Një djalosh 14 vjeç është vrarë nga shoku i tij në Kolorado të Shteteve të Bashkuara. Sipas familjes së viktimës, vrasja ndodhi pas një grindjeje për një palë këpucë të njohura si “xhordanka”.
Policia amerikane tha se djali me emrin Treaujalaune Lornes është qëlluar me armë zjarri dhe është vrarë nga një moshatar i tij në një shtëpi në Denver dhe se personi i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
“Vëllai im u qëllua në shkallët e shtëpisë dhe ata po thonë se kjo nuk ka lidhje me armën, por me një palë këpucë”, tha për mediet amerikane motra e djalit të vrarë.
Ajo shtoi se mes dy djemve kishte nisur një grindje në një autolarje afër shkollës së mesme. Grindja kishte vazhduar deri në oborrin e shtëpisë së viktimës, ku ai u vra.
Autoritetet nuk e kanë publikuar identitetin e personit të dyshuar për shkak të moshës së tij. Ai do të merret në pyetje për vrasje, ndikim ndaj personit zyrtar dhe posedim ilegal të armës.
Ndërkohë familja e djaloshit të vrarë e ka themeluar një fond në internet për të mbledhur të holla për ceremoninë e varrimit, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.




