Gjatë 24 orëve të fundit, policia në të gjithë vendin ka privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, prej të cilëve nëntë kanë vozitur pa patentë shoferi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tre raste janë regjistruar në Shkup, dy në Tetovë dhe Strugë, si dhe nga një në Prilep dhe Kumanovë. Një shofer në Prilep është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Shkup ka vozitur edhe pse kishte masë aktive ndalimi për drejtim. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzime përkatëse. MPB u bën…
Author: almakos
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, ku ka humbur jetë një person dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Majën, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i “Passat”-it, Ndrecë Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu,…
Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u larguar nga salla në momentin kur po përshëndetej vendimi i drejtësisë për sulmin në Banjskë. Largimi i tyre ndodhi pikërisht kur kryetarja e seancës, Albulena Haxhiu, mori fjalën për të vlerësuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe dënimet kapitale të shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sapo Haxhiu filloi të fliste për dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit e Vladimir Toliqit, deputetët e Listës Serbe u panë duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke lënë sallën në mënyrë demonstrative./Insajderi/ [embedded content]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shqiptuar dënime maksimale. Trupi gjykues i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për vepra që lidhen me terrorizmin dhe rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjykata ka qenë e prerë në vendimin e saj, duke shqiptuar këto dënime për tre pjesëtarët e grupit: Blagoje Spasojeviq, u dënua me burgim të përjetshëm, Vladimir Toliq, u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm dhe Dushan Maksimoviq, u dënua me 30 vite burgim.
Gjykata Themelore Penale e ka pranuar propozimin e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit për ish kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muhamed Sejdinin, i cili dyshohet për zhvatje të fondeve të UEFA-s. Siç bëjnë me dije nga Gjykata, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësisë që të ndikoj te dëshmitarët. Ndërkohë, Prokuroria Themelore publike njoftoi se ka nisur hetim nën dyshimin për përvetësim të parave në shërbim. Në komunikatën dërguar mediave, thuhet se ish kryetari i FFM-së në periudhën nga nëntori deri në dhjetor 2024, ka siguruar përfitim pasuror të paligjshëm…
Në Kuvend është realizuar konferenca e 20-të e kryetarëve të Kuvendit dhe presidentëve të iniciativës së dytë, Adriatiko-Joniane. Në fjalimin e saj, presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova theksoi se diplomacia parlamentare ka një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes bashkëpunimit intensiv në kohë sfidash të thella globale dhe pasigurie. Ajo vuri në dukje dobësimin e dukshëm të mekanizmave të kontrollit ndaj pushtetit ekzekutiv. Sipas saj, marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të jenë vetëm në duart e ekzekutivit, por edhe të parlamenteve si krijuese të politikës ndërkombëtare. GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE “Një e drejtë fundamentale…
Këshilli i Ministrave mori sot (24 prill) në mbledhjen e radhës një sërë vendimesh dhe miratimesh. Mes tyre Qeveria miratoi me VKM edhe indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 për qind. Bëhet me dije se vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim. “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka sqaruar vendimin për shtyrjen për në datë 29 prill të shqyrtimit të një ankimi të kryetari të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës së Parë, për pezullim të afateve të paraburgimit. Sipas Apeli të GJKKO-së, seanca është shtyrë pasi ka rezultuar se akti i deklarimit për përfaqësimin e Veliajt në gjyq nga mbrojtësi i tij, ka rezultuar i pavlefshëm. Gjykata thotë se nënshkrimi i Drejtorit të Komanduar në IEVP Durrës, ishte vendosur me mjete mekanike (fotokopje), në kundërshtim me nenet 99 dhe 111 të Kodit të Procedurës Penale.…
Koalicioni VLEN ka reaguar për Korridorin 8, duke theksuar se projekti është strategjik dhe nuk i përket asnjë subjekti politik. VLEN mirëpret qëndrimet e fundit të BDI-së, duke i cilësuar si përafrim me qëndrimet e tyre të mëhershme. Sipas tyre, Korridori 8 duhet të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian. “VLEN e mirëpret “zbulimin” e fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me Korridorin 8, i cili, edhe pse me vonesë, konfirmon atë që NE e kemi thënë dhe dëshmuar vazhdimisht: ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt. Pas një…
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin me burg të ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy personave të tjerë të pandehur në dosjen e tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Ish deputeti u dënua nga GJKKO me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite, të cilin tashmë e ka shlyer. Po ashtu, Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimet me 3 vite burg ndaj Altin Hajrit dhe 2.6 vite burg ndaj të pandehurit tjetër Ahmet Masha. Çyrbja u lirua nga qelia më 21…
Policia e Shtetit shtrëngon masat e kontrolleve në rrugë dhe jo vetëm, por ka rritur edhe investimin në teknologji për ndëshkimin e kundravajtësve. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka dhënë sot (24 prill) një mesazh të qartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Përmes një reagimi në rrjetin social, mbi forcimin e masave për sigurinë rrugore, Lamallari thekson se edhe në rastet kur nuk ka prezencë fizike të policisë në rrugë, monitorimi vijon pa ndërprerje falë teknologjisë së avancuar. “Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjia është aty me dronë…
Edhe një i lënduar tjetër në Kisella VodëPara 10 minutash në Qendrën Urgjente është sjellur edhe një pacient, gjithanstu i lënduar në fatkeqësinë në Kisella Vodë. Pacienti është në gjendje stabile 47 vjeç.Kujtojmë se sipas informacioneve një punëtor ka humbur jetën nga dheu gjatë punimeve në një kantier në Kisella Vodë dhe tre tjerë janë të lënduar. /SHENJA/ MARKETING

