Author: almakos

Bordi i Transparencës, ashtu si çdo fundjavë, vendosi të rrisë çmimin e naftës me 4 lekë për litër, e cila nga mesdita e sotme do shitet me 206 lekë nga 202 lekë për litër që ishte pas vendimit të mëparshëm. Sipas bordit të Transparencës, edhe benzina shtrenjtohet me 5 lekë dhe tashmë shitet me 181 lekë/litri, nga 176 lekë/litri që ishte më parë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 25 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftim Bordi i…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të Call Centerave, ku mashtroheshin shtetasit e huaj nëpërmjet bursave fiktive. Në pranga janë vënë dy persona, ndërsa nën hetim janë vënë 12 të tjerë, operatorë në Call Center. Dy të arrestuarit Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj administronin Call Centerin në një apartament, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi Argest Rushi, i cili, në bashkëpunim me shtetasin Leonard Maksutaj, e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Njoftimi i policisë: …

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja nga 17 deri në 25 gradë. Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 23 gradë. Sipas Departamentit Meteorologjik, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, do të mbetet mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë…

Lexo më Shumë

Një nënë dyshohet se ka braktisur dy vajzat e saj të mitura, njëra 5-vjeçare dhe tjetra vetëm 4 muajshe, duke i lënë të vetme në banesë në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj.Rasti ishte zbuluar pasi fqinjët janë alarmuar nga të qarat e vazhdueshme të foshnjës, të cilat kanë zgjatur nga ora 07:00 deri rreth orës 10:30 të mëngjesit të së shtunës, më 18 prill të këtij viti. Ata kishin deklaruar se të qarat vinin pandërprerë nga banesa dhe se askush nuk u ishte përgjigjur as thirrjeve e as trokitjeve në derë, çka i ka shtyrë të njoftojnë Policinë e Kosovës.…

Lexo më Shumë

Është rritur për 2 centë çmimi i shitjes së dizelit në vend për 24-orët e ardhshme. Lajmin e ka dhënë Ministria e Tregtisë, duke bërë të ditur se nafta do të shitet me 1.65 në çmimin maksimal gjatë 24-orëve të ardhshme. Çmimi i benzinës do të jetë i njëjtë me 1.42 për një litër, ndërsa gazi do të shitet me 87 centë për një litër./IndeksOnline/

Lexo më Shumë

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, e cila më pas ka bërë që zjarri të përhapet në të gjithë banesën. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll. Fatmirësisht, familja që banon në banesë ka mundur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Gjithashtu, forcat e policisë janë të pranishme në zonë dhe po…

Lexo më Shumë

Ekspertët e infrastrukturës rrugore kanë ngritur alarmin se punimet në Autostradën e Korridorit VIII po bëhen pa cilësi dhe me projekte të dobëta. Një burim në Autoritetin Rrugor Shqiptar tha se shembja në fshatin Dragostunjë, që bllokoi për disa ditë lëvizjen, është bërë pa studimin CBR. Në ndërtimin e rrugëve, CBR (California Bearing Ratio) është një tregues teknik që përdoret për të vlerësuar fortësinë dhe aftësinë mbajtëse të tokës ku do të ndërtohet rruga. Para se të nisë ndërtimi, inxhinierët duhet të kuptojnë nëse toka ekzistuese është e mjaftueshme për të mbajtur strukturën e rrugës. Për këtë arsye kryhet testi…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës në rrethana tragjike. Viktima është Lendrit Fetahaj, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti ku po kryheshin punime ndërtimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe autoambulanca, e cila në orën 17:00 ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes, punëtori nuk ka rënë aksidentalisht. Ata kanë deklaruar se viktima është goditur nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e reja dhe që Legjislatura e 10-të, e cila tashmë ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë, duhet ta zgjedhë edhe Presidentin.Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Kurti ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin “të panevojshme” dhe do të sillnin humbje të kohës dhe të mjeteve buxhetore, duke përmendur se vetëm organizimi i tyre do t’i kushtonte Kosovës “së paku 10 milionë euro”, ndërsa bllokada institucionale do të rrezikonte edhe humbje të tjera financiare. Ai ka theksuar se problemi kryesor…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 24 prill 2026, rreth orës 21:00, në aksin që lidh Elbasan me Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi makinash. Sipas të dhënave paraprake, gazetari Fatmir Popja bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz” me targë AA170SR dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se më 9 maj do të mbahet kongresi i parë i kësaj lëvizjeje, ku ajo do të shndërrohet në një parti të vetme politike. Në një intervistë për Sitell, ai tha se VLEN ka sjellë konkurrencë në skenën politike shqiptare dhe i ka dhënë fund dominimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Mexhiti theksoi se konkurrenca është në të mirë të qytetarëve dhe ndihmon në krijimin e një qeverisjeje më të fortë dhe më efikase. Ai bëri të ditur se partia e re do të udhëhiqet nga dy bashkëkryetarë: ai vetë dhe Bilall…

Lexo më Shumë

Sot në ambientet e Panairit të Libit në Shkup, u bë promovimi i librit “Antologjia e re e pozisë turke në Rumeli” me autorë Husrev Emin dhe Mehmed Arif. Libri “Antologjia e re e pozisë turke në Rumeli” është përmbledhje e 40-të poetëve turq nga 8 shtete të ndryshme, ndërsa përkujdesjen për botimin e kësaj vepre është realizuar nga njëra ndër shtëpitë botuese më prestigjioze të botimeve turke “Divan Yayıncılık” në Shkup. MARKETING

Lexo më Shumë