Alsat 2019-09-23T08:35:35+02:00
Në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion sot do të merret në pyetje i dyshuari i parë për rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili gjendet në paraburgim në Burgun e Shutkës.
Kjo është deklarata e dytë e Jovanovskit për rastin “Reket”. Ai më 15 korrik të këtij viti u mor në pyetje në Prokurori së bashku me të dyshuarin e dytë Zoran Milevskin.
Pas marrjes në pyetje prej disa orëve, Jovanovski doli para Gjykatës, ku në kërkesë të Prokurorisë Publike iu caktua masa e paraburgimit.
Në periudhën e fundit lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.
Ish-shefja e PSP-së, e cila gjithashtu, gjendet në paraburgim si e dyshuara e tretë, deklaratë do të japë të martën.
Në rastin “Reket” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të dyshuar janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski-Kiçaec, si dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Që të tre janë në paraburgim.
Loading…




