Ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, ku përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet e saja për familjen Gashi, miqtë dhe pjesëtarët e policisë. “Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Sami Gashi, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të sindikatës. Gashi ishte pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, si dhe kishte shërbyer si pjesëtar në luftën e UÇK’së. /Insajderi/
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëra prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve. Dyshohet se në këto mjete kanë qenë katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin tip “Audi Q7” që drejtohej nga 39-vjeçari. Sipas verifikimeve ka rezultuar se njëri prej automjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas nga dy prej autorëve është…
Një aksident i madh u shmang për pak në shtegun e ecjes Studençishta në Ohër, kur një parashutist që po kryente fluturime komerciale me turistë pothuajse plagosi një nënë me fëmijën e tij që po ecnin përgjatë shtegut. Sipas videos së publikuar nga Ohrid1 , parashutisti po fluturonte rrezikshëm ulët mbi zonën e këmbësorëve dhe për pak i ka shpëtuar nënës dhe fëmijës, pas së cilës ai goditi një shtyllë ndriçimi rrugor, duke e dëmtuar atë plotësisht.Në regjistrim dëgjohet qartë britma e nënës së frikësuar, e cila arrin të shmangë tragjedinë në momentin e fundit. MARKETING
Ditën e sotme nis Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Seanca është parashikuar për në orën 11:00, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat. “Në respekt të qytetarëve të cilëve u kam shërbyer me përkushtim dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem GJKKO me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, dhe deri në fund”, shkruan Meta në një postim…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, do të jetë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e hënë, datë 27.04.2026, ora 10:00, seancën dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025. Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon…
Është Zbardhur dinamika e atentatit të rëndë që tronditi mesditën e sotme zonën e Balldrenit në Lezhë, ku mbetën të vrarë Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Sipas raportimeve, çifti kishte konsumuar drekë në një lokal në qytetin e Lezhës dhe ishte nisur drejt banesës së tyre në momentin kur ndodhi atentati. Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë organizuar një pritë të mirëfilltë, duke përdorur dy automjete. Njëri prej tyre i ka bllokuar rrugën mjetit tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonin bashkëshortët. Menjëherë më pas, në vendngjarje është afruar një automjet i dytë, pa targa, dyshohet tip “Alfa Romeo”, nga i…
Një operacion i mirëorganizuar dhe i përgatitur prej kohësh nga drejtoria distriktuale antimafia e Trentos u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, duke çuar në arrestimin e 28 shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali. Operacioni, i koduar “Daku”, një fjalë në gjuhën shqipe, kishte nisur që në vitin 2023 dhe përfshiu dhjetëra efektivë të skuadrave mobile nga qytete të ndryshme, në kuadër të një hetimi kompleks që synonte goditjen e trafikut të lëndëve narkotike në të gjithë rajonin e Alto Adige-s. Në shënjestër të hetuesve ishte një grup shqiptarësh që merreshin jo vetëm me importin e…
Inspektorati Shtetëror i Punës ka identifikuar mangësi serioze në sigurinë në një kantier ndërtimi në lagjen Kisella Voda të Shkupit, ku një punëtor 34-vjeçar nga Kriva Pallanka vdiq dhe tre kolegë të tij u plagosën. Edhe pse të gjithë punëtorët e punësuar ishin të punësuar nga nënkontraktori, sipas gjetjeve të Inspektoratit, nuk ishin marrë masat themelore të sigurisë. “Departamenti i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ka përcaktuar se nuk janë marrë masa mbrojtëse kolektive, d.m.th. nuk është bërë asnjë përforcim në skajet e gropës së themeleve ose ndonjë mjet tjetër mbrojtjeje nga rrëshqitjet e dheut, që është shkaku i aksidentit”,…
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Balldren në Lezhë, ku një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh. Viktimat janë identifikuar si Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejt mjetit janë qëlluar më shumë se 30 plumba, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i krimit pa lënë…

