK-ja i ka dalë dhe do t’i dalë zot Kosovës. Postimi i plotë i Osmanit: Sot në Kullën e Isa Boletinit, në veri të vendit, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes…
Nisma Socialdemokrate në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat në Prishtinë.Nga kryeqyteti, kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj tha se sa më shumë që do të jetë e përfaqësuar Nisma në Parlament, aq më e sigurt do të jetë marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës, dhe se në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma, suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar. Kandidati për kryeministër edhe në Prishtinë theksoi se koalicioni në krye me partinë e tij, do të jetë befasia e 6 tetorit. Limaj i cili përfaqëson…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se qeveritë mund të vijnë dhe të shkojnë, por marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian nuk do të cenohen asnjëherë. Ndërsa thotë se ai asnjëherë nuk ka folur për ndryshim të kufijve, e ata që e kanë përmendur këtë temë, e kanë mashtrim për qëllime elektorale.Presidenti Thaçi i bëri këto komente në Ioëa ku vizitoi Gardën Kombëtare, Asamblenë e Përgjithshme të këtij shteti amerikan, takoi guvernatoren, Kim Reynolds si dhe studentet nga Kosova. Presidenti Thaçi tha se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Kosova…
Koordinatori Nacional për Reformë në Administratë, Besnik Tahiri, me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar para qytetarëve vizionin e tij të qartë për angazhim në çështjet për të cilat qëndrojnë dhe angazhohem në politikë.“Në garën për t’iu përfaqësuar, ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet për të cilat qëndroj dhe angazhohem në politikë”, ka shkruar ai. Ky është postimi i plotë i tij: Të nderuar qytetarë, Në garën për t’iu përfaqësuar, ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet…

