Author: almakos

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, gjatë debatit në Pressing të televizionit T7, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje në komunën e Prizrenit.Madje ai i tha përfaqësuesit të VV’së, se edhe “Kur shkon me fjet natën mendjen e ke te PDK’ja”. Totaj shtoi se qeverisja e Haskukës nuk është në gjendje të mirë për këto dy vjet sa është në pushtet në Komunën e Prizrenit. “Po harron që në këtë mandate dy vjeçar nuk jeni askund” tha Totaj. Ndërsa sa i përket politizimit të Universitetit të Prizrenit, kandidati i PDK’së tha se duhet të…

Lexo më Shumë

Një zyrtar i lartë i Arabisë Saudite njoftoi se Riadi do të marrë hapat e duhur për t’iu përgjigjur sulmit në objektet e tij të naftës nëse hetimi në vazhdim do të konfirmojë përfundimisht se Irani është përgjegjës për sulmin e 14 shtatorit.Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel al-Jubeir shprehu bindjen se hetimi do të vërtetojë se sulmi erdhi nga veriu dhe se Irani ishte përgjegjës për këtë. Por Teherani e mohon këtë akuzë. Sipas autoriteteve në Riad deri më tani hetimi tregon se gjatë sulmit janë përdorur armë iraniane dhe se sulmi erdhi nga veriu. Arabia Saudite…

Lexo më Shumë

Partitë politike nga Prizreni në listat e tyre kanë 11 gra që kandidojnë për përfaqësim në parlament, por me sa duket kanë nguruar që ato t’i vendosin si përfaqësuese në debate.E për këtë, janë arsyetuar të gjithë kandidatët. Të pyetur se pse asnjë grua nuk përfaqësohet, të gjithë ata kanë gjetur arsye. Lulzim Kabashi nga AAK ka premtuar se në emisionet e ardhshme gratë sigurisht që do të vinë. “Do të vinë në emisionet e ardhshme sigurisht, besoj që ato do të na përfaqësojnë denjësisht” tha Kabashi. Ndërsa kandidati i PDK’së, Shaqir Totaj, tha se e ka kontaktuar kandidaten Veselaj-Gutaj…

Lexo më Shumë

Një grua që mblodhi para për t’ia blerë një banesë një familje skamnore, është penduar për veprën që bëri.Kjo pasi që asaj i doli telashe me disa prej anëtarëve të familjes që i ndihmoi dhe personave të lidhur me ta. Madje, thotë se u kërcënua me vdekje. “Ja ki mi qitë 25 mijë euro, ja qiken ko me ta vra”, kërcënohet Merita Dragusha. Gruaja që prej vitesh jeton në Suedi, i ra në gjurmë shantazhistit pasi kishte lënë emrin e tij në informatat e Facebookut, gabimisht. Bëhej fjalë për të dashurin e një gruaje të cilën Dragusha ia kishte blerë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 47 aksidente trafiku. 22 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 25 të tjera vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 477 tiketa trafiku. Vetëm më 20 shtator policia ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shprehur solidarizimin me të gjithë shqiptarët pas tërmeteve që përjetuan sot.“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë”, ka shkruar Veseli. “Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme” tha ai, duke shtuar se “Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”. /GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Makineria e re që po përdoret për të prerë pyjet konsiderohet një “përbindësh” i vërtetë: me një pamje që ngjason më shumë me një objekt të dalë nga filmat e fantashkencës, ajo i pret, pastron e copëton pemët për 15 sekonda!Efikasiteti i “prerëses më të frikshme në botë” është maksimal, por edhe vala e shkatërrimit që lë pas, shkruan Fondo Forestale Italiano në faqen e tij në Facebook. Për të mbërritur në zonën e caktuar për prerje, ato duhet të hapin rrugën nëpër pyll, paralajmëron shoqata e angazhuar me ripyllëzimin, një aktivitet të cilin e ka nisur duke mbjellë pemë…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga LDK, Muharrem Sfarqa, ka thënë se partia e tij kategorikisht refuzon një koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të 6 tetorit.“Ne s’do të bëjmë koalicion me PDK-në as në paszgjedhor, pavarësisht sa e donë ata. Jam anëtar i kryesisë dhe po flas nga kjo pozitë. Kosova nuk ka nevojë të qeveriset me PDK-në”, ka thënë ai. “LDK dhe Vjosa Osmani do të qeverisë me një qeveri që do t’i zgjidhë problemet ekonomike dhe ato të punësimit. Ne nuk kemi atdhe alternativë, prandaj PDK duhet të jetë në opozitë”. “Presim vlerësime nga qytetarët dhe votën e tyre. LDK…

Lexo më Shumë

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës.Deri më 6 tetor miliona persona do të pinë miliona litra birrë si edhe do të hanë salsiçe, pula të pjekura, brezel dhe specialitete të tjera në tavolina të gjata dhe brenda tendave gjigante. Muzika dhe cirku janë shoqëruese të kësaj feste. Për 186-vjetorin e kësaj feste priten të paktën gjashtë milionë persona, ndërkohë që janë angazhuar 600 agjentë policie dhe qindra civilë. Një ”mass”, krikoja tradicionale prej një litri birrë kushton 11,80 euro, 30% më shumë se viti i kaluar. Vjet u pinë 7,5 milionë…

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore.Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një vizite që ka realizuar sot te Dheu i Bardhë. “Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka thënë kryeministri në largim.

Lexo më Shumë

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë brenda 11 minutave. Tërmetet kanë qenë aq të fuqishme, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera. Nga këto tërmete kanë mbetur të lënduar shtatë persona në Shqipëri. Për gjendjen atje, ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se menjëherë pas këtij lajmi, i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt. Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria e vendit do ta…

Lexo më Shumë

Sot ka nisur aksioni më i madh global kundër mbeturinave “Dita e Pastrimit të Botës” në më shumë se 160 vende të ndryshme të botës me vullnetarë të shumtë, organizatorë dhe kompani përreth globit që i kanë bashkuar forcat për ta pastruar planetin.Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Klan Kosova ka realizuar një intervistë me Hashim Krasniqin që tash e 40 vjet punon në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”. Intervista është realizuar në lagjen “Fusha e Pajtimit” për të cilën Krasniqi ka thënë se është një zonë që është vështirë të mirëmbahet. “E kemi bukur vështirë ta mirëmbajmë. Njerëzit hudhin mbeturina…

Lexo më Shumë