Author: almakos

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Haradinaj thotë se nuk i vjen mirë që Kosova, duke u përfaqësuar nga ai dhe presidenti Hashim Thaçi, shkon me qëndrime të ndryshme në SHBA.  “E para, unë s’mund të shkoj t’i përkrahi idetë për ndarje të vendit tim. Nuk është mirë kur dikush jep ideja të gabume, formula të gabume si ndarja” , ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express. Ai tutje ka përmendur një deklaratë të kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK’së, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se Haradinaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Mirëqenie Sociale, Dren Kukajn  sot kanë prezantuar projektin e banimit me kosto të përballueshme.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë me dije se përfitues të banesave me kosto të ulët të përballueshme do të jenë punëtorët e sektorit publik, të cilët nuk e kanë të zgjedhur çështjen e banimit. Ai ka bërë me dije se përparësi në këtë projekt do të kenë gratë dhe nënat vetëushqyese. “”Banimi me kosto të përballueshme” ishte një prej zotimeve të mia si kryetar i Prishtinës. Sot, jam tejet…

Lexo më Shumë

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në ditët e ardhshmeKEDS nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në rrjet, përcjell lajmi.net. Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 27.09.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1. Nga TS 35/10 kV Shtërpca do të ndërprehet: Dalja 10kV Brodi-Gotovusha (Kodi: 40044005) prej orës 08:30 deri ne ora 11:30 Vendet: Një pjesë e Shtërrpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e ulët, Biti e epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod . Arsyeja: Pastrim Traseje dhe revizion i linjes Gjilan…

Lexo më Shumë

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë së Prishtinës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të fillojnë fushatën dhe ligjëratat sensibilizuese “Zbulimi i hershëm – mbijetesë”.Prej sot deri më 7 tetor do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit dhe ligjërata vetëdijësuese për gratë dhe vajzat e komuniteteve të ndryshme sipas këtij orari: QMF 1 – 26.09.2019, ora 13:30-14:30 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim me gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; QKMF – 30.09.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; QMF…

Lexo më Shumë

Jacques Chirac, presidenti francez i cili ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare, ishte kryeministër ose president i Francës në ditët e vështira për Kosovën nga regjimi serb i Millosheviqit dhe ai mbajti anën e drejtë.Ai i shkruante në letrën kthyer shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, në shtatorin e vitit 1998 se Franca nuk e përjashtonte ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nëse Slobodan Milosheviqi nuk do t’i bindej Perëndimit që do ta bombardonte më 1999 regjimin e kasapit të Ballkanit, rikujton “Koha Ditore”. Këtë e ka zbuluar Kadare në librin, “Mbi krimin në Ballkan: Letërkëmbim i zymtë”, botuar nga “Onufri”…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.M., në cilësi të personit zyrtar si inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.Sipas aktakuzës, N.M., prej datës 21.11.2016,  e në vazhdim, në Prizren, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, pasi në rrugën e “Muhaxherëve”, nuk ka inspektuar dhe ndërmarr veprime kundër mbindërtimit pa leje nga investitori M.P.,…

Lexo më Shumë

Nga ora 17:00, kandidatët për deputetë nga qyteti i Deçanit do të përballen me njëri-tjetrin në emisionin Frontal në T7.Të enjten të ftuar në Frontal janë Safete Hadergjonaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga koalicioni AAK-PSD si dhe Shkodran Imeraj nga koalicioni NISMA/AKR/PD. Na ndiqni me fillim nga ora 17:00 në T7. Për problemet, pakënaqësitë e kërkesat për këta përfaqësues të partive politike nga Deçani, na shkruani këtu.

Lexo më Shumë

ФОТО: мкд.мк Alsat 2019-09-26T16:05:36+02:00 Katica Janeva sërish te Villma Ruskoska. Pikërisht në mesditë ish-shefen e PSP-së nga Shutka e sollën në Prokurorinë e krimit të organizuar. Aty qëndroi tri orë. Personalisht i shikonte provat kundër saj në rastin “Reket”. Ndonëse hetimin Ruskoka e përfundoi, mbrojtja dhe Janeva bënin ekspertizë në të gjitha provat materiale që tregojnë lidhshmëri me Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Edhe Janeva, si edhe Boki 13, këtë javë dy here ishin në Prokurori. Që të dy kërkuan që fillimisht të njihen me provat, e pastaj t’i tregojnë versionin e tyre të aferës. Tani për tani, Janeva dhe…

Lexo më Shumë

Nuk është lehtë të bëhesh deputet. Por, këtë post e synojnë hiq më pakë se 1,067 kandidat, të cilët po garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, që do të mbahen në Kosovë. Secilit i duhen mijëra vota për të zënë vend në një nga ulëset e Kuvendit të Kosovës.Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, 100 për të cilat garohet dhe 20 ulëse të cilat janë të rezervuara për komunitetet. Fillimisht secila parti duhet ta kalojë pragun e vendosur 5% të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, për të hyrë ne Kuvend. Ndërsa, sipas Eugen Cakollit, nga Instituti Demokratik…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-26T15:53:15+02:00 Deri në 250 pacientë të ri brenda viti i nënshtrohen dializës. Nga shoqata për nefrologji dializë dhe transplantim thonë se ky numër 15 vitet e fundit është konstant duke shtuar se 10 deri në 11% e rasteve përbëjnë statistikën e mortalitetit. Procesi i transplantimit rrjedh në mënyrë të rregullt por krahasuar me vendet e zhvilluara, Maqedonia kryen numër të vogël të transplanteve . Pas ngecjeve që kishim në vitin 2015 tani transplantimi po rrjedh në mënyrë të rregullt – rreth dy transplante në bazë mujore. Në periudhën Nëntor-Mars kishim 3 donatorë atëherë bëmë 6 transplantime kadaverike. Deri në…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku si pasojë janë lënduar dy persona.Kështu thonë dëshmitarët, sipas të cilëve aksidenti ka ndodhur midis një kamioni dhe një veture. Po sipas tyre, aksidenti ka qenë i rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe autoambulanca.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-26T15:48:27+02:00 Komuna e Ohrit kërkon ndihmën e shtetit që ta zgjidh plotësisht problemin e objekteve ilegale. Paratë fillestare të alokuara nga buxheti vendor për këtë qëllim prej 25,000 euro nuk janë të mjaftueshme. Në përgjithësi, këto para do të ishin të mjaftueshme për të prishur vetëm tre deri në katër objekte pa leje. Pra, kemi disa biseda dhe plane si të vazhdojmë më tej. Ne kemi mbështetjen e pushtetit qendror edhe do të kemi ndihmë për këtë”-tha Konstantin Georgievski ,kryetar i Ohrit. Ohri filloi me rrënim e objekteve joligjore saktësisht një javë më parë. Edhe pse është ndërhyrë vetëm…

Lexo më Shumë