Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Mirëqenie Sociale, Dren Kukajn sot kanë prezantuar projektin e banimit me kosto të përballueshme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë me dije se përfitues të banesave me kosto të ulët të përballueshme do të jenë punëtorët e sektorit publik, të cilët nuk e kanë të zgjedhur çështjen e banimit.
Ai ka bërë me dije se përparësi në këtë projekt do të kenë gratë dhe nënat vetëushqyese.
“”Banimi me kosto të përballueshme” ishte një prej zotimeve të mia si kryetar i Prishtinës. Sot, jam tejet i lumtur që pas shumë hulumtimeve dhe punës së palodhshme ekipore ky projekt ka arritur në fazën përfundimtare, ate të zbatimit. Bashkë me Drejtorin për Mirëqenje Sociale, Dren Kukaj prezantuam sot këtë projekt”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, projekti është punuar në bashkëpunim të ngushtë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë Fakultetin e Arkitekturës dhe Asociacionin e Arkitektëve./Express




