Author: almakos

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se partia e tij ka rënë për shkak se ai është treguar i sinqertë.“Është e vërtetë se ka rënie. AKR ka rënë për shkak të sinqeriteti tim” tha Pacolli Ai tutje shtoi se për të është më mirë që ka qenë i sinqertë në politikë. “Më kanë thënë se të jesh i sinqertë dhe në politikë nuk shkon. Në vetëdijen time, them se të jesh i sinqertë në politikë është kuptimplotë” tha ai. Tutje shtoi…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka folur rreth qëndrimit të partisë së tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Krasniqi ka thënë se kjo çështje u takon qyetetarëve e jo politikanëve. “Kjo çështje u takon qytetarëve të Kosovës dhe jo politikanëve, u takon qytetarëve të Shqipërisë dhe jo politikanëve atje. Unë besoj se ajo që duhet të ndodhë fillimisht, është konsolidimi i plotë i Kosovës si shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi ka thënë se prioritet i Kosovës është anëtarësimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, tha se të gjitha opsionet, përfshirë atë ushtarak, janë në tavolinë, për t’iu përgjigjur Iranit, pas sulmeve në dy rafineri të naftës.“Arabia Saudite ka dashur të shmangë luftën dhe përshkallëzimin, por Irani do të mbahet përgjegjës për sulmet me dronë dhe raketa”, tha al-Jubeir në një intervistë për BBC-në. Shetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë vlerësuar se prapa sulmeve të 14 shtatorit qëndron Irani, edhe pse ky i fundit ka mohuar se është i përfshirë. Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë rebelët Huthi në Jemen, të cilët luftojnë një koalicion…

Lexo më Shumë

Përdoruesit e mediave sociale pretendojnë se Simpsonët kanë parashikuar ngritjen e aktivistes ambientaliste Greta Thunberg, duke treguar se ka ngjashmëri të mëdha me një nga episode e serialit vizatimorë.Të hënën, 16 vjeçarja Greta Thunberg dha një fjalim pasionant përballë liderëve të botës në Samitin e Veprimeve Klimatike në OKB, në të cilën ajo foli për nevojën për të bërë politika të mëdha për ta ruajtur ambientin duke i turpëruar liderët të cilët nuk bëjnë asgjë. Fansat e serialit vizatimor, Simpsonët, menjëherë kanë shkruar në rrjete sociale duke thënë se kjo ngjarje është shumë e përafërt me rastin e karakterit Lisa…

Lexo më Shumë

Përdoruesit e mediave sociale pretendojnë se Simpsonët kanë parashikuar ngritjen e aktivistes ambientaliste Greta Thunberg, duke treguar se ka ngjashmëri të mëdha me një nga episode e serialit vizatimorë.Të hënën, 16 vjeçarja Greta Thunberg dha një fjalim pasionant përballë liderëve të botës në Samitin e Veprimeve Klimatike në OKB, në të cilën ajo foli për nevojën për të bërë politika të mëdha për ta ruajtur ambientin duke i turpëruar liderët të cilët nuk bëjnë asgjë. Fansat e serialit vizatimor, Simpsonët, menjëherë kanë shkruar në rrjete sociale duke thënë se kjo ngjarje është shumë e përafërt me rastin e karakterit Lisa…

Lexo më Shumë

Një artikull i gjatë i gazetës Luzerner Zeitung i bën portretin murgeshës Christina Färber dhe dukurisë arkaike të gjakmarrjes në Shqipërinë e veriut “Në Shqipërinë e veriut funksionon edhe sot ligji i gjakmarrjes: Kush merr gjak, duhet të japë gjak (ta paguajë gjakun me gjak). Një grua zvicerane, motër nderi e rendit të kapucinëve, Christina Färber, i ka dhënë vetes misionin që të luftojë gjakmarrjen”. Një artikull i gjatë i gazetës Luzerner Zeitung i bën portretin murgeshës në fjalë dhe dukurisë arkaike të gjakmarrjes në Shqipërinë e veriut. Në vazhdim albinfo.ch sjell të përkthyer, me pak shkurtime, këtë reportazh. Artikulli fillon …

Lexo më Shumë

Në këto zgjedhje, koalicioni i quajtur “Liria” i partive opozitare serbe nuk po mund të gjejë një ambient demokratik për ta zhvilluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Nenad Rashiq, nuk mund ta prezantojë planin e tij për zgjedhjet e parakohshme në një tubim klasik, siç ndodhë pothuajse me të gjitha partitë e tjera. Këtë po e bën të pamundur partia e dirigjuar nga Beogradi, Lista Serbe, shkruan Gazeta Sinjali. Rashiq thotë se ai dhe partnerët e tij të koalicionit nuk mund të mbajnë tubime për t’ua treguar serbëve vizionin e tyre. Në një intervistë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se ai ka qenë duke tentuar që ta rrisë alarmin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara këtë javë për rrezikun e shpërthimit të një lufte nukleare mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit.India dhe Pakistani ishin afër konfliktit gjatë muajit shkurt kur India bombardoi në një pjesë të territorit pakistanez për herë të parë pas gjysmë shekulli. Pas këtij rasti, aeroplanët luftarakë të të dyja vendeve shpesh herë ishin afër përplasjeve. Tensionet u ulën kur pala pakistaneze liroi një pilot indian të kapur. Por ato u rritën përsëri pasi që India ia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-26T18:38:58+02:00 Katica Janeva përsëri te Villma Ruskoska. Saktësisht në mesditë, ish-shefen e PSP-së nga paraburgimi e sollën në Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Atje qëndroi tri orë. Për shkak të rendit shtëpiak në burgun e Shutkës, Janevën sërish e kthyen atje, ndërsa shqyrtimin e provave vazhduan ta bëjnë dy avokatët e saj. Derisa Janeva ishte në Prokurori, i ka parë edhe dëshmitë e kolegëve të saj, Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi. Por, ashtu sikurse dje, prokuroria nuk lejoi që Janeva dhe avokatët të shohin se çfarë ka deklaruar i dyshuari i dytë, Zoran Milevski Kiçeec. Edhe neve…

Lexo më Shumë

Një burrë meksikan i identifikuar si E. Hurtado Ramírez, i kërkuar nga Interpoli për trafikim kokaine dhe pastrim parash, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Antioquia të Kolumbisë. Sipas autoriteteve kolumbiane, njeriu do të ekstradohet në SH.B.A.Autoritetet thanë që Ramirez u arrestua kur u përpoq të hipte në një fluturim për në Mexico City, transmeton Indeksonline. Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës konfirmoi që pas Perusë, Kolumbia është vendi me numrin më të madh të të arrestuarve meksikanë; shumica e tyre janë arrestuar për trafikim droge dhe krim të organizuar.  Numrat zyrtarë treguan se deri më 30 qershor, 129 Meksikanë…

Lexo më Shumë

Të ftuar të enjten në Frontal, ishin Safete Hadergjonaj nga PDK, Muharrem Nitaj nga koalicioni AAK-PSD dhe Shkodran Imeraj nga koalicioni NISMA-AKR-PDDuke folur për programin ekonomik të partisë që i përket, kandidati për deputet nga radhët e AAK-PSD, Muharrem Nitaj tha se me një mandat tjetër të qeverisë Haradinaj, paga minimale do të jetë 250 euro, ndërsa çdo vit do të kemi rritje të pagës nga 10%. “AAK dhe PSD i kanë dy shtylla. E para, do ta mbrojmë Kosovën në këtë kufij që i ka sot. E dyta, është zhvillimi ekonomik. Prej tyre, janë segmenti i politikave sociale. Nuk…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, që nga dhjetori i vitit 2018 e deri më tash, sipas të dhënave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka intervistuar rreth 100 persona, ndërkaq që ekspertët e çështjeve juridike penale ndërkombëtare, vlerësojnë që kjo prokurori është duke punuar me dinamikë të shtuar.Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumica e të intervistuarve deri më tash, gjatë luftës kanë qenë civilë, ndërkaq numri i ish -pjesëtarëve të UÇK-së të intervistuar, të cilët i…

Lexo më Shumë