Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka vazhduar takimet me qytetarët, ku në një bashkëbisedim në familjen Mustafa, u shtjelluan tema të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Çairit. Postimi i plotë i Osmanit: Në familjen e nderuar dhe bujare Mustafa patëm një bashkëbisedim tejet produktiv, ku u prekën çështjet më të ndjeshme që preokupojnë qytetarët e Çairit. Atmosfera mikpritëse dhe fjala e sinqertë e kësaj familje janë dëshmi se Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë. Të gjithë ndajmë të njëjtat brenga: nevojën për institucione që punojnë me transparencë,…
Author: almakos
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka thënë se po mirëpritet ngrohtësisht nga familjet shqiptare në këtë komunë, duke theksuar mbështetjen e gjerë për vizionin e tij. Gjatë një vizite tek familja Elmazi në Fushë Topanë, Mexhiti tha se u prit me mikpritje vëllazërore dhe bisedoi për projektet që synon t’i realizojë për zhvillimin e Çairit. “Mbështetja është evidente në çdo lagje. Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse Çairi është diamant”, deklaroi ai. [embedded content] MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se sot ASH ka mbajtur Kuvendin e V-të, ku janë dakorduar për listat dhe kandidatët e zgjedhjve lokale. Postimi i plotë i Taravarit në vijim: Sot mbajtëm Kuvendin e V të Aleancës për Shqiptarët dhe të gjithë, pa asnjë përjashtim, konfirmuam që këtë Betejë do e fitojmë si AKI, me lista e me kandidatë të mrekullueshëm që janë plot vlera e dedikim. Ishte kënaqësi konfirmimi i Flakron Bexhetit si nënkryetar i partisë tonë.T’gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit! [embedded content] MARKETING
Rrjeti masiv i bunkerëve të Luftës së Ftohtë në Evropë, i cili dikur shërbente për mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet bërthamore, tani po rikthehet në qendër të vëmendjes. Frika nga përshkallëzimi i krizave gjeopolitike ka nxitur interesin për strehimore bërthamore private, duke i bërë ato një opsion tërheqës për ata që kërkojnë siguri personale. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shumica e bunkerëve u braktisën, duke u kthyer në muze ose duke u çmontuar. Megjithatë, situata aktuale gjeopolitike ka bërë që shumë individë dhe familje të shqetësohen për sigurinë e tyre, duke i bërë bunkerët privatë një investim të rëndësishëm.…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke u thirrur në të dhëna nga Sistemi Shtetëror i Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambiental (SSHMACAA) në dy ditët e fundit, njoftoi se nuk ka pasur tejkalime të vlerave kufitare të cilësisë së ajrit në Shkup, përveç, siç thekson, një tejkalimi të vogël në Lisiçe. “Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambient – (SASHMCAA), në periudhën nga 10 deri më 12 shtator 2025 nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare për SO₂, NO₂, CO dhe O₃.Tejkalim i vlerës kufitare ditore për PM₁₀ (50 μg/m³)…
Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai i vrau brutalisht nënën. Në një rrëfim prekës për televizionin grek MEGA, ajo deklaron se fajtorë janë të dy prindërit e saj, duke theksuar se “na lanë rrugëve dhe nuk menduan fare për ne”. “Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen”, tha Anastasia.…
Kuvendi sot pasdite me 73 vota “për” dhe asnjë “kundër” votoi Deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike për anëtarët e këshillave dhe për kryetarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit. Deklarata është parashtruar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare. Në të, Kuvendi shpreh unitet mbipartiak për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike që së bashku me sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore janë shtyllat themelore të shoqërisë demokratike, ndërsa angazhohet për respektim të përpiktë të parimit kushtetues, qytetari…
Zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale (IA) po na detyron të rishikojmë konceptin e identitetit njerëzor. Çfarë do të thotë të jesh njeri në një botë ku makinat tejkalojnë aftësitë tona intelektuale? Kjo pyetje thelbësore na sfidon të reflektojmë mbi vlerat tona dhe rolin tonë në shoqëri. Ekspertët, si Tyler Cowen dhe Avital Balwit, paralajmërojnë se përparimi i IA-së është marramendës. Në vitin 2019, modelet e IA-së ishin të kufizuara, por sot, teknologjitë si GPT-4 kanë arritur të kalojnë provime të vështira, duke lënë pas shumicën e njerëzve. Kjo situatë na bën të pyesim se çfarë na bën ne të…
Prokurorët publikë e kryejnë funksionin e tyre në mënyrë profesionale, të ndërgjegjshme dhe të pavarur, dhe për këtë arsye është me rëndësi të veçantë t’u sigurohet hapësirë që ta kryejnë punën e tyre pa presion, fyerje ose ndërhyrje nga qendrat politike ose qendra të tjera të pushtetit, thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Shoqata e Prokurorëve Publikë reagon ashpër ndaj deklaratave të papërshtatshme dhe të pabazuara të disa politikanëve që kërcënojnë drejtpërdrejt integritetin dhe pavarësinë e Prokurorisë Publike dhe institucioneve gjyqësore në përgjithësi. U bëjmë thirrje veçanërisht politikanëve në retorikën e tyre…
Teksa SHBA, përmes ambasadës amerikane në Kosovë njoftoi se kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën pa afat, ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka theksuar se veprimet e Qeverisë janë të ligjshme dhe kushtetuese. Ai theksoi se qëllimi i këtyre veprimeve është eliminimi i vatrave të destabilitetit, me synimin për të garantuar stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë në vend. Reagimi i Qeverisë është gjithashtu i qartë në lidhje me kritikën. Kryeziu shprehu se qeveria mirëpret kritikat, por ato duhet të jenë konkrete për të mundësuar përmirësimin e veprimeve dhe politikave të…
Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka caktuar masat e sigurisë për tre personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Again”, pas kapjes së 8 ton domateve me pesticide ne Kroaci dhe qe ishin eksportuar nga Shqiperia. Pas seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi “Arrest në burg” për Mariglen Qorrin, 40 vjeç, pronar i kompanisë së eksportit të perimeve dhe “Arrest në shtëpi” për Griselda Doksanin, 25 vjeçe dhe Ronaldo Lika, 27 vjeç, të dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat. Sipas…
Ishin nisur për të shkuar në punë, por rrugës 3 nga pesë punëtorët që po udhëtonin me furgon, e humbën jetën. Sipas njoftimit të Prokurorisë, furgoni nga ura ka rënë në lum. Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në autostradën Shtip-Radovish. Automjeti ishte në pronësi të një kompanie nga Strumica dhe drejtohej nga një 35 vjeçar nga fshati Illovicë. Ndërsa punëtorët ishin shtetas të huaj. Prokuroria Themelore Publike “Prokuroria Themelore Publike Shtip ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në autostradën Shtip-Radovish, ku furgoni me 5 udhëtarë ra nga ura në shtratin e lumit Balltaniçka. Me furgon kanë…

