Alsat 2019-09-26T15:48:27+02:00
Komuna e Ohrit kërkon ndihmën e shtetit që ta zgjidh plotësisht problemin e objekteve ilegale. Paratë fillestare të alokuara nga buxheti vendor për këtë qëllim prej 25,000 euro nuk janë të mjaftueshme. Në përgjithësi, këto para do të ishin të mjaftueshme për të prishur vetëm tre deri në katër objekte pa leje.
Pra, kemi disa biseda dhe plane si të vazhdojmë më tej. Ne kemi mbështetjen e pushtetit qendror edhe do të kemi ndihmë për këtë”-tha Konstantin Georgievski ,kryetar i Ohrit.
Ohri filloi me rrënim e objekteve joligjore saktësisht një javë më parë. Edhe pse është ndërhyrë vetëm ndaj një objekti, sipas njoftimeve, aksioni do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. I pyetur për ndërtesën në qendër të Ohrit të këshilltarit komunal të BDI-së, Nafi Useini, për të cilin në disa media publike thuhet se është objekt i paligjshëm, kryetari i komunës u përgjigj:
Kolegu këshilltar, do ta pyesni kolegun këshilltar, dhe unë të toleroj ndërtim të paligjshme në qendër të Ohrit, nuk do ta bëj, pa marrë parasysh se ku ndodhet. Nuk ka asnjë dallim midis ndonjë objekti, të cilitdo pronari nëse është ndërtuar në mënyrë të paligjshme …”-theksoi Konstantin Georgievski, kryetar i Ohrit.
Përndryshe, sipas informacioneve, të Shtunën, Kryetari i Komunës së Ohrit, së bashku me Ministrin Edmond Ademi në Paris, do të raportojnë para krerëve të Organizatës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për punën e bërë deri më tani nga rekomandimet që i janë dorëzuar vendit në korrik. Rrënimi i objekteve pa leje ishte një nga kërkesat kryesore.
Miki Trajkovski
Loading…




