Author: almakos

“Pavarësisht ndërtimit, duket se gjenerata 202627 nuk do të ketë mundësi të fillojë vitin shkollor në bankat e reja. Jemi në Kumanovë në gjimnazin “Sami Frashëri” nga ku shihet që ende po punohet, por me ritëm të ngadalshëm”. Në vitin 2022, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë, ndërsa më 27 maj 2023 filluan zyrtarisht punimet, të cilat fillimisht u parashikuan të zgjasin deri në vitin 2025. Megjithatë, edhe në vitin 2026, ndërtimi i këtij objekti ende nuk ka përfunduar, ndërsa nxënësit vazhdojnë mësimin në kushte të vështira,…

Lexo më Shumë

Një atentat i rëndë është shënuar sot në zonën e Balldrenit të Lezhës, ku një automjet tip Audi Q7 u qëllua me breshëri plumbash, duke lënë të vrarë një burrë dhe bashkëshorten e tij. Viktima është identifikuar si Kreshnik Mujeci, ndërsa dyshohet se autorët kanë vepruar të organizuar me dy automjete dhe janë larguar nga vendngjarja me dy automjete. Nga të dhënat paraprake, Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci kanë qenë të hetuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2016, vrasjen e Genc Mhillajt. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka shpallur të…

Lexo më Shumë

Sh.B. “Logos-A” gjatë këtyre ditëve ka nxjerr në botim veprën tetë vëllimshe “Sallname e Vilajetit të Kosovës”, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Kolana e veprave tetë vëllimshe nga osmanishtja janë të përkthyera nga Metin Izeti dhe Dragi Gjorgiev. Komunikata nga Logos-A në lidhje me botimin e veprave “Sallname e Vilajetit të Kosovës”: Gjatë ditëve të panairit i cili këto ditë realizohet në Shkup, lexuesit kanë mundësi që të kenë në duar veprën në tetë vëllime “Sallname e Vilajetit të Kosovës”, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Kjo kolanë mbulon tetë regjistrat të cilat ofrojnë një pasqyrë të detajuar dhe të besueshme…

Lexo më Shumë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë një burrë dhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti i tyre tip Audi Q7 u qëllua me breshëri plumbash. Një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili rezulton një emër i njohur për autoritetet. Burime bëjnë me dije se në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllain  e tij, Lin dhe kushëririnb e tij Jozef Mujeci, pasi akuzoheshin për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016. Këto të dhëna pritet të jenë pjesë…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë thënë se mesazhi i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke i quajtur “idiotë” përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Sipas tyre një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. “Ajo dëshmon mungesë të kulturës diplomatike dhe hap dilema serioze se si mund një përfaqësues i shtetit shqiptar të flasë me përçmim për shqiptarët këtej kufirit. VLEN nuk mund ta trajtojë këtë rast si një incident të zakonshëm komunikimi. Reagimet e shumta nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, përfaqësues politikë, gazetarë, publicistë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë një aksioni të përforcuar në trafik në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë për shkelje të ndryshme. Kontrollet janë zhvilluar më 25 prill nga ora 12:00 deri në 20:00 në Qendra e Shkupit, Aerodrom, Bit Pazar dhe Çair, duke u fokusuar tek drejtuesit e motoçikletave dhe mjeteve të ngjashme. Nga sanksionet: 50 janë për ngasje pa helmetë, 11 për drejtim pa patentë, 1 për kategori të papërshtatshme, 1 për mjet të paregjistruar, 8 për mungesë dokumentacioni dhe 33 për shkelje të tjera. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një motoçikletë e paregjistruar për më…

Lexo më Shumë

Makina e gazetarit Sami Curri është djegur gjatë natës në Bulqizë. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Makina ka qenë e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari. Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur shqetësim të thellë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është djegur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas reagimit të AGSH, ky incident përbën një alarm serioz për sigurinë e gazetarëve dhe për klimën në të cilën ata ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri. Reagimi i AGSH…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20, në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot. Sipas informacionit paraprak, një motomjet i drejtuar nga shtetasi A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Për pasojë, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në motomjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i…

Lexo më Shumë

Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas autoriteteve, gjatë ditës së sotme në adresën elektronike të MPB-së është pranuar një mesazh kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e qendrës tregtare ishin vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie, duke kontrolluar brendësinë dhe perimetrin e objektit. Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes. MARKETING <imgsrc=”” width=”100%” border=”0″/>

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në sesionin e parë të Anketës Debatuese Kombëtare, të organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e pjesëmarrjes publike në dialog konstruktiv politik”, i realizuar nga Instituti për Politikë Europiane (EPI). Në këtë aktivitet, i fokusuar në rolin e Kuvendit në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, Gashi theksoi rëndësinë e institucionit ligjvënës në avancimin e reformave dhe në rritjen e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje. “Diskutuam mbi rolin e Kuvendit, funksionet e tij kyçe, si dhe sfidat për të balancuar efikasitetin e reformave me nevojën për debat cilësor, transparencë dhe përfshirje të publikut,”…

Lexo më Shumë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë mbrëmjen e sotme Policinë e Tiranës, pas një kërcënimi të marrë përmes emailit në qendrën tregtare “Toptani”. Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 20:10, shtetasi me iniciale A.D., me detyrë shef sigurie në këtë qendër tregtare, ka njoftuar sallën operative se kishte marrë një mesazh elektronik ku pretendohej se në ambientet e godinës ishte vendosur një sasi lënde plasëse, e cila do të shpërthente në orën 20:30. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontrolle të imtësishme në…

Lexo më Shumë