Author: almakos

Alsat 2019-09-21T16:01:34+02:00 Një ditë pas prononcimit të drejtorit të Fondit Shëndetësor për rastin e ashtuquajtur “Reket 2” VMRO DPMNE-ja opozitare thotë se Donçev së bashku me ministrin e Shëndetësisë duhet të tërhiqen nga posti me qëllim që hetimet të rrjedhin në drejtimin e duhur. VMRO po ashtu Den Donçev, Drejtor i Fondit Shëndetësor nuk demantoi qartë se a njihet dhe a ka kontaktuar me Zoran Milevski Kiçeec, nëse përmes tij duhet të bëhet shitja që më pas kompania t’i shitet shitësit që do e zgjedh Donçev dhe oktopodi i Qeverisë. Donçev për rastin “Reket 2” nuk mohoi se ka bërë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-21T15:55:42+02:00 Organi i cili duhet t’i ndjek penalisht shkelësit e ligjit, nuk respekton as aktin më të lartë juridik. Prokuroria Publike ka hequr dhe më nuk i ka vendosur tabelat me emrin e ri kushtetues dhe me mbishkrim në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Të pyetur se përse nuk janë vendosur tabelat me emrin e ri kushtetues dhe me mbishkrime në gjuhën shqipe, nga Prokuroria Publike thonë shkurt se procedura është në rrjedhë e sipër. Tabelat mungojnë edhe në Prokurorinë Themelore, atë të Lartë dhe Republikane. “Procedura për ndryshimin e tabelave për të cilën Prokuroria Publike thotë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-21T15:50:03+02:00 Shtyhet takimi i paralajmëruar i grupeve të punës të partive për ligjin e prokurorisë. Negociatat mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike kanë ngecur në dallimet që kanë palët mbi ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe si dhe përdorimin si dëshmi të materialeve të përgjuara të cilat janë siguruar pas vitit 2015. Ministrja e Drejtësise Renata Deskoska tha në emisionin 360 gradë se rasti “Reketi” duhet të hetohet në thelb sikurse edhe lëndët “Titanik” dhe “Trajektorja”. Qëndrimi im për rastin “Reket” është I njëjtë me qëndrimin tim për rastin ”Titanik”,…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar nga Kosova raportohet se ka vrarë gruan e tij të premten në Vjenë.Ai pasdite u dërgua në stacion policor, ku u tha zyrtarëve se e kishte plagosur gruan e tij në apartamentin e përbashkët dhe se ndoshta e kishte vrarë atë. Në polici, ai deklaroi se “pati thjeshtë një mosmarrëveshje me gruan e tij”, ka thënë zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger, raporton wien.orf.at Policia dhe ambulanca ishin në apartamentin afër Pallatit Belvedere. Atje, viktima 32-vjeçare u gjet e pajetë. Ajo kishte një plagë me gjak në kokë. Sipas zëdhënësit të Policisë Eidenberger, arma e vrasjes raportohet të jetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-21T15:45:02+02:00 Ende nuk ka zgjidhje për njerëzit e paevidentuar që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Mendohet se ka mbi 1 mijë persona që nuk figurojnë në asnjë regjistër shtetëror, ndërsa të njëjtit, nuk gëzojnë asnjë të drejtë të garantuar, siç është arsimimi, punësimi, sigurimi shëndetësorë apo votimi. Muaj më parë, Ministria për Punë dhe Politik Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe disa organizata të Romëve, kanë përpiluar ndryshime ligjore me anë të të cilave mendohej të gjendet zgjidhje për personat “fantom”. Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale nuk tregojnë se ku kanë arritur me propozim-ligjin dhe…

Lexo më Shumë

Shefi i Rojeve Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, ka thënë se vendi i tij do ta ndjekë dhe do ta shkatërrojë çdo agresor, edhe nëse ata kryejnë ndonjë sulm të kufizuar.“Kini kujdes, një agresion i kufizuar nuk do të mbetet i kufizuar. Do ta ndjekim secilin agresor. Ne qëndrojmë prapa ndëshkimit dhe do të vazhdojmë deri në shkatërrimin e plotë të secilit agresor”, tha gjenerali Salami. Reagimet e shefit të forcave speciale të Iranit erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e miratoi të premten dërgimin e trupave shtesë në Arabinë Saudite për ta forcuar sigurinë dhe aftësitë e mbrojtjes ajrore…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-21T15:34:01+02:00 Një muaj nga fillimi i vitit shkollor nxënësit shqiptarë të Idrizovës të cilët kanë mbaruar klasën e pestë, akoma nuk kanë nisur procesin mësimor. Presin zgjidhjen e problemit me paralelen shqipe në Shkollën Fillore “Njegosh”. Kreu i Gazi Babës Boris Georgievski tha sot se drejtori i shkollës e ka dorëzuar kërkesën për paralelen dhe të njëjtën e ka nisur në MASH. Po, ka dorëzuar kërkesë deri tek komuna. Bordi i shkollës është deklaruar si jo kompetent për zgjidhjen e një rasti të tillë. Kështu që tani në komunikim mes Ministrisë së Arsimit dhe Vetëqeverisjes Lokale po shqyrtojmë se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-21T15:27:19+02:00 Nën moton “Jetë, fuqi dhe pavarësi” Spitali Klinik Axhibadem Sistina në shënimin e muajit të “Distrofisë muskulare” organizoi shoqërim interaktiv me 30 fëmijë të cilët vuajnë nga kjo sëmundje. Spitali privat Axhibadem Sistina nga fillimi i shtatorit ka filluar me kontrolle falas nga ana e kardiologëve pedijatër, neurologëve dhe pulmologëve për personat që vuajnë nga kjo sëmundje ndërkaq gjatë ditës së sotme, personeli mjekësor i këtij spitali ka kryer vlerësimin e aftësive motorike dge trupore të këtyre pacientëve, segment i cili është shumë i rëndësishëm për trajtimin e tyre të mëtutjeshëm. “Sot në kopshtin zoologjik kemi aktivitete sportive,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-21T15:23:05+02:00 “Me rastin e Ditës botërore të pastrimit – World cleanup day , NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, sot filloi aksionin shumë ditor për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e Shkupit. Gjatë aksionit do të bëhet larje manuale dhe makinerike në rrugët kryesore dhe shërbyese të qytetit, ndërsa njëkohësisht do të vendosen enë të veçanta në të cilat gjatë periudhën nga 21.09.2019-24.09.2019, qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen e vëllimshme – mobiliet e vjetruara dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Në kuadër të aksionit do të hiqen edhe grafitet fyese të cilat promovojnë gjuhën e…

Lexo më Shumë

Do të debatohet për raportet Qeveri-Komunë, mosakreditimin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Zonat ekonomike, trashëgimia kulturore, bartjen e Ministrisë së Kulturës në Qytetin e Vjetër etj.Sonte, në emisionin Pressing, në televizionin T7, prej orës 20:30, përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Prizreni. Flasin Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Ukaj i LDK’së, Shaqir Totaj i PDK’së, Zafir Berihsa i NISMA-AKR dhe Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes. Emisioni do të udhëhiqet nga Faton Ismajli.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 47 aksidente trafiku. 22 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 25 të tjera vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 477 tiketa trafiku. Vetëm më 20 shtator policia ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Histori të jashtëzakonshme e të patreguara më parë, ka rrëfyer kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, “N’Konak” emisionin televiziv të Gazetës inFokus.Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si gjatë luftës, pas një kohe të gjatë i kishte takuar nënën dhe djalin e tij, Durimin, mirëpo pa arritur t’u fliste. Ai bashkë bashkë me Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë kishte organizuar ta dalnin autobusin me të cilin nëna e tij dhe djali po udhëtonin, vetëm për ti takuar. Por, për shkak të rrethanave ishte detyruar të vinte maskë dhe të mos ekspozohej. Gati i përlotur,…

Lexo më Shumë