Author: almakos

Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së.Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi…

Lexo më Shumë

Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili po kalon në afërsi të lagjes.Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi. “Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet më 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër…

Lexo më Shumë

Diëve të nxehta sic duket po iu vjen fundi. Në vend tashmë do ketë reshje të shiut. Mot më i qëndrushëm pritet që të mbizotrojë sot (e dielë). Ndërkohë që nga e hëna reshjet e shiut do të rikthehen në vendin tonë.Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu. Ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima. 22.09 – Kthjellët dhe me diell. 23.09-24.09 – Të hënën paradite vransira dhe intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka kritikuar sot në Stamboll Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke porositur se nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen izraelite.Erdoğan foli në konferencën për gazetare në aerportin Atataturk në Stamboll, para nisjes për në SHBA ndëra arsyeja për vizitën e tij në SHBA është adresimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York. “Të gjitha përgatitjet përgjatë kufirit me Sirinë janë kryer. SHBA-të janë partneri ynë strategjik, partneri ynë në NATO, tashmë një kohë të gjatë gjatë viteve vazhdojmë partneritetin tonë strategjik. Dëshira jonë nuk është të jemi në situatë…

Lexo më Shumë

Kosova është në prag të një dështimi tjetër për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore Interpol.Më pak se një muaj nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili, Ministria e Jashtme thotë se anëtarësimin në këtë organizatë nuk e ka pasur prioritet. Kjo, sipas zëvendësministrit të Jashtëm në detyrë, Anton Berisha, ka ndikuar edhe procesi zgjedhor në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, raporton KTV. Berisha nuk ka saktësuar nëse Kosova do të tërhiqet nga procesi, por që ka lënë të kuptohet se kjo edhe mund të ndodhë. Përfaqësues të shoqërisë civile kritikojnë Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë…

Lexo më Shumë

Ministria për Sigurinë e Shtetit për dekada dokumentonte gjendjen në vend. Raportet e saj të japin të kuptosh, se përse diktaturës së SED-së i shpëtoi duarsh pushteti më 1989 dhe në fund Muri i Berlinit u shemb.“Shumë sekret!” shkruhet në shkresën e zverdhur lehtë të 8 tetorit 1989 lidhur me “gjendjen aktuale të politikës së brendshme në RDGJ”. Ditë ma parë regjimi komunist me kreun e shtetit dhe të partisë, Erich Honecker në krye kishte festuar 40 vjetorin e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Por në këtë raport prej gjashtë faqesh të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit – shkurt Stasi…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump ka njoftuar sanksione të reja ndaj bankës kombëtare të Iranit, duke i quajtur ato si sanksionet më të ashpra të vendosura ndaj një vendi.Duket se Presidenti Trump dëshiron të shmangë veprimet ushtarake ndaj Teheranit, si reagim ndaj goditjes me raketa e dronë kundër ranerive të naftës në Arabinë Saudite. Korrespondetja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara sjell më shumë hollësi. Autoritetet e Arabisë Saudite u treguan gazetarëve dëmtimet në objektet e naftës pasojë e sulmit me raketa dhe dronë. Rebelët huthi me bazë në Jemen morën përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të shtunën…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se ai nuk ka thënë ndonjë gjë të gabuar gjatë një bisede telefonike që ka patur me presidentin e ri të Ukrainës.Sipas njoftimeve në media zoti Trump i ka kërkuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të hetojë djalin e ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, i cili po konkuron për të qenë kandidati i demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020. Ndërkohë demokratët i kanë përforcuar kritikat ndaj presidentit për atë që ata e shohin si një përpjekje për të përfshirë një udhëheqës të huaj në një skemë për të dëmtuar kandidaturën e rivalit kryesor të zotit…

Lexo më Shumë

Ministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka arritur në Nju-Jork.Ai ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të zhvillojë “takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës”. “Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Në Nju-Jork, këtë javë zhvillohet punimet vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku…

Lexo më Shumë

”Perandori” i hotelerisë, Barron Hilton vdiq në moshën 91-vjeçare në Los Anxheles.Miliarderi dhe filantropi, i cili e kishte trashëguar pasurinë nga babai i tij, Conrad, u bë shef i grupit Hilton në vitin 1966 dhe u tërhoq 30 vite më vonë. Hilton ishte shumë popullor edhe për faktin se kishte krijuar skuadrën e futbollit ”Los Angeles Chargers”. Mbesa e tij e shumëpërfolur, Paris Hilton shkruajti në Instagram se gjyshi i saj ”ishte një legjendë, vizionar, fantastik dhe i dashur”.

Lexo më Shumë

Sot gjatë tërë ditës qytetarët e disa lagjeve në Prishtinë kanë pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. E kjo ka bërë që ekipet e KRU “Prishtina” të dalin në vendin e ngjarjes për sanimin e gjendjes. E për këtë, Express ka kontaktuar zëdhënësen e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjekun. Ajo ka sqaruar se kompanitë private të papërgjegjshme kanë dëmtuar tubet e ujit dhe kjo ka bërë që pasojat t’i bartin qytetarët e kryeqytetit. Por kur do të rikthehet uji për qytetarët? Mjeku ka treguar se uji do të rikthehet sot para mesnatës. “Po punohet që uji të rikthehet në…

Lexo më Shumë

Sot, në lajmet qendrore të Televizionit T7, në kronikën që trajton punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është lëshuar një gabim në titrat e kronikës, e më pas është bartur si i tillë edhe në Gazetën Express.Televizioni, duke u thirrur në intervistat e zhvilluara me këshilltarë të Haradinajt, ka transmetuar lajmin se Kryeministri – për shkak të fushatës zgjedhore – nuk do të udhetojë për New York. Siç dihet, në Javën Presidenciale që zhvillohet gjatë punimeve vjetore të Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve, liderë nga e gjithë…

Lexo më Shumë