Author: almakos

Jens Wagner ka punuar në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë qe 20 vjet, duke shitur kapele me logo të prodhuesve të veturave, rroba të ndryshme dhe vetura lodra. Ai thotë se ky panair nuk është si ka qenë dikur.“Nëse shikoni rreth vetes, ju do të shihni vetë se çfarë është duke ndodhur. Më pak njerëz, më pak prodhues, gjithçka më pak”, thotë burri 47 vjeç. Ai i kujton ato që thotë se ishin ditët e arta, kur veturat me motorë të zhurmshëm ia zinin vendin veturave elektrike, kur tregu i lirë mbizotëronte ndaj masave mbrojtëse dhe kur panairet…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, dy persona janë lënduarRastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ka ndodhur  një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmëti. Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Me moton “Ec me ne”, edhe këtë vit është shënuar Java Evropiane e Mobilitetit, e cila ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të prezantojnë dhe promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe të ftohen njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.Në kuadër të kësaj jave, sot në kryeqytet po mbahen organizimeve të ndryshme, duke përmbyllur këtë javë, e cila ka nisur më 16 shtator e organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.Krahas kësaj, në përmbyllje të kësaj jave, shumë rrugë në kryeqytet kanë qenë të mbyllura për qarkullim nga automjetet.Vjosa…

Lexo më Shumë

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se së paku 26 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar në një aksident me autobus në një rajon malor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.Muhammad Wakeel, zëdhënës i policisë në qytezën Diamer, tha se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi vozitësi i autobusit e ka humbur kontrollin ndaj mjetit transportues. Një gazetar lokal raportoi se disa zyrtarë dyshojnë se autobusit nuk i kanë punuar frerët, ndërsa disa të tjerë mendojnë se shoferin e ka zënë gjumi gjatë vozitjes. Rajoni i Gilgit-Baltistanit është vend malor me rrugë të ngushta, të cilat janë të hapura për…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë.Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim, Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë. “I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.

Lexo më Shumë

Emërimi i amerikanit Mathew Palmer, si i ngarkuar special për Ballkanin ka shtuar zërat që edhe BE-ja duhet të emërojë një emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.Emërimi nga administrata amerikane i Mathew Palmer-it, si i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor që do të jetë edhe lehtësues në dialogun Kosovë-Serbi, ka shtuar zërat që edhe Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e emërimit të një të ngarkuari special për bisedimet Kosovë-Serbi. Burime diplomatike nga Brukseli, thonë se gjatë muajit tetor kjo çështje do të diskutohet ndër strukturat e reja të BE-së. Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Jozep Borrel, i cili pason Federika…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-22T13:12:57+02:00 Do të mbushen katër vite pa veprimtarin e arsimit në Kumanovë, Nexhat Latifi, por kujtimi për të mbetet përgjithmonë. Familjarë, kolegë dhe mysafirë nga treva të ndryshme dje në Strazhë të Karadakut të Kumanovës shpalosën bustin në nder të figurës së tij dhe me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të lindjes së tij. Familjarët theksuan se e kishin amanet që me një shenjë të tillë të përkujtojnë babain e tyre, që fëmijërinë dhe sfidat e para për shkollim i kishte kaluar në vendlindje. Në ceremoninë e djeshme prezent ishin edhe dy ambasadorët ai i Kosovës Gjergj Dedaj…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani është solidarizuar me të lënduarit pas tërmeteve të fundit që goditën Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.Osmani, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se po i ndjek me shqetësim raportimet për gjendjen në Shqipëri. “Po ndjekë me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë. Jam jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente…

Lexo më Shumë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të dielën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin analitik: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji vs praktika”, i cili përfshin monitorimin e Departamentit për Ccështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatës Supreme, nga 1 janar 2018 deri me 30 qershor 2019.Gjatë prezantimit të raportit, Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv i IKD-së, tha se nga monitorimi sistematik i drejtësisë administrative rezulton se ka mungesë të efikasitetit…

Lexo më Shumë

Shqipëria ditën e djeshme dhe sot në mëngjes është tronditur nga disa tërmete të shpeshta. Këto tërmete kanë krijuar panik rrugëve të Durrësit dhe Tiranës, madje shumë kishin braktisur shtëpitë e tyre për të mos e rrezikuar jetën.E duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që po kalojnë shqiptarët, në ndihmë kanë dalë edhe kosovarët, të cilët nuk kanë harruar ndihmën që Shqipëria i kishte ofruar atyre gjatë kohës së luftës në Kosovë. JOQ Albania përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-22T12:05:19+02:00 Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, sot nën Kalanë e Shkupit dhe rrugët përreth në qendër të qytetit do të mbahet gara tradicionale me biçikleta në organizim të Federatës së Çiklizmit. Nxënësit në ngjarjen tërëditore janë të ftuar që të arrijnë me biçikleta ose në këmbë. Do të organizohet promovim i industrive në lidhje me kulturën e çiklizmit (shitore, servise, ture, klube, manualë, grupe) si dhe ekspozitë të biçikletave të vjetra. Ngjarja do të shoqërohet me program muzikor. Në pjesën e parë të ngjarjes do të vozisin fëmijë dhe amatorë, ndërsa në të dytën do të garojnë…

Lexo më Shumë

I nominuari për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar sot kandidatët për deputetë nga radhët e këtij koalicioni.Ai ka shprehur bindjen se ky koalicion do të jetë fitues. “Mëngjes pune me kandidatët për deputetë të koalicionit fitues AAK – PSD, njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, të cilët janë gati të marrin përgjegjësi për ta jetësuar konceptin 100% shtet. Gjashtë tetori është referendum për shtetin”, ka thënë Haradinaj.

Lexo më Shumë