Author: almakos

Koreja Veriore e ka quajtur ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden, “një qen të tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje me shkop”.Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020. Gjuha e përdorur më 14 nëntor, është e pazakonshme edhe për standardet e Koresë Veriore, e cila me raste ka fjalor të ashpër kur përshkruan persona që i sheh si armiq. Biden “kishte guxim ta sfidonte dinjitetin e udhëheqësisë supreme”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan, KCNA. “Qentë e tërbuar sikurse Biden mund të lëndojnë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-15T08:13:05+01:00 Ambasada amerikane në Gjermani ka lëshuar komunikatë në lidhje me iniciativën e liderëve të Ballkanit Perëndimorë, të ashtuquajturën “Mini-Shengen”. Në komunikatë thuhet se SHBA mbështet iniciativën ndërsa theksohet se në këtë iniciativë duhet të përfshihen i gjithë rajoni përfshi këtu edhe Kosovën. “Përkrahim iniciativën ‘Mini-Shengen’ të Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të filluar sa më parë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Që kjo iniciativë të ketë sukses, ne besojmë se duhet të përfshijë të gjithë rajonin, përfshirë Qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar të gjithë rajonin në krijimin e mundësive…

Lexo më Shumë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar se rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të mbyllet nga data 15 nëntor deri të dielën me 17 nëntor.Mbyllja e përkohshme do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve-asfaltimit të segmentit të rrugës. Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet nga sot deri të dielën. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Konsulli i Nderit në Republikën e Shqipërisë, Rrahim Pacolli, në një postim të tijin në Facebook ka treguar se nuk ka lidhje aspak me sportin e futbollit.Pacolli duke u munduar të ngrejë lart moralin e Dardanëve ka bërë një gafë të madhe. Pas humbjes së Kosovës kundër Çekisë, Pacolli ka bërë thirrje që të jemi krenarë dhe që sa më shpejt të bëhemi gati për të siguruar kualifikim ndaj Anglisë. “Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka shkruar Pacolli duke mos ditur se Kosova nuk ka më gjasa për kualifikim nga grupi A në Euro…

Lexo më Shumë

Në orët e mbrëmjes është gjetur Remzije Mustafa, e cila është zhdukur tetë ditë më parë, dhe po kërkohej nga familja e saj.Për Gazetën Express e kanë konfirmuar familjarë të Mustafës dhe Policia e Kosovës se gruaja në fjalë është gjetur. E para pak çasteve një nga vullnetarët ka publikuar në Facebook një fotografi me Mustafën pasi ajo u kthye në shtëpi. “Mir se erdhe ne shtepi znj Remzije Mustafa. Te paqim me shendet dhe jet te gjat. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza qe te duan”, ka shkruar Ridvan Tahiri. Ndryshe një familjar i Mustafës i…

Lexo më Shumë

Një ekip hetimor i drejtuar nga Holanda që po heton rrëzimin në vitin 2014 të një të një avioni të linjës ajrore “Malaysia Airlines” mbi Ukrainë, ka publikuar përgjime të reja telefonike që lidhen me ngjarjen.Hetuesit thonë se bëhet fjalë për regjistrime bisedash mes komandantëve ushtarakë rusë me luftëtarë separatistë përfshirë dhe një zyrtar të Kremlinit. Incidenti shkaktoi vdekjen e 298 personave në bordin e avionit. Në qershor, prokurorët holandezë njoftuan se tre shtetas rusë dhe një ukrainas do të gjykohen në Holandë për përfshirjen e tyre të dyshuar në rrëzimin e avionit. Ndërsa njoftonin akuzat, prokurorët thanë se kishte…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-14T21:04:43+01:00 [embedded content] Intervistë me Gjergj Dedaj- ambasador i Kosovës në Shkup: “Sa i përket iniciativës së re për themelimin e Mini-Shengenit, Kosova ka rezervat e saj dhe heziton me të drejtë për shumë arsye.  Ndër kryesoret janë që, në takimin themelues, në takimin e parë pra që është mbajtur ne Novi Sad, Kosova farë s’ka qenë e ftuar. Pastaj është edhe argumenti tjetër se këtu po bëhet fjalë për një organizim të shteteve të cilat hezitojnë dhe injorojnë faktin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, pra nuk e kanë njohur fare Republikën e Kosovës, siç është Serbia…

Lexo më Shumë

Është gjetur Remzije Mustafa, zonja nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur dhe po kërkohej nga fëmijet e saj për më shumë se një javë.Lajmin e kanë konfirmuar për KTV familjarët e Remzije Mustafës. Ndërkaq një e afërme e familjes ka shkruar në Facebook se Mustafa është gjetur në Fushë – Kosovë. Shkrimi i plotë: Zonja Remzije eshte gjetur para pak qastesh ne Fushe Kosove, tanime eshte kthyer ne shtepi bashke me femijet e saj ????. Ne ju falenderojme te gjithve nga zemra qe u misheruat keto 8 dite me familjen e zonjes Remzije, treguat shqetsimin dhe interesimin tuaj…

Lexo më Shumë

Rasti është paraqitur në polici nga vet viktima, por polica nuk jep detaje për rastin.Rruga  “Bajram Bahtiri” të shpie drejt shkollës fillore “Nazim Gafurri”. Por hapat drejt saj po duken të mos jenë shumë të sigurt. Pikërisht në këtë vend, dyshohet se është sulmuar seksualisht një vajzë. E rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur vet ajo. “Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Por siç merr vesh televizioni T7, vajza që e paraqiti rastin në polici ishte nxënëse e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-14T19:05:33+01:00 Kryeministri Zoran Zaev i cili qëndroi për vizitë në Greqi, ka marrë garanci nga homologu i tij grek, Kirijakos Micotakis se do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të merr datën për negociata me BE-në. Në takimin Zaev-Micotakis është biseduar edhe për dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Prespës. [embedded content] Zbatimi i marrëveshjes së Prespës duhet të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë pozitive dhe për këtë jemi duke punuar dyja palët. Fokusi i takimit tonë ishte vendimi i Këshillit Evropian. U informova nga homologu im se si është diskutuar ky vendim në Greqi, cilat janë pritjet e…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka dhënë përkrahje kombëtares së Kosovës pak orë para ndeshjes për kualifikime në Euro 2020 kundër Çekisë në qytetin çek, Plzen.“Forca Dardanëve! E tërë Kosova sonte është me zemër në Doosan Arena në Plzen. Të bashkuar për fitore. Me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai postimin e tij e ka shoqëruar me një fotografi së bashku me lojtarët e kombëtares kosovare. Kosova do ta luaj sot ndeshjen e parafundit në Grupin A për kualifikime në Evropian, ndërsa gjendët në vendin  e tretë pas Anglisë dhe Çekisë. Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë…

Lexo më Shumë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka përshëndetur zgjedhjen e Peter Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Ministrave, raporton Gazeta Express.Heldt përmes profilit të tij në Twitter ka shkruar se zgjedhje e Beyer është lajm i shkëlqyeshëm. “Kjo është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më të mira për Peter Beyer për këtë detyrë të rëndësishme. Ai e njeh Kosovën dhe rajonin mirë. Gjithë të mirat”, ka shkruar ambasadori Heldt. That is really excellent news! Congrats and very best wishes to @Peter_Beyer in this important function. He knows #Kosovo and the region well. Alles Gute! https://t.co/ndqUvbgPyF…

Lexo më Shumë