Alsat 2019-09-21T15:27:19+02:00
Nën moton “Jetë, fuqi dhe pavarësi” Spitali Klinik Axhibadem Sistina në shënimin e muajit të “Distrofisë muskulare” organizoi shoqërim interaktiv me 30 fëmijë të cilët vuajnë nga kjo sëmundje. Spitali privat Axhibadem Sistina nga fillimi i shtatorit ka filluar me kontrolle falas nga ana e kardiologëve pedijatër, neurologëve dhe pulmologëve për personat që vuajnë nga kjo sëmundje ndërkaq gjatë ditës së sotme, personeli mjekësor i këtij spitali ka kryer vlerësimin e aftësive motorike dge trupore të këtyre pacientëve, segment i cili është shumë i rëndësishëm për trajtimin e tyre të mëtutjeshëm.
“Sot në kopshtin zoologjik kemi aktivitete sportive, tjera aktivitete motorike të cilat janë të nevojshme për moshën dhe aftësitë e tyre dhe interesave të tyre. 1:30 Mundohemi që nga viti në vit ta rrisim informimin për këtë sëmundje tek qytetarët, kemi shoqata të prindërve dhe familjeve që kanë probleme të tilla edhe ata kanë aktivitete, marrim pjesë edhe në nivel ndërkombëtar me aktivitetet tona”, tha Natalia Angelkova, Mjeke Axhibadem Sistina.
Alsat
Loading…


