Do të debatohet për raportet Qeveri-Komunë, mosakreditimin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Zonat ekonomike, trashëgimia kulturore, bartjen e Ministrisë së Kulturës në Qytetin e Vjetër etj.
Sonte, në emisionin Pressing, në televizionin T7, prej orës 20:30, përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Prizreni.
Flasin Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Ukaj i LDK’së, Shaqir Totaj i PDK’së, Zafir Berihsa i NISMA-AKR dhe Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes.
Emisioni do të udhëhiqet nga Faton Ismajli.




