Në Kuvend është realizuar konferenca e 20-të e kryetarëve të Kuvendit dhe presidentëve të iniciativës së dytë, Adriatiko-Joniane. Në fjalimin e saj, presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova theksoi se diplomacia parlamentare ka një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes bashkëpunimit intensiv në kohë sfidash të thella globale dhe pasigurie.
Ajo vuri në dukje dobësimin e dukshëm të mekanizmave të kontrollit ndaj pushtetit ekzekutiv. Sipas saj, marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të jenë vetëm në duart e ekzekutivit, por edhe të parlamenteve si krijuese të politikës ndërkombëtare.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE
“Një e drejtë fundamentale vërtetë sot është e rëndësishme të potencohet, se për fat të keq paqja dhe stabiliteti nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Unë si profesoreshë i siguroja studentët se jetojmë në paqe të përhershme ose të përjetshme dhe se BE-ja është projekt i paqes. Se OKB-ja, gjithashtu është projekt i paqes. Nuk tingëlloja si Fukojama, kur thoshte se u futëm në fundin e historisë, por me të vërtetë, nuk mendoja se kjo që po ndodh sot, mund të ndodhë”.
Në këtë konferencë, foli edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi i cili tha se aktualisht, jetojmë në kohë të sfidave të ndryshme duke nisur nga sfidat e stabilitetit dhe sigurisë po edhe sfidave ekonomike, të cilat sipas kryeparlamentarit, ndikojnë në mënyrë direkte në jetën e qytetarëve.
AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR
“Ka shumë sfida, si në aspektin politik, si atë të sigurisë por edhe në planin ekonomik. Ajo që është e rëndësishme e për të cilën të gjithë ne jemi këtu është se çdo sfidë dhe çdo moment krize tejkalohet më shpejtë dhe në mënyrë më të sukseshme, vetëm nëse veprojmë të bashkuar, pavarësisht asaj nëse kemi qasje të kordinuar rajonale ose bëhet fjalë për mbështetje ose shkëmbim të përvojave. Vetëm së bashku, mundemi më shumë”.
Në debat morën pjesë kryetarë dhe nënkryetarë të Kuvendeve nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Italia dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të korit diplomatik në vend.
Mevludin Imeri /SHENJA/


