
Ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Gashi.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, ku përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet e saja për familjen Gashi, miqtë dhe pjesëtarët e policisë.
“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Sami Gashi, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të sindikatës.
Gashi ishte pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, si dhe kishte shërbyer si pjesëtar në luftën e UÇK’së. /Insajderi/


