Në tubimin me qytetarë të Gjilanit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të përkrahet koalicioni AAK-PSD, pasi që sipas tij, vetëm Qeveria e tij mund t’i kryejë punët e nevojshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën.Haradinaj atje ka premtuar zhvillimin e Gjilanit, por edhe forcimin edhe të Luginës së Preshevës. “Më shumë projekte zhvillimore ne mendojmë se nëse e zhvillojmë Anamoravnë, kështu e përkrahim edhe Luginën. Kam vetëbesimin e duhur, aftësitë menaxheriale dhe vendosmërinë për të marrë vendime”. “Gjilan ata që kërkojnë besimin e juaj, nuk munden të punojë. Pse? Në aspektin menaxherial dhe zbatues jam rritë për shkak…
Author: almakos
I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj të dielën pasdite ka qëndruar në Gjilan ku është takuar me qytetarë dhe strukturat e koalicionit. Nga ky tubim, kandidati për deputet i këtij koalicioni Bajram Hasani i ka dërguar një porosi kryetarit të kësaj komune Lutfi Hazirit, i cili shpesh thotë se Gjilani janë ushtarë të Ibrahim Rugovës. Hasani ka thënë se qytetarët e Gjilanit kanë vendosur të jenë ushtarë të Ramush Haradinajt. Hasani ka thënë se koalicioni AAK-PSD është koalicion i fitores. “ Çdo ditë kur i takojmë qytetarët, të moshuar, burra e gra e i thonë faleminderit…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një tubim në Gjilan.Gjatë tubimit, në një moment ai e ka ndërprerë fjalimin e tij. Kjo pasi që në atë moment po thërriste ezani në xhami për lutje. “Po presim pak”, ka thënë Haradinaj, kur hoxha ka filluar ta thërras ezanin. Qytetarët e duartrokitën Haradinajn për këtë gjë ndërsa mbajtën qetësi njëjtë sikurse ai. Pas përfundimit, ai ka vazhduar fjalimin e tij duke i falënderuar të pranishmit për duartrokitjet. Ai vazhdoi ta shpjegoi ndërlidhjen e misionit që e ka elita politike. Ezani nis nga minuta 03:46. [embedded content]
Sot është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer sulm fizik ndaj policëve deri sa këta të fundit ishin duke kryer detyrën e tyre. Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Qamil Hoxha” .“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë”, kanë deklaruar në Policinë e Kosovës. Policia ka treguar se situata është futur shpejtë nën…
Entuziastët e automjeteve e dinë se dy gjeneratat e para të VW Golf u prodhuan edhe në fabrikën TAS në Sarajevë nga viti 1976 deri në vitin 1992.Siç shkruajnë mediat boshnjake një nga modelet në Sarajevë ishte VW Golf JGL, një makinë e rindërtuar e famshme e gjeneratës së parë. Versioni i tillë me benzinë thuhet se kishte një motor 4-cilindër 1.3 litërsh, me 60 kuaj-fuqi, ndërsa pajisjet JGL ishin të përshtatshme për klientët në ish-Jugosllavi. Dhe një Golf i tillë, produkt origjinal i TAS, thuhet se është prezantuar nga një tregtar gjerman në Cottbus, raporton Telegrafi. Marcel Schmidt njoftoi…
Një grua i ka dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të saj në mënyrë të tmerrshme, pasi që i njëjti ishte zhytur nën ujë për t’i propozuar asaj në Tanzani.Kenesha Antoine ka postuar një video në Facebook të të dashurit të saj, Steven Weber, duke notuar tek dritarja e dhomës së tyre nënujore në rezortin Manta në ishullin Pemba, Tanzani. “Nuk mund të them me një frymë se sa shumë të dua. Por gjithçka që dua për ty, i dua më shumë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ajo, raporton “The Guardian”. Në video, djaloshi nga Louisiana nxjerr letrën…
Top Channel Alsat 2019-09-22T17:52:58+02:00 Ish komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn reagoi shumë shpejt në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri. Hahn u shpreh i shqetësuar per serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze për infrastrukturën. I shpejtë qe dhe reagimi mbështetës i Prishtinës; kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në Facebook se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet. Edhe shtetet fqinjë si Italia dhe Greqia u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë. Rama tha se ka…
Një person ka goditur një xhami në pjesën lindore të Francës, ndërsa i njëjti është arrestuar menjëherë.Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë. Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se personi në fjalë ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital. Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme njerëzore.
Glauk Konjufca i VV’së dhe Mërgim Lushtaku i PDK’së marrin më shumë “llajka” se Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Në dhjetë postimet e fundit në FB, Konjufca ka marrë 16 mijë e 640 like. Ndërkaq, Lushtaku ka marrë 15 mijë e 320 like. Te PSD’ja më së shumti llajka merr Dardan Molliqaj.Express Dikur rekorde për “llajka” mbante ish-anëtari i FER’it e VV’së. Në pesë postimet e fundit, Fisnik Ismaili, s’ka arritur të marrë 300 pëlqime pavarësisht se ka tentuar të bëhet kreativ me publikimin e mesazheve dhe fotove të fushatës. [embedded content] Tash, primatin e “llajkave”…
Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila të enjten e kaluar ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.Shumë qytetarë, familjarë, e kolegë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares Sylejmani-Bllaca. Në emër të familjes Sylejmani-Bllaca, foli axha i saj, Fehmiu, i cili tha se gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca nuk ishte vetëm e jona, por e të gjithë shikuesve që ndoqën storiet e saj përmes mediumit publik. “Ardita nuk ishte vetëm e jona, ajo ishte e gjithë folësve shqip, që kanë hapur atë dritare, dhe kanë dëgjuar zërin…
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i humb 400 mijë euro në ditë si pasojë e aferave korruptive.Në Keqekollë, të dielën, ajo ka thënë se pas 6 tetorit “Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë”. “Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive. Paramendoni sa do të ishim 400 mijë por të investoheshim në Gollak. Kjo humbje vjen si pasojë e krimit dhe korrupsionit në baza ditore”, ka thënë ajo, bën të ditur LDK-ja përmes një njoftimi për media. “Të tjerët që ju premtojnë Zvicra…
Gjatë protestave për mbrojtjen e planetit nga ndryshimet klimatike, një djalosh serb ka zgjedhur që në pankartën e tij të flasë rreth mbrojtjes së natyrës në Malet e Sharrit.Petar Blazevski, e ka shpërndarë fotografinë edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Në pankartën e tij shkruhet: Tani në Kosovë, shqiptarët dhe serbët po luftojnë së bashku kundër shtpyësve që dëshirojnë ta ndërtojnë një Hidrocentral në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, gjë që është e ndaluar me ligj. Le ta ngrisim zërin tonë dhe t’i ndihmojmë atyre Në fund, ai në gjuhën shqipe dhe serbe ka shkruar: Bashkë…

