Alsat 2019-09-26T15:29:38+02:00 Bundestagu gjerman në orët e pasditës në seancë plenare pritet të miratojë pëlqimin për caktimin e datës për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Përveç pëlqimit parlamenti gjerman do të miratojë një sërë kriteresh për Qeverinë e Gjermanisë e cila angazhohet të ndjekë hap pas hapi negociatat dhe zhvillimin e reformave në Shkup. [embedded content] Në letrën e pajtimit mes Bundestagut dhe Qeverisë gjermane të cilën e siguroi Alsat, kjo e fundit do të angazhohet t’u kushtojë rëndësi të veçantë reformave në gjyqësor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Konkretisht…
Author: almakos
Alsat 2019-09-26T15:22:00+02:00 Ministri për administratë Damjan Mançevski thotë se deri në fund të vitit pritet që të përfundoj riorganizimi i administratës nëpër institucionet shtetërore. Parashikohet reduktimi i administratorëve, shtimi i tyre ku ka nevojë apo mbyllja e disa institucioneve. Mançevski tha se personat e panevojshëm dhe të pa vyeshëm në administratën publike, do të transferohen në sektorin privat, ku sipas tij, do të jenë më të motivuar për punë. Qeveria madje ka paraparë edhe subvencione për kompanitë private që do të pranojnë punëtorë nga administrata publike. Ajo që po mundohemi ta arrijmë me anë të këtij ligji është disa qëllime…
Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit përfshirë LDK-në dhe Vetëvendosjen, kanë deklaruar vazhdimisht se në asnjë rrethanë nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve. Këtyre qëndrimeve nuk po ju beson anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se të gjithë do të ngarendin pas PDK-së për të qenë në pushtet, madje edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit.Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-komandanti tjetër i UÇK-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ai tha për Gazetën Express se deklarata e Mustafës është vetëm elektorale dhe panik pasi PDK-ja pasi do të jetë në opozitë pas…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me…
Alsat 2019-09-26T15:02:24+02:00 Në ditën Evropiane të gjuhëve, ligji i cili u miratua me yllin Evropian dhe gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut çalon në zbatim. Deri në formimin e Inspektoratit për gjuhët, Agjencia kryqëzon kompetencat duke monitoruar institucionet mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Drejtori Ylber Sela i quan “drejtues për turp” udhëheqësit shqiptar të institucioneve të cilët nuk zbatojnë gjuhën shqipe. Në fillim ishte përshtypja se vetëm pala maqedonase do të ngurrojë të zbatojë fazën e parë të ligjit, por siç e shohim në media ka edhe funksionar shqiptar të cilët pa fije turpi fotografohen apo dalin…
UBT e përfaqëson vazhdimisht Republikën e Kosovës në shumë mekanizma ndërkombëtarë, duke depërtuar edhe atje ku politika nuk ka mundur të depërtojë, kjo përmes shkencës, teknologjisë e inovacionit.Andaj, pos cilësisë së lartë të studimeve, arsyet kryesore pse të rinjtë ia kanë besuar ngritjen e tyre profesionale UBT-së, por megjithatë, nuk janë të vetmet. Përfaqësues të UBT-së kanë qenë pjesë e fitoreve të mëdha në fushën e teknologjisë. Për shembull, projekti “Natev Explorer” i studentëve nga Kosova, i përbërë nga studentë të UBT-së dhe FIEK-ut të Universitetit të Prishtinës, e ka fituar garën ndërkombëtare të organizuar nga NASA. Në garë ishin…
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh shqetësim lidhur me situatën që ka krijuar organizata joqeveritare “Astronomy Outreach of Kosovo”, e cila pas presionit që ka bërë në institucion, sot ka protestuar para MAShT në lidhje me ndërtimin e Observatorit.Për hirë të korrektësisë, MAShT sqaron se: – Zyra e Sekretarit të MASHT ka bërë thirrje publike për mbështetje financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve që kontribuojnë në 8 fusha të fokusuara në fushën e Astronomisë. – Kësaj thirrje i janë përgjigjur 11 aplikues, ndërkohë që organizata joqerveritare “Astronomy Outreach of Kosovo”, ka bërë presion të madh që shuma totale prej…
Kandidati i AAK’së për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar sot bjeshkët e Strecllcit në Deçan, prej nga ku ka premtuar se do të përmirësohet infrastruktura rrugore.Haradinaj ka thënë se ajo pjese pas përmirësimit të infrastrukturës do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët të cilët vizitojnë atë pjesë që sipas tij është e mbushur me plotë histori të dhimbjes e krenarisë. Shkrimi i plotë i Haradinajt: Parajsa në bjeshkët e Strellcit tani e tutje do jetë më e qasshme për banorët e kësaj ane dhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë bjeshkë me plot histori të dhimbjes…
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës.Plot 16 vite pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Këshilli Drejtues i këtij institucioni i emëruar nga Ministri Gashi në Mars të vitit 2019, ka përgatitur Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut. “Jam i lumtur që ky Këshill i emëruar në mars të këtij viti, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në përgatitjen e Rregullores së Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut”. tha ministri Gashi. “Instituti Arkeologjik i Kosovës që nga themelimi i tij, ka pasur…
Autoritetet kompetente në Kosovë thonë të kenë marrë masa për parandalimin e ndotjes së ajrit, megjithatë, ata pranojnë se ato janë të pamjaftueshme për të arritur një nivel të kënaqshëm të cilësisë së ajrit.Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë paralajmëruar se Kosova, në veçanti Prishtina, gjatë stinës së dimrit do të përballen me nivele të larta të ndotjes së ajrit. Ndërkohë, problematika e ndryshimeve klimatike nuk gjen vend në programet dhe prioritetet e partive politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Gjatë viteve të kaluara, në stinën e dimrit cilësia e…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në konferencën e shefave të mbrojtjes Karta e Adriatikut A5, e cila u mbajt në Durrës nga 24 shtator deri 26 shtator.Ai në këtë konferencë udhëtoi nga Kosova së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Benjamin Corell. Konferenca kishte për qëllim të sinkronizojë të gjitha aktivitetet trajnuese dhe ushtrimet e përbashkëta ndërmjet shteteve anëtare, përfshirë EUCOM-in, në ngritjen e gatishmërisë gjatë operacioneve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në…

